Autor: TV News
Cole Palmer është rikthyer në stërvitje me grupin e lojtarëve të Chelseat para duelit me Barcelonën. “Cole Palmer do të kthehet së shpejti. Ai është tashmë në fushë, ndjenja është tashmë e mirë”, tha trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, për Palmer. “A do të kthehet Pamer për ndeshjen kundër Arsenalit? Tani përqendrohuni te Barça. Pas kësaj, do të fillojmë të mendojmë për Arsenalin.” Palmer përfundoi stërvitjen në grup të hënën, por mbetet të shihet nëse Chelsea do ta rrezikojë atë për ndeshjen e së martës kundër Kampionëve të Spanjës. /GazetaBlic Sport
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025 Sipas KQZ-së, buxheti i planifikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove. Ky buxhet është miratuar në mbledhjen e KQZ-së. Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të…
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Katar ka takuar drejtorin e përgjithshëm të linjës “Qatar Airways” me te cilin ka biseduar rreth mundësive që kjo linjë të nisë fluturimet edhe në Tiranë. “Me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe inshallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë,” shkroi në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama. Një ditë më parë kryeministri Rama takoi kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Katarit me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Opozita do të mblidhet pasdite para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Foltorja do të nisë në orën 18:00 dhe fjalimin kryesor do ta mbajë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ështe kthyer nga Brazili ku mori pjesë në një takim të partive të djathta. Përveç kryetarit të PD Sali Berisha, në tubimin pritet të flasin deputetë dhe mbështetës të opozitës. Kjo është foltorja e dytë e opozitës, por e para që mbahet pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Partia Demokratike ka…
Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar. “E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.
Muhamet Hyseni, ka shkëlqyer në fitoren e Llapit 2:4 ndaj nënkampionit Ballkanit, ku i realizoi dy gola. Hyseni u shpall “Ylli i javës” në xhiron e tetë të Superligës. Pas pranimit të çmimit, ai u shpreh shumë i lumtur. “Personalisht, jam i lumtur që jam rikthyer në Superligë, aty ku edhe e kam lënë, duke shënuar gola dhe duke u ndier mirë që po e ndihmoj ekipin drejt qëllimit për të qenë në pjesën e epërme të tabelës, që është edhe synimi ynë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë që të bëjmë diferencën.” deklaroi ai për faqen zyrtare…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat. Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G). Në fokus do…
Ylli i Barcelonës, Pedri, pritet të jetë pjesë e udhëtimit të ekipit drejt Londrës për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea-s, edhe pse nuk do të jetë i gatshëm të luajë. Mesfushori spanjoll vazhdon të mbetet jashtë fushave për shkak të një lëndimi, por megjithatë pritet të shoqërojë skuadrën për një arsye më personale. Pedri mbush 23 vjeç të martën, pikërisht ditën kur Barcelona luan në “Stamford Bridge”. Sipas gazetarit Javier Miguel nga “Diario AS”, lojtari ka dëshirë ta kalojë ditëlindjen pranë shokëve të ekipit. “Pedri mund të udhëtojë në Londër për t’u çlodhur. E martja është…
DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillSot, marrëdhëniet romantike mund të marrin një kthesë të papritur, ndaj është e rëndësishme të komunikoni hapur me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, mund të njihni dikë interesant përmes një shoku të përbashkët. Në punë, do të hasni disa sfida, por aftësia juaj për të marrë vendime të shpejta do t’ju ndihmojë të dilni fitimtar. Shëndeti do të kërkojë më shumë vëmendje, veçanërisht në lidhje me ushqimin dhe pushimin. Financat paraqiten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Mund të merrni një lajm të mirë lidhur me një pagesë të vonuar. Energjia juaj do…
Viti 2026 pritet të sjellë energji të reja dhe ndryshime të mëdha për disa nga shenjat e zodiakut. Sipas parashikimeve astrologjike të Collective World, ky vit do të shënojë një periudhë rilindjeje dhe fillimesh të reja, ku e kaluara lihet pas dhe hapet një kapitull i ri plot mundësi. Për katër shenja në veçanti, 2026-a do të jetë një vit suksesi, dashurie dhe transformimi të brendshëm. Peshorja – Për Peshoret, viti 2026 do të jetë periudha e vetëdijes dhe ekuilibrit të vërtetë. Pas kohësh pasigurie dhe dyshimi, ata do të gjejnë forcën për të marrë vendime të guximshme. Në planin…
