Autor: TV News

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi po hyn në një fazë vendimtare, pasi kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2026. Bisedimet për rinovim kanë ngecur prej muajsh dhe së fundi ka dalë në dritë kërkesa madhore financiare e brazilianit. Sipas The Athletic, Vinicius kërkon 30 milionë euro pagë neto në sezon, pas taksave, një shumë që përfshin bonuse dhe shtesa të tjera. Kjo kërkesë do ta vendoste atë mes lojtarëve më të paguar në botë dhe në të njëjtin nivel me Kylian Mbappé, sipas vlerësimeve të kampit të tij. Real Madridi i ka ofruar më…

Read More

FC Prishtina ka njoftuar edhe zyrtarisht rikthimin e Afrim Tovërlanit. Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha, 2007–2009 dhe 2012–2014, transmeton GazetaBlic Sport. Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit. /GazetaBlic Sport/

Read More

Bild raporton se Borussia Dortmund është gati të rivalizojë skuadra si Bayern Munich dhe FC Barcelona për Fisnik Asllanin e Hoffenheim. Me performancat e tij mbresëlënëse për TSG Hoffenheim këtë sezon, Fisnik Asllani thuhet se ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, përfshirë Bayern Munich dhe FC Barcelona, transmeton GazetaBlic Sport. Borussia Dortmund tani është shfaqur gjithashtu si pretendente për sulmuesin 23-vjeçar, me Bild që raporton se ai është “në shënjestër” të ‘Milionerëve’. Dortmund thuhet se bëri një përpjekje serioze për të nënshkruar me Asllanin verën e kaluar, dhe tabloidi gjerman thotë se interesi tani po rritet përsëri. Asllani…

Read More

Napoli dhe Qarabag do të përballen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan GazetaBlic Sport. Amir Rrahmani pritet të jetë titullar sonte, pavarësisht një shqetësimi që kishte në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Atalantas. Napoli (3-4-3): Milinkovic-Savic; Beukema, Rrhamani, Buongiorno; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Olivera; Politano, Neres; Hojlund. Qarabag (4-2-3-1): Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Bicalho, Jankoviç; Leandro Andrade, Zoubir, Addai; Duran. /GazetaBlic Sport/

Read More

Çfarë ndodh kur një popull fillon të humbasë identitetin e tij? Publicisti Kim Mehmeti, në një intervistë të fundit, ka ngritur një çështje të rëndësishme lidhur me gjuhën dhe identitetin e shqiptarëve, veçanërisht atyre të Kosovës. Ai argumenton se tjetërsimi i gjuhës amtare është një nga faktorët kryesorë që e dëmton atdheun dhe kulturën shqiptare. Në një lidhje live në ‘Top Story’, Mehmeti theksoi se shqiptarët e Kosovës flasin një gjuhë që nuk është as toskërisht dhe as gegërisht. Kjo gjuhë, sipas tij, është një reflektim i injorancës kulturore të atyre që nuk dinë të flasin gjuhën letrare, duke e…

Read More

Skuadra e Juventus e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve. ‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me atë nga Norvegjia, Bodo Glimt, me takimin që fillon në ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport. Sipas mediave italiane, Edon Zhegrova nuk pritet të jetë titullar as në këtë sfidë, me trajnerin Spalletti, që ka preferuar më shumë portugezin Conceicao. Se a do të ketë minuta për sulmuesin kosovar mbetet të shihet, i cili nuk luajti as në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës në Serie A. Bodo/Glimt (4-3-3): Haikin; Sjøvold, Bjortuft, Aleesami, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Auklend, Hogh, Hauge. Juventus…

Read More

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë dashuri, dita e sotme sjell një ndjenjë të fortë lidhjeje me partnerin; mund të ndiheni më të hapur për të ndarë ndjenjat tuaja. Beqarët mund të përjetojnë një surprizë të këndshme nga dikush që e kishin lënë pas dore. Në marrëdhëniet me familjen, ndiheni më të kuptuar dhe të mbështetur. Në punë, ka mundësi të reja për bashkëpunim dhe ide inovative, ndaj mos i shmangni sfidat. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini më shumë vëmendje ushqimit të shëndetshëm. Financat kërkojnë vëmendje, pasi shpenzimet e vogla mund të grumbullohen lehtë. Kujdes mos merrni…

Read More

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshje fantastike. Kryendeshja e madhe do të zhvillohet në Stamford Bridge, atje Chelsea e pret skuadrën e Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport. Pritet të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar, me të dy ekipet që fituan ndeshjet e tyre në ligat përkatëse, në fundjavën që shkoi. Ja formacionet e mundshme: Chelsea: Sanchez; James, Adarabioyo, Chalobah, Cucurella; Caicedo, Fernandez; Neto, Pedro, Garnacho; Delap Barcelona: J. Garcia; Kounde, E. Garcia, Cubarsi, Balde; Casado, De Jong; Yamal, Lopez, Torres; Lewandowski /GazetaBlic Sport/

Read More

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, ka dhënë mendimet e tij mbi garën për titullin e Premier League pas fitores 4-1 të Arsenalit ndaj Tottenhamit, e cila i pa Topçinjtë të lëviznin shtatë pikë përpara në krye. Pavarësisht diferencës, Gvardiol beson se sezoni është larg përfundimit, me më shumë se dy të tretat e sezonit ende për t’u luajtur. “Nuk e di, sinqerisht. Dy deri në tre muaj më parë, ishim në një situatë shumë më të keqe se tani. Ka shumë ndeshje për të luajtur dhe duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, të jemi të qartë mendërisht dhe të…

Read More

Mbyllet një tjetër mbrëmje magjike në ekranin e Vizion Plus, një natë ku emocionet, lotët por dhe iluzioni e bënë të paharrueshme Albania’s Got Talent. Zëra ikonikë, numra mgjie që lanë gojëhapur katërshen e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Els Lila dhe Kastro Zizo, por mbi të gjitha performanca fantastike e Sjamirit, i cili rrëmbeu dhe Golden Buzzerin e fundit të këtij sezoni, duke u kualifikuar direkt për finalen e madhe ku do të garohet për 20 mijë euro. Nën moderimin e talentit Isli Islami, kjo e hënë solli në familjen e çdo shqiptari përmes ekranit kombëtar Vizion Plus, energji…

Read More