Autor: TV News
Një ngjarje e pazakontë ndodhi në aeroportin e Këlnit, Bonnit, ku dy pasagjerë u arrestuan pas një përpjekjeje të guximshme për të kapur fluturimin e tyre, duke vrapuar në pistë. Kjo situatë ngre pyetje mbi sigurinë dhe procedurat e aeroportit, si dhe motivet e veprimeve të tyre. Dy burrat, të moshës 28 dhe 47 vjeç, ishin në një situatë kritike pasi kishin humbur fluturimin e tyre me Wizz Air, i cili ishte në rrugën për në Rumani. Ata u panë duke vrapuar në pistën e aeroportit, duke tentuar të arrijnë aeroplanin që ishte gati për t’u ngritur. Aeroplani kishte drita…
Skuadra e Trabzonsporit ka fituar me rezultatin 3-4 në udhëtim ndaj Basaksehir. Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi ka shkëlqyer në këtë duel duke realizuar dy gola jashtëzakonisht të bukur, shkruan GazetaBlic Sport. Goli i fitores për Trabzonspor u realizua nga Ernest Muçi, i cili me një “bombë” të vërtetë realizoi në minutën e 100’të. Rezulati aktual i takimit është 3-4. Ja goli: VIDEO
Prej mbrëmjes së të mërkurës, Sali Berisha udhëtoi drejt Brazilit për të marrë pjesë në Asamblenë e Unionit të Partive të Qendrës së Djathtë. Ai u kthye këtë të hënë dhe nuk mungoi në “Foltoren” e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi nga mbështetësit që të vazhdojnë betejën e tyre kundër qeverisë me fuqi dhe guxim, ndërsa u përcolli atyre edhe mesazhet që mori në Brazil. “Kjo qeveri do të shkruhet në murin e kohërave si qeveria anti shqiptare dhe hajdute. Vij sot nga Brazili për tu garantuar juve se kemi miq më shumë se…
Sipas Carrusel Deportivo, Pedri është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i kofshës së pasme dhe është gati të luajë ndeshje. Megjithatë, mesfushori humbi fluturimin për në Londër për t’u përballur me Chelsean, pasi mjekët ia mohuan dritën jeshile mjekësore për të luajtur. Pedrit iu mohua leja sepse mjekët janë të kujdesshëm ndaj çdo rikthimi dhe do të preferonin që ai të kryente më shumë seanca stërvitore me ekipin para se të vendoste. Kështu, Barcelona beson se gjithçka është gati që Pedri të rikthehet në lojë në ndeshjen në shtëpi kundër Deportivo Alaves këtë fundjavë. Pedri e mori dëmtimin në El Clasico…
Opozita është mbledhur sërish pasditen e kësaj të hëne para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Pritet që fjalimin kryesor ta mbajë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili është kthyer nga Brazili, ku mori pjesë në një takim të partive të djathta. Përveç kryetarit të PD Sali Berisha, në tubimin pritet të flasin deputetë dhe mbështetës të opozitës. Kjo është foltorja e dytë e opozitës, por e para që mbahet pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku. /vizionplus.tv
Udhëtimi i Bayer Leverkusen për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City pati një fillim kaotik. Fluturimi çarter ishte planifikuar të nisej në orën 15:55 sipas orës lokale, por aeroplani duhej të frenonte ndjeshëm pak para pistës dhe të kthehej. Sipas njoftimit në kabinën e pilotit, problemi buronte nga vështirësitë në ngarkimin e bagazheve. Vetëm rreth një orë më vonë, fluturimi special mundi të tentonte përsëri ngritjen, duke u ngritur më në fund në orën 5:20 pasdite. /GazetaBlic Sport
Vlerat shëndetësore që vaji i peshkut i jep organizmit të njeriut janë të shumta. Përdorimi i vajit të peshkut ul rrezikun e atakut në zemër me 8% Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi. Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre. Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor. Roli dhe burimet ku mund ta gjeni Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman. Në takimin bilateral, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve. Spiropali shkruan se “në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes…
Skuadra e Shkëndijës të enjten ballafaqohet me Dritën në Conference League në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 21:00. Klubi i Jeton Beqirit ka marrë një lajm mjaft të mirë para këtij ballafaqimi. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, portieri i Shkëndijës, Gaye pritet të jetë gati për këtë ballafaqim mjaft të rëndësishëm. Gaye ka munguar në tri duelet e fundit, shkaku i një lëndimi, teksa të enjten pritet të jetë i gatshëm. Ky ballafaqim mes Dritës e Shkëndijës ka ngjallur shumë interesim, teksa në stadium priten të jenë rreth 1 mijë tifozë mysafir. /GazetaBlic Sport
“Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar”. Kështu është shprehur drejtuesi i SPAK, Altin Dumani gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave. Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut. Drejtuesi i SPAK vuri në dukje se rrjetet shqiptare të krimit operojnë në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, por edhe në SHBA e Amerikën Latine, çka e bënte bashkëpunimin ndërkombëtar të domosdoshëm. Sot, shtoi ai, SPAK konsiderohet partner i besueshëm. Dumani:…
