Autor: TV News

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në shkresën zyrtare, Bardhi ka informuar Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian lidhur me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të cilat ajo i ka quajtur si të lira dhe të ndershme gjatë një konference për shtyp në datën 21 nëntor në Tiranë. Kos, gjatë deklaratës së datën 21 nëntor tha: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe…

Read More

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, thotë se si ai ashtu edhe lojtarët e tij duhet të dëshmojnë vazhdimisht veten ndërsa Reds përgatiten për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër PSV Eindhoven. Duke reflektuar mbi rezultatet e dobëta të fundit të klubit, Slot theksoi kërkesat e pandërprera të punës në një ekip të nivelit të lartë. “Çdo ditë duhet të dëshmosh veten nëse punon në një klub në këtë nivel. Nuk mund të thuash se e ke fituar ligën dhe gjithçka është në rregull. Në këtë nivel, ndeshja tjetër është më e rëndësishmja. Kjo është e njëjta gjë për…

Read More

Prokuroria e Milanos ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj për influenceren dhe sipërmarrësen digjitale Chiara Ferragni, në lidhje me hetimet e njohura si “PandoroGate” dhe fushatën e saj të vitit të kaluar. Sipas organit të akuzës, Ferragni dyshohet se ka mashtruar konsumatorët përmes fushatave të prezantuara si bamirëse, duke përfituar në mënyrë të paligjshme si financiarisht, ashtu edhe në imazh publik. Kërkesa për dënim është bërë nga prokurori Cristian Barilli dhe zv.prokurori Eugenio Fusco, gjatë seancës së sotme para gjyqtarit Iio Manucci Picini. Prokuroria ka marrë parasysh faktin që Ferragni ka zgjedhur gjykimin të shkurtuar, i cili…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar që të merret në pyetje nga SPAK si person me dijeni për rrethanat dhe faktet e ngjarjes së 21 janarit. Sipas njoftimit nga Partia e Lirisë, Meta ka thirrur avokatin e tij, Kujtim Cakrani, dhe i ka kërkuar që të dorëzojë një kërkesë pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të marrë pjesë në hetime si person në dijeni. Në njoftimin zyrtar të Partisë së Lirisë, theksohet se Meta ka kërkuar konkretisht nga prokurori A. Shehu që të marrë në pyetje për ngjarjet e 21 janarit, duke…

Read More

Interi po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit pa pesë lojtarë: Denzel Dumfries, Henrikh Mkhitaryan, Matteo Darmian, Raffaele Di Gennaro dhe Tomas Palacios. Të gjithë humbën humbjen 0-1 ndaj Milanit të dielën, dhe TMW raporton se asnjë nuk është rikuperuar për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve në Spanjë. Interi ka regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa Atletico ka regjistruar dy fitore dhe dy humbje. Nerazzurrët kanë 11 fitore në 13 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, por dy humbjet…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë. Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja…

Read More

Luka Modric është i kënaqur që i është bashkuar Milanit, një klub i afërt me Real Madridin për sa i përket reputacionit dhe historisë. Ylli i Milanit, Modric, dha një intervistë për Arena Sport në Kroaci, duke folur për muajt e tij të parë në San Siro, transmeton GazetaBlic Sport. “Qyteti është i mrekullueshëm dhe njerëzit më pritën shumë mirë. Si brenda klubit ashtu edhe jashtë tij”, tha Modric (përmes Milan News). “Shokët e mi të ekipit, trajneri, tifozët, gjithçka është vërtet e nivelit të lartë. E shihni qartë se Milani është një klub i madh historik, një nga më…

Read More

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook. Teksa ka ndarë edhe disa foto nga takimi me kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe atë të PD Gazment Bardhi, në postimin e ambasadës thuhet se Nancy “theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri…

Read More

Kosova, të hënën mbrëma ka mbajtur stërvitjen e parë në përgatitjet intensive për para kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen në Palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku do t’i mbajnë të gjitha stërvitjet. Përgatitjet do të vazhdojnë deri të premten mbrëma dhe më pas do të zhvendosen në Shkodër. Sfida Shqipëri-Kosovë zhvillohet në Shkodër, më 30 nëntor, nga ora 18:00. Nën udhëheqjen e Bujar Locit, stërvitja ka qenë shumë e mirë, derisa Dardanët janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj kuqezinjve. Të martën stërvitjeve i bashkohen edhe Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, derisa në vend të Divine…

Read More

Nëse Albert Einstein do të jetonte sot, ka gjasa të ishte i zhgënjyer nga sistemi arsimor, i cili shpesh mbështetet te memorimi mekanik dhe te garimi për nota të larta elementë që ai vetë i kundërshtonte. Për Ajnshtajnin, shumë më të rëndësishme ishin imagjinata, kureshtja dhe mendimi i lirë. Këshilla e tij më e famshme për prindërit që duan fëmijë më të zgjuar ishte e thjeshtë: “Lexojini përralla. Pastaj lexojini edhe më shumë përralla.” Sipas tij, inteligjenca nuk ndërtohet vetëm me rregulla të forta dhe studim të thatë, por edhe me botën krijuese që hapin librat për fëmijë. Kjo këshillë…

Read More