Autor: TV News
Ylli në ngritje i Chelseat, Estevao, bëri një paraqitje të fortë në fitoren 3-0 ndaj Barcelonës. Braziliani e përshkroi mbrëmjen si perfekte dhe tha se shpreson se do të shënojë shumë gola të tjerë për “Blutë”. “Nuk kam fjalë për të përshkruar se si ndihem tani. Ishte vërtet një natë perfekte. I jam thjesht mirënjohëse Zotit për gjithçka që më ndodhi”, komentoi Estevao për mediat e huaja. Për golin e tij, ai tha: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt për mua. Thjesht gjeta pak hapësirë, ia dola mbanë dhe pastaj shënova atë gol. Ishte një moment kaq i veçantë për mua në…
Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh. Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj. Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar një drekë për të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, dhe stafin e saj, me rastin e Ditës së Falënderimeve. Zyra e Kryeministrit njofton se kjo traditë tashmë është në vitin e saj të dytë dhe synon të shndërrohet në një aktivitet shumëvjeçar që forcon marrëdhëniet ndërmjet zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së. Sipas njoftimit, dreka përfshiu shumë nga ushqimet tradicionale të Ditës së Falënderimeve, festë kjo që në Shtetet e Bashkuara kremtohet prej afro 400 vjetësh dhe u shpall festë…
Chelsea e ka demoluar Barcelonën në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0. Londinezët ishin më të mirë në 45 minutat e para, kur në minutën e 24-të realizuan me argjentinasin Enzo Fernandez. Megjithatë goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm tre minuta më vonë, Marc Cucurella u fut bukur në zonë dhe e dërgoi topin ku nga një tollovi Jules Kounde shënoi autogol për epërsinë e londinezëve 1-0. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë. Me epërsinë…
Kryesisht me vransira karakterizohet moti ditën e mërkurë në vend, me reshje të dobëta shiu që shfaqen kohëpaskohe, më të shpesa paradite dhe më vonë gjatë mbrëmjes. Ditën herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell. Temperaturat mbeten ende të larta, me minimale prej 7C e 10C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 11C e 14C. Orëve të mëngjesit frynë erë më e theksuar jugore e juglindore 4-11m/s, me hove deri në 15m/s, relieveve malore. Ditën e enjtë me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet e shiu shndërrohen në dëborë edhe pjesëve të ulëta të vendit, me mundësi që…
Skuadra e Barcelonës ka mbetur me 10 lojtarë ndaj Chelseat. Ronald Araujo mori kartonin e dytë të verdhë pas 44 minutave lojë, duke lënë ekipin e tij me një lojtarë më pak, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja momenti: VIDEO The post Kërkah hiç so Barcelona | Araujo ndëshkohet me karton të kuq ndaj Chelseat appeared first on GazetaBlic.
Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa, i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka bërë një skaner të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria, ku edhe këtë vit kryefjala mbetet drejtësia. Azmi Stringa bëri një deklaratë të fortë 4 vite më parë, ku theksoi se rrjeta e SPAK do të jetë shumë e madhe, e mesa duket sot është një realitet. I pyetur nga moderatorja Borakaj se a mendonte vërtet se numri i personave në SPAK do të ishte kaq i lartë kur deklaronte katër vite më parë, Stringa tha se…
Fiorentina u gjobit me 30,000 euro pas barazimit në derbin me Juventusin nga xhiroja e 12-të e Serie A. Klubi u gjobit me 20,000 euro për thirrje të përsëritura diskriminuese nga mbështetësit kundër sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, gjë që bëri që gjyqtari të ndërpriste lojën dy herë dhe kapiteni Luca Ranieri të paralajmëronte se rrezikonin që ndeshja të ndërpritej. La Viola mori gjithashtu një gjobë të veçantë prej 10,000 eurosh për hedhjen e një bombe tymi në seksionin ku ishin ulur tifozët e Juventusit. /GazetaBlic Sport
Ousmane Dembele do të rikthehet për PSG-në, me L’Equipe që raporton se ai do të përfshihet në skuadrën për t’u përballur me Tottenhamin. Anësori ka qenë jashtë që kur pësoi një dëmtim në kofshë kundër Bayernit më 4 nëntor. Shërimi i tij ka përparuar vazhdimisht dhe stafi mjekësor tani e ka lejuar atë të ribashkohet me grupin për ndeshjen e ardhshme. PSG-së i ka munguar ritmi dhe kreativiteti i tij në të djathtë. Ndërsa nuk është e garantuar se ai do të fillojë, prania e tij në skuadër shihet si një nxitje e madhe. /GazetaBlic Sport
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pranon se e sheh veten një ditë si trajner i Interit dhe mendon se skuadra e Cristian Chivu-së është “favoritja për Scudetto” përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve. Ndeshja mes Atl Madrid dhe Inter luhet nesër nga ora 21:00. “Interi luan shumë mirë, ka karakter dhe një model sulmi shumë të qartë”, tha Simeone në konferencën e tij për shtyp. “Ata kanë një skuadër të jashtëzakonshme. Ata dominuan të gjithë ndeshjen kundër Milanit, patën raste shënimi dhe mund të kishin fituar. Ata sigurisht që luajtën për të fituar. Sa i përket Ligës…
