Autor: TV News

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan të enjten vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.   Në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, 27 ministrat e miratuan këtë vendim pa ndonjë diskutim, pas pajtimit të arritur më herët nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.   “Sot Këshilli miratoi në lexim të parë pozicionin e vet për udhëtimin pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do të lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në vendet e Bashkimin Evropian pa një vizë dhe të qëndrojnë në…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka vizituar këtë të martë qytetin e Elbasanit, nga ku nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-kreut të PD, Sali Berisha. Gjatë inspektimit të investimieve në një nga rrugët e këtij qyteti, Gjiknuri deklaroi se Elbasani është vend i foltoreve të gjërave të mëdha dhe jo i “Foltores” së Berishës.   “Qytetarët e Elbasanit e kanë kuptuar që këtu ka një investim të përditshëm, ka një kujdes nga kryetari i bashkisë, por mbi të gjitha Gledi nuk  është vetë, ai është përfaqësuesi i Edi Ramës. Ne nuk e ndryshojmë dot Elbasanin pa pasur mbështetjen…

Read More

Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei.   Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë.   Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht – edhe pas angazhimit të Andreit në luftë – atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë.   “Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë.   “Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me…

Read More

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Pakistanin dhe Afganistanin. Si pasojë e lëkundjeve të forta janë shënuar 12 viktima dhe mbi 100 të plagosur.   Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa dhe shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët braktisën banesat e tyre.   Tërmeti që goditi të martën në mbrëmje dy vendet, mësohet se e kishte epiqendrën në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin.   Lëkundjet nga lugina e largët Jurm u ndjenë deri në Indi.   “Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëveshje me Ukrainën për financimin katërvjeçar të një pakete në vlerë prej 15.6 miliardë dollarë, duke i ofruar fonde shtetit që po vazhdon të mbrohet nga pushtimi i Ruisë.   Marrëveshja, e cila duhet të ratifikohet nga bordi i FMN-së, ka marrë në konsideratë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi të përfundojë lufta. FMN-ja tha se bordi ekzekutiv pritet të miratojë këtë marrëveshje në javët në vijim.   “Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë…

Read More

Moska zyrtare ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të marrë masa kundër çdo fluturimi të mëtejshëm me dron mbi një pjesë të Detit të Zi. Kjo deklaratë vjen nga zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov disa ditë pas incidentit me dronin amerikan.   “Ne i paralajmërojmë ata që të mos përpiqen të luajnë me nervat e tyre, duke testuar durimin tonë,” tha Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.   Duke iu referuar incidentit javën e kaluar, ai tha se droni amerikan ishte në një zonë ku Rusia ka nisur një regjim të veçantë që lidhet me kryerjen…

Read More

Komisioni Evropian është i gatshëm të ndajë 110 milionë euro shtesë në vitin 2023 për të adresuar problemet që lidhen me migracionin, thuhet në një letër dërguar nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së. Ky fond vjen në pritje të samitit të komunitetit, i cili do të mbahet në Bruksel më 23-24 mars, njoftojnë mediat ndërkombëtare.   “Një mbytje e tmerrshme anijeje në brigjet e Kalabrisë është bërë një kujtesë e qartë se është e nevojshme të veprohet pa vonesë. Një vendim i drejtë është i mundur vetëm me…

Read More

Kolegji Zgjedhor ka “rrëzuar” vendimin e komisionerit të KQZ, Ilirian Celibashi për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit partinë “Lëvizja Bashkë”. Partia me kryetar Arlind Qorin do të jetë përfundimisht garuese në zgjedhjet lokale duke fituar ‘betejën’ ligjore.   “Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen Basgkë si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit. Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000…

Read More

Sali Berisha nga Selenica, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Leonard Rakipaj, akuzoi qeverinë se përmes po shpërdoron fondet publike përmes inceneratorëve dhe ndërtimit të rrugëve. Ai iu referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar ditën e djeshme. “Dje DASH denoncoi vjedhjet me djegësat, 237 milionë dollarë janë zhdukur, në xhepat e Velisë, Ramës, Ahmetajt dhe Engjëll Agacit. Këta vjedhin po vjedhjet më të mëdha i bëjnë me tenderet publikë. Rrugët anësore kushtojnë 2.2 herë më shumë sesa autostrada, sesa tuneli. Këta ndërtojnë kilometrin me paratë tuaja. 24 milionë euro autostradë në Fushë, këta vjedhin 90% të të…

Read More

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar situatën aktuale para zgjedhore në këtë forcë politike.   Lidhur me alternativën që ky subjekt do të ofrojë për votuesit më 14 maj, Alimehmeti deklaroi se demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre se nga kush duan të përfaqësohen. Sipas tij, shumica ka folur dhe ka zgjedhur kandidatët e tyre për 14 majin përmes procesit të ‘Primareve’.   “Ne kemi një situatë ku iu kemi kërkuar qytetarëve dhe demokratëve se kush mendonin ata se mund të ishte kandidati I tyre për Tiranës. Këtë…

Read More