Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dreni Kryeziu: Jemi përgatitur maksimalisht, duam ta mbyllim ndeshje pa pranuar gol

9 Korrik, 2025

Papa Leo: Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

9 Korrik, 2025

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

9 Korrik, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Dreni Kryeziu: Jemi përgatitur maksimalisht, duam ta mbyllim ndeshje pa pranuar gol
  • Papa Leo: Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
  • “Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore
  • Jordan Henderson do të largohet nga Ajaxi si lojtar i lirë
  • Netanyahu: Ekziston një mundësi e mirë për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve
  • ​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit
  • Punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, vazhdon përplasja BDI – VLEN
  • Vriten 40 palestinezë në Gaza teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 9 Korrik
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE-ja me një hap thelbësor drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

22 Mars, 2023 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan të enjten vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, 27 ministrat e miratuan këtë vendim pa ndonjë diskutim, pas pajtimit të arritur më herët nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.

 

“Sot Këshilli miratoi në lexim të parë pozicionin e vet për udhëtimin pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do të lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në vendet e Bashkimin Evropian pa një vizë dhe të qëndrojnë në këto vende për 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditësh”, thuhet në një njoftim të këtij Këshilli, kryesinë e të cilit aktualisht e ka Suedia.

 

 

 

Ministrja suedeze e Migracionit, Maria Malmer Stenegard, tha pas miratimit të këtij vendimi se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përshtatur politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian.

 

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e migracionit dhe sigurinë si dhe për të përshtatur politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi ynë në këtë fushë do të vazhdojë”, tha ajo.

 

Sipas njoftimit qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të kërkojnë vizë për udhëtim që nga data kur sistemi evropian i udhëtimit – ETIAS të jetë funksional dhe më së largu nga një janari i vitit 2024.

 

ETIAS është sistemi në të cilin qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e Bashkimit Evropian duhet t’i regjistrojnë të dhënat e tyre para udhëtimit.

 

Raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten, mirëpriti vendimin duke e cilësuar atë si hap shumë të rëndësishëm.

 

“Më së voni më një janar të vitit 2024 Kosova do të ketë liberalizimin e vizave shumë të merituar dhe të shumëpritur”, shkroi ai në rrjetet sociale.

 

Ai tha se “së shpejti pritet të ndodhë edhe votimi në Komitetin e Punëve të Brendshme e pastaj edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian”, ku Kosova nuk pritet të ketë ndonjë problem.

 

Në vitin 2012 Komisioni Evropian i dha Kosovës udhërrëfyesin për këtë çështje dhe më 2018 rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën të cilin e përsëriti në tetor të viti të kaluar.

 

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në territorin e Bashkimit Evropian./voa

Lexuar: 53

Lajme të ngjashme

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

Dështon tentimi i 44’të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Berisha: Në shtator nisim protestat, raporti i Parlamentit Europian mbështeti shqetësimet e opozitës për 11 majin

Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

Kërcënohet Kuvendi – deputetët largohen nga salla

showbiz

Horoskopi ditor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Showbiz 8 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt…

Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale

Showbiz 2 Korrik, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shabani – Fero. Fero, i…

“Ki me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin” – detaje nga aktakuza kundër Feros

Showbiz 2 Korrik, 2025

Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artistik ‘Fero’ është akuzuar nga Prokuroria Themelore në…

Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

Showbiz 1 Korrik, 2025

Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka…

“Ju lutem pa dhurata”, kërkesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për të ftuarit e tyre ‘dasmën e shekullit’

Showbiz 26 Qershor, 2025

Themeluesi i Amazon dhe Blue Origin, Jeff Bezos, dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.