Autor: TV News
Kryeministri Rama e nisi vizitën e punës në Athinë, Greqi me çeljen e një ekspozite me vepra artistike të realizuara prej tij, në Zappeion Megaron, e cila u mirëprit dhe vlerësua nga të pranishmit, personalitete të larta të politikës greke, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias, si dhe artistë dhe politikanë të tjerë. Në ceremoninë e mikpritjes, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias u shpreh se përzgjedhja e Zappeion Megaron, e cila është pjesë e trashëgimisë kombëtare të qytetërimit grek, për të çelur këtë ekspozitë, mbart një simbolikë shumë të fortë dhe…
SHËRBIMI I NDIHMËS DHE INFORMACIONIT AMSM raporton: SHËNIM: Për shkak të vendosjes së shtresës asfaltike (asfaltimi), nga data 20.03.2023 deri më 25.03.2023, rruga rajonale Veles-Gradsko, gjegjësisht pjesa e fshatit. Nogaevci në fshat Vinicani do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 16:00. GJENDJA: Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë të lagështa. FREKUENCA: Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. KUJDES: AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit…
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan të enjten vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, 27 ministrat e miratuan këtë vendim pa ndonjë diskutim, pas pajtimit të arritur më herët nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare. “Sot Këshilli miratoi në lexim të parë pozicionin e vet për udhëtimin pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do të lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në vendet e Bashkimin Evropian pa një vizë dhe të qëndrojnë në…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka vizituar këtë të martë qytetin e Elbasanit, nga ku nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-kreut të PD, Sali Berisha. Gjatë inspektimit të investimieve në një nga rrugët e këtij qyteti, Gjiknuri deklaroi se Elbasani është vend i foltoreve të gjërave të mëdha dhe jo i “Foltores” së Berishës. “Qytetarët e Elbasanit e kanë kuptuar që këtu ka një investim të përditshëm, ka një kujdes nga kryetari i bashkisë, por mbi të gjitha Gledi nuk është vetë, ai është përfaqësuesi i Edi Ramës. Ne nuk e ndryshojmë dot Elbasanin pa pasur mbështetjen…
Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei. Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë. Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht – edhe pas angazhimit të Andreit në luftë – atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë. “Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë. “Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me…
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Pakistanin dhe Afganistanin. Si pasojë e lëkundjeve të forta janë shënuar 12 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa dhe shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët braktisën banesat e tyre. Tërmeti që goditi të martën në mbrëmje dy vendet, mësohet se e kishte epiqendrën në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin. Lëkundjet nga lugina e largët Jurm u ndjenë deri në Indi. “Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëveshje me Ukrainën për financimin katërvjeçar të një pakete në vlerë prej 15.6 miliardë dollarë, duke i ofruar fonde shtetit që po vazhdon të mbrohet nga pushtimi i Ruisë. Marrëveshja, e cila duhet të ratifikohet nga bordi i FMN-së, ka marrë në konsideratë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi të përfundojë lufta. FMN-ja tha se bordi ekzekutiv pritet të miratojë këtë marrëveshje në javët në vijim. “Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë…
Moska zyrtare ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të marrë masa kundër çdo fluturimi të mëtejshëm me dron mbi një pjesë të Detit të Zi. Kjo deklaratë vjen nga zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov disa ditë pas incidentit me dronin amerikan. “Ne i paralajmërojmë ata që të mos përpiqen të luajnë me nervat e tyre, duke testuar durimin tonë,” tha Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti. Duke iu referuar incidentit javën e kaluar, ai tha se droni amerikan ishte në një zonë ku Rusia ka nisur një regjim të veçantë që lidhet me kryerjen…
Komisioni Evropian është i gatshëm të ndajë 110 milionë euro shtesë në vitin 2023 për të adresuar problemet që lidhen me migracionin, thuhet në një letër dërguar nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së. Ky fond vjen në pritje të samitit të komunitetit, i cili do të mbahet në Bruksel më 23-24 mars, njoftojnë mediat ndërkombëtare. “Një mbytje e tmerrshme anijeje në brigjet e Kalabrisë është bërë një kujtesë e qartë se është e nevojshme të veprohet pa vonesë. Një vendim i drejtë është i mundur vetëm me…
Kolegji Zgjedhor ka “rrëzuar” vendimin e komisionerit të KQZ, Ilirian Celibashi për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit partinë “Lëvizja Bashkë”. Partia me kryetar Arlind Qorin do të jetë përfundimisht garuese në zgjedhjet lokale duke fituar ‘betejën’ ligjore. “Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen Basgkë si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit. Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000…
