Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Lidhja shqiptare”, partia e re e Selës?

19 Prill, 2026

Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër

19 Prill, 2026

Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

19 Prill, 2026

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë në BE, opozita do luftojë korrupsionin

19 Prill, 2026

Dr. Skender Bajrami – Mjeku pediatër nga Gllazhnja, Komuna e Likovës që shërbeu me përkushtim në Shkup

19 Prill, 2026

Në Maqedoninë e Veriut mungojnë prokurorë publikë

19 Prill, 2026

E dhimbshme: Djali dhe vajza rrahin babain 76 vjeçar në Shkup

19 Prill, 2026

MPB: Të rreme alarmet për bo’mbat në qendrat tregtare në Shkup

19 Prill, 2026

Vetëm 210 bullgarë nga Maqedonia janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e sotme në Bullgari, Mickoski: Ku janë që thonë mbi 200 mijë

19 Prill, 2026

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi Arbër Gashi: Qeveria e opozita të bashkëpunojnë

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 19 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Maqedoninë e Veriut mungojnë prokurorë publikë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas raportit vjetor të Këshillit të Prokurorëve Publikë, vitin e kaluar në Kriva Pallankë nuk ka pasur asnjë prokuror publik, ndërsa në këtë prokurori janë angazhuar prokurorë nga Kumanova.

Mungesë prokurorësh ka pasur edhe në Kërçovë, ku në vend të gjashtë, funksionin e kanë ushtruar tre prokurorë. E ngjashme është situata edhe në prokurori të tjera në vend.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Besimi, problemin e sheh te mosshpallja e një konkursi të ri për kandidatë në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

“Arsyeja kryesore është se, sipas ligjit, kandidatët duhet të vijnë nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Aktualisht nuk ka asnjë gjeneratë, në Akademi procesi është i bllokuar, për shkak se Bordi Drejtues e anuloi shpalljen e fundit. Tani presim kandidatët që kanë paraqitur padi për të parë se çfarë do të ndodhë me të në Gjykatën Administrative”, deklaroi Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në shpalljen e fundit, e cila u anulua në dhjetor, në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ishin paraqitur 527 kandidatë për 130 vende. Nga Akademia informojnë se në procedurë qeveritare është një propozim-ligj i ri, me të cilin do të tejkalohen pengesat për shkak të të cilave u anulua shpallja, por për momentin nuk mund të thonë se kur do të shpallet konkursi i ri. Sipas Besimit, arsyeja kryesore për mosshpalljen e një konkursi të ri janë financat.

“Problemet janë kryesisht të natyrës financiare, sepse sipas ligjit duhet të jepet mendim pozitiv edhe nga Ministria e Financave për mjetet për një gjeneratë të re”, tha Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Derisa pritet zhbllokimi i procesit të pranimit të kandidatëve të rinj në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në mars Këshilli i Prokurorëve Publikë e publikoi raportin vjetor, sipas të cilit në vitin 2025 ka pasur 194 prokurorë publikë, ose 67 më pak se numri i paraparë./Alsat.mk.

Lexuar: 47

Lajme te ngjashme

“Lidhja shqiptare”, partia e re e Selës?

Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

Dr. Skender Bajrami – Mjeku pediatër nga Gllazhnja, Komuna e Likovës që shërbeu me përkushtim në Shkup

E dhimbshme: Djali dhe vajza rrahin babain 76 vjeçar në Shkup

MPB: Të rreme alarmet për bo’mbat në qendrat tregtare në Shkup

Vetëm 210 bullgarë nga Maqedonia janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e sotme në Bullgari, Mickoski: Ku janë që thonë mbi 200 mijë

Lajmet e fundit

“Lidhja shqiptare”, partia e re e Selës?

19 Prill, 2026

Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër

19 Prill, 2026

Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

19 Prill, 2026

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë në BE, opozita do luftojë korrupsionin

19 Prill, 2026

Dr. Skender Bajrami – Mjeku pediatër nga Gllazhnja, Komuna e Likovës që shërbeu me përkushtim në Shkup

19 Prill, 2026

Në Maqedoninë e Veriut mungojnë prokurorë publikë

19 Prill, 2026

E dhimbshme: Djali dhe vajza rrahin babain 76 vjeçar në Shkup

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.