Autor: TV News
Sali Berisha nga Selenica, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Leonard Rakipaj, akuzoi qeverinë se përmes po shpërdoron fondet publike përmes inceneratorëve dhe ndërtimit të rrugëve. Ai iu referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar ditën e djeshme. “Dje DASH denoncoi vjedhjet me djegësat, 237 milionë dollarë janë zhdukur, në xhepat e Velisë, Ramës, Ahmetajt dhe Engjëll Agacit. Këta vjedhin po vjedhjet më të mëdha i bëjnë me tenderet publikë. Rrugët anësore kushtojnë 2.2 herë më shumë sesa autostrada, sesa tuneli. Këta ndërtojnë kilometrin me paratë tuaja. 24 milionë euro autostradë në Fushë, këta vjedhin 90% të të…
Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar situatën aktuale para zgjedhore në këtë forcë politike. Lidhur me alternativën që ky subjekt do të ofrojë për votuesit më 14 maj, Alimehmeti deklaroi se demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre se nga kush duan të përfaqësohen. Sipas tij, shumica ka folur dhe ka zgjedhur kandidatët e tyre për 14 majin përmes procesit të ‘Primareve’. “Ne kemi një situatë ku iu kemi kërkuar qytetarëve dhe demokratëve se kush mendonin ata se mund të ishte kandidati I tyre për Tiranës. Këtë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë nga marrëveshja e Ohrit dhe ka ngritur shqetësimin se përse OKB iu është referuar palëve si Beogradi dhe Prishtina. Në reagimin e tij, Rama thekson se duhej të ishtë përdorur, Kosovë dhe Serbi, si emër zyrtar i dy shteteve. Ai ka shtuar se do ishte e papranueshme që SHBA të përdorte qëllimisht këtë emër. “’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uron gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian! Paçi mbarësi, begati dhe shumë harmoni në familjen tuaj!”. Besimtarët bektashianë festojnë këtë të mërkurë festën e Sulltan Nevruzit, si një ritual që përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut dhe simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës në hyrje të stinës së pranverës.
Grubi: BDI është e të gjithëve, vetëm të bashkuar trasojmë rrugën e idealeve të kryetarit Ali Ahmeti
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi mbrëmë nga tubimi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair u shpreh se simpatizantët besnik të BDI-së, të rinjë e të vjetër janë reshtuar gjithmonë krah vendimeve të Ali Ahmetit, sepse vizioni i tij gjithmonë është fitues. “Kjo mëhallë, ky çuni bashkë me të gjitha çupat e çunat këtu, të ri e të vjetër, mu në këtë sallë, para dy vjete, bashkë edhe me ca shokë të tjerë, bënin fushatë dhe thirrje ta votojmë kandidatin tonë të cilin e kishte përcaktuar Kryetari Ahmeti. Ne besuam, pa marrë parasysh a ishim të kënaqur a jo,…
Sonte në tubimin e mbajtur të BDI në Çair ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Ali Ahmeti, sekretari gjeneral Faton Ahmeti ka thënë se kryetari Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas. I kam ndjekur me vëmendje të gjitha takimet e këshillave vendore, ndaj sonte ju përgëzoj juve për organizimin e këtij tubimi. Nga këtu japim mesazhin se ne jemi pas rilindasit të fundit, vizionarit, Ali Ahmeti. Ky proces është vendimtarë për vendin, për të tashmë dhe të ardhmen, për të harmonizuar qendrimet tona me standardet e BE-së. Kur skeptikët mohonin mundin tonë…
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shfaqi shpresën se Kosova dhe Serbia do të pajtohen në takimin e radhës për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e tij, që do të kërkojë m shumë bisedime. Të dy e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e caktuar për datën 18 mars në Ohër të…
Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), sot publikoi të dhënat e pagës mesatare për muajin janar. Sipas tyre, neto paga mesatare mujore në janar të këtij viti ka aarrtur 33.943 denarë dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 13.2 për qind. Rritja e këtillë ka të bëjë para se gjithash, me rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në niveë vjetor në sektorët Transport dhe deponim (23.4 për qind), Ndërtimtari 920.9 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (17.3 për qind). Ulja e neto-pagës mesatare mujore për një punonjës krahasuar me…
Një pjesë e të burgosurve në “Idrizovë” kanë gërmuar një tunel për arratisje. Këtë e ka konfirmuar drejtori i burgut Jovica Stojanoviq, drejtor i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve. Ai ka theksuar se aksioni për zbulimin e tunelit është zbatuar nga ana e tyre në koordinim me shumë institucione. Detaje nuk mund të ndajë dhe paralajmëroi njoftim shtesë. Sipas informatave jozyrtare, tuneli është gërmuar nga shëtitorja e burgut, në drejtim jashtë burgut. Në “Idrizovë”, qëndrojnë të burgosur të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm. Siç shkruan “Makfax”, gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve…
Subscribe I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajçak, e ka mbyllur vizitën dyditore në Kosovë duke takuar të gjithë ambasadorët e vendeve te perendimit. Zyrtari i Bruskelit është shprehur në një postim në Twitter se e ka informuar komunitetin ndërkombëtar për hapat e ardhshëm dhe pritjet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. I derguari i BE ka qëndruar dy ditë në Kosovë një javë para takimit në Ohër ku pritshmëritë janë që plani europian të kthehet në dokument për tu firmosur nga Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç. Përveç takimeve me krerët e shtetit, Miroslav Lajçak ka…
