Autor: TV News
Në sanksionet e fundit financiare dhe diplomatike, SHBA po ndjek kompanitë dhe individët e përfshirë në goditjen kundër lëvizjes pro-demokratike të Bjellorusisë dhe përfshirjen e regjimit ekzistues në pushtimin rus të Ukrainës. Në mesin e pasurive të sanksionuara nga Uashingtoni zyrtar, përfshihet edhe avioni luksoz personali presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko. “Regjimi i Lukanshekos mbështetetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të gjeneruar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë akte shtypëse kundër popullit bjellorus,” tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit Brian Nelson, një zyrtar i lartë i sanksioneve të SHBA. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara…
E premte, 24 Mars 2023 – 18:25 albinfo.ch Një asteroid mjaftueshëm i madh për të shkatërruar një qytet do të kalojë midis orbitave të hënës dhe të Tokës këtë fundjavë, e parë fat të mirë nuk do të prekë asnjërën. Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë. Të shtunën, ai do të kalojë brenda 515,000 km nga hëna, përpara se të fluturojë pranë Tokës disa orë më vonë. Është e rrallë që një asteroid kaq i madh që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër – të afrohet kaq afër planetit. Sipas NASA-s,…
Të gjithë e kanë kuptuar se Britania nuk është aktualisht në situatën më të mirë financiare, teksa të gjitha anët e ekonomisë po dëmtohen nga kriza e çmimeve dhe e energjise. Që prej faturave të fryra të gazit dhe energjisë elektrike apo ato të ushqimeve në market, qytetarët thonë se janë të zemëruar për kostot e jetesës, shkruan rrjeti vendasladBible. Një nga sektorët e prekur nga klima e keqe ekonomike është dhe industria e strehimit, me çmime të larta prej numrit të madh të njerëzve në kërkim të banesave. Kërkesa e madhe për shtëpi me qera ishte shumë e dukshme…
Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka preferuar të mos japë shumë detaje nga diskutimet e mbledhjes së Kryesisë këtë të premte. Në një prononcim për mediat në përfundim të diskutimeve, Alibeaj deklaroi se qytetarët do informohen në vijim lidhur me strategjinë që PD do ndjekë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj bëri me dije se PD do të vijojë mbledhjet me strukturat e saj deri në marrjen e një vendimi përfundimtar zyrtarë për alternativat e daljes në zgjedhjet lokale të 14 majit. “Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve…
Pas rreth 2-vitesh gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, kjo e fundit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryetarin e bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli. Ish kreu i Bashkisë Kuçovë ishte nën hetim për “Shpërdorim Detyre”, për një leje ndërtimi të dhënë ndaj një qytetari në mënyrë të jashtëligjshme. Gjyqtarja Entela Gjoni ka dënuar me 1-vit burg ish kryebashkiakun e Kuçovës Bardhyl Gjyzeli, e konvertuar në 2-vjet “shërbim prove”. Së bashku me Gjyzelin, në burg është lënë dhe një tjetër punonjës në këtë institucion. Bëhet fjalë për ish inxhinierin e Bashkisë Kuçovë Gjergji Çërra, për të…
E premte, 24 Mars 2023 – 18:05 albinfo.ch (KESTONE/Christof Schuerpf) Janë publikuar shifrat e fundit të sigurisë rrugore për Gjenevën. Ato tregojnë një rënie të mirëseardhur të vdekjeve në rrugë – por më shumë njerëz po pinë dhe ngasin makinën dhe numri i aksidenteve me e-skuter është rritur. Në vitin 2021, 14 vdiqën në rrugë – vitin e kaluar ishte 8. Deri më tani këtë vit numri është dy, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Numri i aksidenteve është rritur – tani kthehet në nivelet para pandemisë. Por ato që përfshinin alkool janë rritur me 14% në krahasim me vitin e…
Pavarësisht dramës së spekuluar të mediave sociale midis Selena Gomez dhe gruas së ish të dashurit Justin Bieber , Hailey Bieber, mesa duket nuk ka urrejte. Këngëtarja ka shkruar në Instagramin e saj në “story”, disa fjalë për Hailyn. “Hailey Bieber kontaktoi me mua dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe shumë urrejtje negative,” shkroi ylli. “Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose bullizim”, tha 30 vjeçarja duke shtuar se ishte kundër. Gomez shtoi: “Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalojë .” Treshja Selena, Justin…
Pas dy dekadash rënie të vazhdueshme, numri i vdekjeve nga tuberkulozi po rritet sërish në Evropë, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në vitin 2021, kjo sëmundje e mushkërive mori jetën e 27,300 evropianëve, krahasuar me 27,000 një vit më parë, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme. Me rreth 4,900 dhe 3,600 vdekje respektivisht, Rusia dhe Ukraina janë vendet më të prekura. Numri po rritet, sipas OBSH-së, për shkak të lehtësimit të diagnozave gjatë izolimeve të vendosura për shkak të Covid-19, si dhe përhapjes së një tuberkulozi rezistent ndaj një antibiotiku të përshkruar kundër sëmundjes.…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vend. Ministri bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit në planin e jashtëm, me theks në agjendën tonë evropiane dhe mbajtjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, si dhe vizitën e djeshme të shefes së diplomacisë gjermane, me çka BE-ja përcolli porosinë se Maqedoninë e Veriut e konsideron partner kredibil, kumtoi MPJ. “Mbajtja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit javën e kaluar për herë të parë në…
Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, kryebashkiakun e Bulqizës. Arsyeja e vendimit të marrë në Këshillin e Ministrave është për shkelje të rëndë të detyrës dhe abuzim në tendera. Ish-kryebashkiaku socialist u arrestua pak ditë më parë për akuzën e abuzimit në tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në një lagje të Bulqizës, me vlerë 320 milionë euro. Pas shkarkimit nga detyra, pritet të shihet nëse kryesocialisti Edi Rama do ta përjashtojë edhe nga partia, siç veproi me ish-kryebashkiakun e lushnjës, Fatos Tushe. Deri në zgjedhjen e të riut, kryetari i komanduar i Bashkisë Bulqizë do…
