46-vjeçari rrihet në “Garnizon”, policia heton rastin
Një burrë 46-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në lokalitetin “Garnizon”.
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026 rreth orës 00:10. I dëmtuari, me inicialet N.A., nga fshati Tromezhë, ka deklaruar se është sulmuar nga personat A.A. dhe V.M., të cilët gjatë incidentit kanë përdorur edhe një mjet të fortë.
Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave që lidhen me ngjarjen./Kumanovski Muhabeti

