Autor: TV News

Presidenti francez Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të kritikave, por këtë herë jo vetëm për ligjin e rritjes së moshës së pensionit.   Gjatë një interviste televizive, Macron ka hequr orën që mbantë në dorë dhe kjo ka mjaftuar për të ngjallur polemika.   Opozita dhe kritikët janë shprehur se ora e Macron është mjaft e shtrenjtë, por këto aludime u mohuan nga Pallati Elysée.   Përfaqësuesit e presidentit francez deklaruan se shkak për heqjen e orës gjatë intervistës është bërë një zhurmë e shkaktuar nga përplasja e xhamit të orës me tavolinën e studios.   Pas kësaj…

Read More

E premte, 24 Mars 2023 – 22:00 albinfo.ch Ilustrim 12 vjeçarja Luise që u vra më 11 mars nga dy bashkëmoshatare të saj, del të jetë qëlluar me mjet të mbrehtë plot 75 herë. E dyshuara si ndihmëse në krim 13 vjeçarja dhe Luise ishin shoqe dhe para se të ndodhte krimi, Luise kishte kaluar natën me të, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch. Sipas informacioneve të “Bild” e dyshuara që është më e rritur e kishte detyruar vajzën tjetër të merrte pjesë në krim. Informacione të tjera thonë se vajzat vepruan në shenjë hakmarrjeje, pasi që mendohet se Luise ishte tallur…

Read More

Armaldo Kllogjeri ose siç njihet ndryshe Maestro, i ftuar në episodin e parë të “Më Lër të Flas”, zbuloi se sa paguhet si tenor dhe pse u rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe. “Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi…

Read More

Më 24 mars, mbështetësit e katër partive parlamentare të opozitës së djathtë bllokuan trafikun për një orë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në qendër të Beogradit, duke kërkuar refuzimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.   Lëvizja Dveri, Zavetnici (Të betuarit), Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë kërkuan dorëheqjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për atë që ata e quajtën “tradhti” dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.   Pjesëmarrësit e tubimit mbanin pankartat “Jo kapitullimit” dhe “Vuçiç dorëheqje”, ndërkaq disa kishin veshur edhe bluza me shkronjën Z, simbol i…

Read More

Analisti Ermal Hasimja në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe skenarët politikë që pritet të ndjekë grupi i “Alibeajt” për zgjedhjet vendore të 14 majit.   Teksa Berisha përmes koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka nxjerrë Belind Këlliçin si kandidat për Bashkinë Tiranë, PD zyrtare u bë me dije se ka dy emra në tryezën e diskutimeve, Roland Bejkon dhe Jonila Godole.   Lidhur me emrat apo vulën, Hasimja tha se votuesit vlerësojnë të dyja elementët, emrat, por fillimisht dhe vulën. Sipas tij, një rrjedhje e votave të demokratëve do të shkaktonte…

Read More

Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz në Shkup, së bashku me shoqatat profesionale: Shoqata Mjekësore e Maqedonisë, Shoqata e Pneumoftiziologëve dhe Shoqata e Pediatrisë Maqedonase iu bashkua aktiviteteve të sivjetshme të Partneritetit Stop TB, e cila është një nismë dhe partneritet ndërkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, Zvicër, në lidhje me kremtimin e Ditës Botërore për të luftuar tuberkulozin (TB) më 24 mars 2023. Çdo vit, më 24 mars, përkujtohet dita e vitit 1882 kur Dr. Robert Koh shpalli zbulimin e bacilit të tuberkulozit. Kjo ditë është për mobilizim dhe angazhimi politik dhe social…

Read More

E premte, 24 Mars 2023 – 21:40 albinfo.ch (KEYSTONE/Michael Buholzer). Marrja dramatike e Credit Suisse nga rivali i saj UBS, sipas një marrëveshjeje të mbështetur nga qeveria, i ka acaruar qytetarët zviceranë. Zemërimi dhe pasiguria janë ndjenjat mbizotëruese në mesin e qytetarëve zviceranë sipas një sondazhi, pothuajse një javë pasi UBS mori Credit Suisse pasi humbi besimin e investitorëve, shkruan Swissinfo.ch, përcjellë albinfo.ch. Një sondazh i kryer nga instituti kërkimor gfs.bern për Korporatën Zvicerane të Transmetimeve zbuloi se 66% e qytetarëve zviceranë janë të zemëruar dhe 60% ndihen të pasigurt edhe pas shpëtimit të bankës. Edhe pse pakënaqësia është e…

Read More

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë. Lajmin e bëri me dije vetë themeluesi i Meta-s këtë të premte në Instagram. 38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë dhe ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg. “Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim”, shkruan ai. Marku – i cili pushoi nga puna 10,000 punonjës të Meta-s në fillim të këtij muaji – shihet në foto duke qëndruar pranë foshnjës dhe duke i dhënë një buzëqeshje. Në imazhin tjetër, Zuckerberg publikoi një imazh të bashkëshortes…

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rrezikun e një krize bankare që do të zhvillohej nga turbulencat e fundit financiare globale duke goditur ekonominë edhe më fort se kriza e energjisë e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.   Pas një takimi në Bruksel, krerët e qeverive së BE-së thanë se huadhënësit në Evropë janë përgjithësisht në pozita të shëndetshme dhe në gjendje të përballojnë një kombinim të rritjes së normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.   “Sistemi bankar është i qëndrueshëm në Evropë,” u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit. Kryeministri holandez Mark…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u bëri sot thirrje partive politike dhe institucioneve të zbatojnë ligjin, rekomandimet e ODIHR-it dhe standartet ndërkombëtare në fushatën e zgjedhjeve vendore, që po afron.   Përmes një deklarate në rrjetet sociale ambasada theksoi gjetjet e misionit të ODIHR gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare dy vjet më parë, ku “pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale”.   Ambasadorja Yuri Kim diskutoi me drejtuesit e partive politike se fushatat zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente.…

Read More