Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rama “shkund” kryebashkiakët, kritika të forta për menaxhimin! Shkarkohen të gjithë krerët e Njësive Administrative

11 Korrik, 2025

“Çelësat e karburantit ishin të kyçur, motorët e aeroplanit u fikën”, dalin detaje nga aksidenti tragjik i Air India ku humbën jetën 242 persona

11 Korrik, 2025

Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025

11 Korrik, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Rama “shkund” kryebashkiakët, kritika të forta për menaxhimin! Shkarkohen të gjithë krerët e Njësive Administrative
  • “Çelësat e karburantit ishin të kyçur, motorët e aeroplanit u fikën”, dalin detaje nga aksidenti tragjik i Air India ku humbën jetën 242 persona
  • Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025
  • “I shoh shumë të lodhur”/ Pas drejtorëve, Rama thirrje krerëve të bashkive: Shkarkoni nënkryetarët
  • Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë
  • Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz
  • Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 11 Korrik
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rreziku i krizës ekonomike/ Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare

24 Mars, 2023 Opinion
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rrezikun e një krize bankare që do të zhvillohej nga turbulencat e fundit financiare globale duke goditur ekonominë edhe më fort se kriza e energjisë e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

Pas një takimi në Bruksel, krerët e qeverive së BE-së thanë se huadhënësit në Evropë janë përgjithësisht në pozita të shëndetshme dhe në gjendje të përballojnë një kombinim të rritjes së normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.

 

“Sistemi bankar është i qëndrueshëm në Evropë,” u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit. Kryeministri holandez Mark Rutte tha: “Në përgjithësi, mendoj se jemi në gjendje të mirë”.

 

Diskutimet e BE-së erdhën pas mbylljes së dy bankave amerikane nga rregullatorët amerikanë, përfshirë Silicon Valley Bank, dhe një blerjeje të orkestruar nga Zvicra të huadhënësit problematik Credit Suisse nga rivali UBS.

 

Veprimet emergjente në të dy anët e Atlantikut ringjallën kujtimet e krizës financiare globale të vitit 2008 dhe krizës së borxhit të BE-së që pasoi, që pothuajse shpërbëu monedhën euro që tani përdoret nga 20 vende evropiane.

 

Një tregues i shqetësimeve në tregun evropian, aksionet e kompanisë Deutsche Bank, huadhënësi më i madh i Gjermanisë, ranë deri në 14% në Frankfurt të premten.

 

Kancelari Scholz hodhi poshtë idenë e dobësive themelore në bankën Deutsche Bank, duke thënë se ajo është bërë “shumë fitimprurëse” pas modernizimit të biznesit të saj.

 

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur ndonjë shqetësim,” tha ai.

 

Ekonomia evropiane është ngadalësuar me shpejtësi që kur Rusia pushtoi Ukrainën 13 muaj më parë e deri më sot, duke e lënë BE-në në rrezik të një recesioni. Lufta ka nxitur inflacionin duke sjellë shkurtime në furnizimet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus dhe ka ulur besimin e konsumatorëve dhe të biznesit.

 

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, pret që rritja ekonomike në bllokun prej 27-vendesh të ngadalësohet në 0.8% këtë vit nga 3.5% në 2022 dhe 5.4% në 2021. Një rikthim i parashikuar i rritjes në 1.6% vitin e ardhshëm varet nga një sektor i shëndetshëm bankar që është në gjendje të japë kredi për bizneset dhe konsumatorët dhe të mbrojë depozitat.

 

BE-ja ka përforcuar rregulloret e saj të institucioneve financiare që nga kriza e borxhit të euros dhe para së premtes pak shenja ishte shfaqur për një përhapje më të gjerë në Evropë nga shpëtimi dramatik i Credit Suisse.

 

Megjithatë, mbikëqyrja financiare në Evropë mbetet në duart e autoriteteve të BE-së dhe kombëtare që ndjekin qasje të përbashkëta në vend që t’i kushtojnë vëmendje një rregulloreje të vetme aktuale evropiane.

 

 

Në frontin e tregut, zyrtarët kanë thënë se bankat evropiane në përgjithësi kanë rezerva adekuate të parave – ndërkohë që kërkojnë ende vigjilencë. “Sektori ynë bankar është elastik, me pozita të forta kapitali dhe likuiditeti”, thanë liderët e BE-së në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre./VOA/

Lexuar: 61

Lajme të ngjashme

Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim

Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

NËPËRMJET KËNDVËSHTRIMEVE TË NDRYSHME: Dita Botërore e Ndergjegjësimit për Autizmin

Drama, manipulimi dhe kufijtë emocional: ÇFARË NA ZBULON “BIG BROTHER”?

“Viti i ri me halle të vjetra për personat me aftësi të kufizuara”

Dy rrugët e jetës njerëzore

showbiz

Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”

Showbiz 10 Korrik, 2025

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Bëhet fjalë…

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Showbiz 10 Korrik, 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një…

U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn

Showbiz 10 Korrik, 2025

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut,…

Horoskopi ditor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Showbiz 8 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt…

Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale

Showbiz 2 Korrik, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shabani – Fero. Fero, i…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.