Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

20 Prill, 2026

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

20 Prill, 2026

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës nderoi jetën dhe veprën e Prof. Dr. Ramiz Abdylit

20 Prill, 2026

Gashi uron Radevin, pret qeveri stabile në Bullgari dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve

20 Prill, 2026

10 hektarë pyll i ulët i djegur pranë Glazhnjës

20 Prill, 2026

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5 në burg dhe 6 detyrim paraqitje

20 Prill, 2026

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet në grup, do bëjmë bilancin e çdo deputeti

20 Prill, 2026

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë tituj pronësie, sidomos në Himarë

20 Prill, 2026

19-vjeçari nga Kumanova pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motor në shtyllë elektrike

20 Prill, 2026

Ulen çmimet e derivateve të naftës

20 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zgjedhjet vendore/ SHBA thirrje partive politike: Mos shkelni Kodin Zgjedhor

TV NewsBy TV News24 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u bëri sot thirrje partive politike dhe institucioneve të zbatojnë ligjin, rekomandimet e ODIHR-it dhe standartet ndërkombëtare në fushatën e zgjedhjeve vendore, që po afron.

 

Përmes një deklarate në rrjetet sociale ambasada theksoi gjetjet e misionit të ODIHR gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare dy vjet më parë, ku “pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale”.

 

Ambasadorja Yuri Kim diskutoi me drejtuesit e partive politike se fushatat zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente.

 

“Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve. Në të theksohet se strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon korrupsioni, si një kërcënimin unik për demokracinë dhe sigurinë kombëtare.

 

“Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë. Ne nxisim të gjithë drejtuesit dhe institucionet, që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe të sigurojnë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj demokratike”, thuhet në deklaratë.

 

Afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryebashkiakë është 27 marsi. Partitë politike po shtojnë përpjekjet për të mbyllur këto lista brenda afatit me kandidatët e tyre më të mirë.

 

Partia Socialiste ka konfirmuar dhe rikonfirmuar jozyrtarisht pjesën më të madhe të kandidatëve për kryetarë në bashkitë më të mëdha. Kryesia e saj mblidhet të shtunën pasdite për të shqyrtuar kandidatët.

 

Në radhët e opozitës, Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj u regjistrua nga Komisioni i Zgjedhjeve si subjekt zgjedhor dhe tani është në fazën e përgjedhjes së kandidatëve.

 

Ai bëri të ditur se pas mbledhjes së grupit parlamentar se të shtunën Ndërsa grupi mbështetës i ish kryeministrit Sali Berisha nuk u regjistrua nga KQZ si subjekt zgjedhor dhe kandidatët e tyre do të përfaqësojnë në zgjedhjet koalicionin e tyre me Partinë e Lirisë.

 

Ish kryeministri Berisha refuzoi kategorikisht ftesën e Alibeajt për kandidatë të përbashkët nga të dy pjesët e partisë.

 

Mospajtimet i kanë larguar palët përherë e më shumë, dhe nuk shihen shenja për ndonjë afrim mes tyre, qyshkur zoti Berisha u shpall familjarisht non grata për korrupsion dhe cënim të demokracisë nga SHBA-të dhe u përjashtua për këtë nga grupi parlamentar prej ish kryetarit Lulzim Basha./VOA/

Lexuar: 111

Lajme te ngjashme

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës nderoi jetën dhe veprën e Prof. Dr. Ramiz Abdylit

Gashi uron Radevin, pret qeveri stabile në Bullgari dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve

10 hektarë pyll i ulët i djegur pranë Glazhnjës

19-vjeçari nga Kumanova pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motor në shtyllë elektrike

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Kumanovë/ 46-vjeçari rrahet në “Garnizon”, policia heton rastin

Lajmet e fundit

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

20 Prill, 2026

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

20 Prill, 2026

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës nderoi jetën dhe veprën e Prof. Dr. Ramiz Abdylit

20 Prill, 2026

Gashi uron Radevin, pret qeveri stabile në Bullgari dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve

20 Prill, 2026

10 hektarë pyll i ulët i djegur pranë Glazhnjës

20 Prill, 2026

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5 në burg dhe 6 detyrim paraqitje

20 Prill, 2026

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet në grup, do bëjmë bilancin e çdo deputeti

20 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.