TV News
Sport

Nedim Bajrami “hero” i Sassuolos, i jep fitoren në shtesë

Nedim Bajrami hero i Sassuolos. Fantazisti i kombëtares shqiptarë shënoi golin e fitores 3 me 2 të skuadrës së tij kundër Cremoneses, në një sfidë përmbyllëse të javës së 25 të Serie A.

 

Dueli i transmetuar në Tring, në fakt ishte i luftuar dhe me mjaft emocione në stadiumin Mapei.

 

Dy golat e vendasve në pjesën e parë shënuar nga Lorient dhe Fratesi, në minutat 26 dhe 41, dhanë përshtypjen e një trepikëshi të lehtë për Sassuolon.

 

Mirëpo miqtë nga Cremona të etur për pikët e mbijetesës reaguan fort dhe barazuan falë një dygolëshi të Desers në minutat 62 dhe 83.

 

Mirëpo, teksa sfida u fut në shtesë, ai që mendoi për t’i dhënë Sassuolos një trepikësh të çmuar, që e fut krejtësisht në një zonë të qetë të klasifikimit, ishte Nedim Bajrami.

 

Futbollisti kuqezi u fut nga stoli, në minutën e 68 dhe ia doli që të jetë hero në fund, pas një goli shumë të bukur shënuar më të djathtën, asistuar nga Lorient.

 

Për 24-vjeçarin, ky ishte goli i dytë sezon, pasi gjatë fazës së parë i kishte shënuar një gol fantastik Milanit, përmes një goditje dënimi, kur luante për ngjyrat e Empolit.

Lajme të ngjashme

Besart Memeti nga Kumanova shpallet kampion i Maqedonisë

Suad Avdiu

Zyrtare, futbollistja shqiptare firmos kontratë me Interin

Suad Avdiu

Skena shqetësuese në Copa Libertadores, lojtari rrëzohet në fushë pa ndjenja

Suad Avdiu