Autor: TV News
Në prezantimin e projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve (BRT), ku ishin të pranishëm ekspertë të transportit nga agjencia gjermane e GIZ-it, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas, si dhe ekspertë të lëvizshmërisë nga Bashkimi Europian, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se Tirana është një qytet që rritet me 20-25 mijë banorë në vit, çka sjell një rritje me 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ai shtoi se këto numra bëjnë që Tirana përballet me një sfidë për lëvizshmërinë, të cilën po e kalojnë të gjitha qytetet e medha, qoftë Athina, Roma apo Milano. “Ndonjëherë…
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë. Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën hetim për formim dhe anëtarësim në një organizatë terroriste. Sipas mediave greke është kontrolluar banesa ku qëndronin dy të arrestuarit në Athinë, në Omonia. Më pas u krye një bastisje në një ndërtesë pranë vendbanimit të romëve në Liosia. Në banesë nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Sipas një raporti të ERT, një nga dy të arrestuarit e akuzuar për planifikimin e një sulmi në një restorant hebre në qendër të Athinës jetonte në…
E mërkurë, 29 Mars 2023 – 15:20 albinfo.ch Mësohet se regjisori dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit, përcjell albinfo.ch. Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e QKK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Jam i gëzuar dhe i nderuar t’i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtë në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin artit e kulturës së filmit, mbrojtjen dhe festimin e trashëgimisë kinematografike, si dhe edukimin e audiencave në vend dhe Evropë”, ka thënë ai. Çitaku i…
Një diamant rozë me shkëlqim të pakrahasueshëm pritet të arrijë vlerën mbi 35 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Nju Jork, njoftoi të mërkurën shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Me peshë 10,57 karat dhe me emrin “The Eternal Pink”, guri i çmuar “ultra i rrallë” do të dalë në ankand këtë qershor, katër vjet pasi firma afrikano-jugore De Beers e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Botsvana. Zyrtarisht i klasifikuar si “rozë e purpurt” në ngjyrë, ai është diamanti më i vlefshëm i nuancës së tij që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s. Ngjyra e…
Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen, i cili sot po viziton Shkupin, thotë se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të dramatizohen sepse, siç tha ai, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Maqedoninë e Veriut është diçka që gjithsesi nënkuptohet, transmeton bild.mk. “Nuk do të doja të shprehem shumë në lidhje me çështjet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, por sot do të mbaj një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë situatë do t’u kërkoj të gjitha grupeve parlamentare me mendim shumë të thellë të veprojnë për këtë çështje…
Mbreti i Britanise se Madhe, çarli i tretë dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha kamilla, kanë mbërritur në Gjermani për një vizitë zyrtare. Çifti mbretëror u mirëprit me 21 të shtëna armësh dhe dy avionë luftarkë që fluturonin në qiell në aeroportin e Berlinit. Më vonë ata do të kalojnë tapetin e kuq për tu mirëpritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti gjerman. Kjo është vizita e parë zyrtare e mbretit Çarls jashtë shtetit që prej kalimit të tij në fron. Të enjten, mbreti i Britanise pritet të mbajë edhe një fjalim në parlamentin gjerman, ngjarje e…
Të paktën 38 persona kanë vdekur në një qendër për migrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre. Shumica e viktimave kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, në tentim e sipër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ata janë nisur drejt kufirit, në pritje të skadimit të një mase të fuqizuar përgjatë pandemisë së koronavirusit, e cila i ka dhënë mundësi Qeverisë amerikane që të dëbojë migrantët që tentojnë ta kalojë kufirin. Mediat lokale kanë thënë se migrantët brenda ndërtesës, ku…
E mërkurë, 29 Mars 2023 – 14:20 albinfo.ch Diego González Gjatë një prononcimi, ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha se Franca do të rrisë duke filluar nga fundi i marsit furnizimet me predha 155 mm, duke dërguar 2,000 predha në muaj. Franca do të vërë në dispozicion pajisjet e nevojshme për kundërsulmin e Ukrainës. Predhat 155 milimetra mund të përdoren jo vetëm me armë artilerie të prodhimit francez, por edhe me armë artilerie të tipit Panzerhaubitze 2000, që Gjermania i ka vënë në dispozicion Ukrainës. Sipas Lecornu Franca sikurse kishte premtuar po përgatit për t’i dorëzuar së shpejti Ukrainës…
Aciditeti është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që mund të shkaktojë dispepsi. Ndjesia e djegies në gjoks që ndodh kur acidi i stomakut kthehet në ezofag është ajo që ne e quajmë urth për shkak të aciditetit. Gjendja mund të bëhet jashtëzakonisht e dhimbshme nëse nuk trajtohet në kohë. Çështjet e tretjes, veçanërisht aciditeti, mund të jenë jashtëzakonisht të pakëndshme, kështu që është e domosdoshme të gjeni një zgjidhje të lehtë që t’ju lehtësojë. Më poshtë ka disa këshilla se si mund të largoni djegien e stomakut përmes disa kurave natyrale të cilat janë mjaft efektive. Si formohet…
Është miratuar plani për menaxhim me Parkun Kombëtar (PK) “Mali Sharr” për periudhën 2022-2031. “Në takimet e gjata konsultative ishin të përfshirë rreth 70 ekspert, më së paku 30 përfaqësues të ndryshëm të palëve të interesuara, panumërt komunikim me mail dhe sqarime telefonike, netë pa gjumë dhe lobime. Shprehim falënderimin tonë te të gjithë të involvuarit për përkrahjen e madhe në këtë proces të gjatë”, informuan nga PK “Mali Sharr”. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Zo8LdPaYaUDw3HqLFYzEKDUJ1bXQwAswvv272FVouhqhtBtJLPFt8aoUGroWFMuXl&id=100083035916886&mibextid=qC1gEa
