Autor: TV News

Gisela dhe Brikenda janë përballur me njëra-tjetrën, pas përplasjes së ashpër gjatë takimit me njërin prej djemve, Artjonin. Të ulura përballë njëra-tjetrës në studion e Për’puthen, ato kanë sqaruar konfliktin me njëra-tjetrën. Gisela: Nuk e prisja që do të shkonte ashtu. Brikenda: Ti nise të bërtisje, po flisje me zë të lartë jo që pritej nga ti, por ishe shumë e acaruar, nuk po bërtisja aq shumë, unë nuk jam njeri që reagoj ashtu, por ishte një situatë që nuk dija ça po bëje. Gisela: Unë djalit që kam dalë në takim më parë i kam shkuar afër dhe ia…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me ministrin për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksander Shalenberg. “Përkrahja e vazhdueshme e Republikës së Austrisë për anëtarësimin e shtetit në BE është reflektuar në të gjithë sektorët, jo vetëm në marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, por edhe në bashkëpunimin dinamik sektorial”, theksoi ministri Osmani. Duke pasur parasysh se Austria është vendi numër një për nga numri i investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, të dy bashkëbiseduesit shprehën pritjet që kapacitetet e kompanive austriake të pranishme në tregun tonë do të vazhdojnë të rriten edhe…

Read More

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Cërrikut, Servet Duzhën.   Berisha është shprehur se vendi po zhytet  çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri, teksa u ka kërkuar votën qytetarëve që në këto 8 vite nuk janë përfaqësuar.   Më 14 maj jeni të ftuar të votoni Servet Duzhën, të votoni ndryshimin në mënyrë që të gjithë potencialet e kësaj bashkie, të gjitha të ardhurat, resurset, mundësitë, të ju rikthehen ju në shërbime, të rikthehen në punësim, mbështetje, zhvillim.   Pra, ky ndryshim është një ndryshim shumë i madh, krahasuar me qeverisjen aktuale,…

Read More

Ministri malazez i Drejtësisë, Marko Kovaq, tha më 29 mars se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po kërkojnë ekstradimin e Do Kwon, ish-drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs, i cili dyshohet për humbjen e investimeve – në vlerë prej më shumë se 40 miliardë dollarësh.   Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang Joon, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars, teksa po përpiqeshin të iknin në Dubai me dokumente të falsifikuara, sipas MD-së.   Kovaq tha se Koreja e Jugut ka kërkuar ekstradimin e të dyve.…

Read More

Qeveria gjermane miratoi projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu rregullorja do të bëhet pa afat E mërkurë, 29 Mars 2023 – 18:20 albinfo.ch (KEYSTONE/Christian Beutler) Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të vijnë për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (29.03.2023) në kuadër të projektligjit të ri të migrimit të fuqisë punëtore. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet…

Read More

Një ish-gardian burgu i kthyer në shkrimtar, ka ofruar së fundmi shpjegimin e tij se përse rojet femra kapesh vazhdimisht duke bërë seks me të burgosurit ne Britani, duke thënë se ka një numër faktorësh që ndikojnë. Prej vitit 2019, 31 gardiane femra në Britani janë shkarkuar për lidhje seksuale me të burgosur, duke përfshirë dhe një që lindi një fëmijë nga lidhja. E reja tha se “lidhja e saj doli jashtë kontrolli” pasi mes faktorëve të tjerë, nuk kishte marrë trajnimin e duhur për detyrën. Edhe autori Neil ‘Sam’ Samworth, i cili ka punuar për 11 vjet në burgun…

Read More

Policia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rritje të pagave për 3.086 denarë, rritje e paralajmëruar nga vetëm ministri Oliver Spasovski. “Me vendimin në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill”, deklaroi Spasovski. Ministri Spasovski theksoi që kjo rritje vjen pas bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ndërsa rikujtoi që kjo është rritja e katërt e pagave për…

Read More

Gjatë prezantimit të projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve, ose ndryshe Bus Rapid Transit (BRT), kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes në aksident të autobusëve.   Duke analizuar shkaqet, por dhe faktin e shtimit të numrit të tyre në Tiranë, pothuajse 4-fish krahasuar me më parë, Veliaj tha se në shumicën e tyre aksidentin e ka shkaktuar një makinë dhe jo autobusi.   “Nga 100 autobusë që kishim 8 vjet më parë, sot në Tiranë qarkullojnë 420 autobusë. Vetëm 4-fishimi i flotës së tyre do të thotë se ka…

Read More

Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do të informojë më Shtetet e Bashkuara lidhur me provat e saj me raketa. Njoftimi erdhi ndërkohë që ushtria ruse vendosi sisteme të lëvizshme të lëshimit të raketave në Siberi, në një shfaqje të aftësive të mëdha bërthamore të vendit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.   Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov citohet nga agjencitë ruse të lajmeve, të ketë thënë se Moska ka ndalur të gjitha llojet e shkëmbimit të informacionit me Uashingtonin.   Muajin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin pezulloi traktatin e ri START, paktin e…

Read More

Një burrë i cili thotë se është i fejuar me një kukull ka njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të tretë. Cristian Montenegro, nga Kolumbia pati thënë se e fejuara e tij Natalia është ‘dashuria e jetës së tij’, sipas mediave të huaja. Çifti, të cilët tashmë kanë një djalë dhe një vajzë së bashku, sipas kolumbianit zbuluan se ata e kanë quajtur të porsalindurin e tyre Sammy. Kolumbia ka publikuar fotografi të kukullës Natalia në spitali pasi ‘lindi’ fëmijën e tyre të tretë. Derisa ai qëndron pranë saj, një mjek kukull, i veshur me një pallto të bardhë laboratori,…

Read More