TV News
Maqedoni

Presidenti i Austrisë në Shkup: Mos i dramatizoni ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen, i cili sot po viziton Shkupin, thotë se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të dramatizohen sepse, siç tha ai, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Maqedoninë e Veriut është diçka që gjithsesi nënkuptohet, transmeton bild.mk.

“Nuk do të doja të shprehem shumë në lidhje me çështjet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, por sot do të mbaj një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë situatë do t’u kërkoj të gjitha grupeve parlamentare me mendim shumë të thellë të veprojnë për këtë çështje dhe të mendojnë çka rrezikohet në afat më të gjatë , duke pasur parasysh se mbrojtja e pakicave në Maqedoninë e Veriut tashmë është diçka që nënkuptohet, kështu që ky hap tjetër nuk duhet të dramatizohet tani, për mendimin tim”, potencoi Van der Belen në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij, Stevo Pendarovski.

Presidenti austriak shtoi se e kupton zhgënjimin për shkak të kohëzgjatjes së procesit të integrimit evropian, por vuri në dukje Kroacinë si shembull që duhet ndjekur.

“Frustrimi për kohëzgjatjen e procesit është i kuptueshëm, por ju lutemi mos e humbisni qëllimin. Kroacia ka treguar se pritja është e mundur kur të gjitha forcat e rëndësishme politike po veprojnë në të njëjtin drejtim. Le të punojmë së bashku për pranimin e hershëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Unë mund t’ju garantoj se Austria do të jetë në dispozicionin tuaj si një partner i besueshëm në të ardhmen”, tha Van der Bellen. / bild.mk

Lajme të ngjashme

Taravari thotë se është duke menduar nëse do ta pranojë postin e ministrit të Shëndetësisë

Suad Avdiu

Geer: Do i shohim veprimet pas formimit të qeverisë, do i mbështesim ata që ndërmarrin veprime reale në rrugën drejt BE-së

Suad Avdiu

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 28 maj

Suad Avdiu