Autor: TV News
Monarku Charles i tretë i Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar Bungestagut me një fjalim gjatë vizitës së tij tre ditore në Gjermani. Mbreti e nisi fjalimin e tij në gjermanisht duke theksuar marrëdhëniet e ngushta të Britanisë së madhe dhe Gjermanisë ndersa premtoi të ardhme edhe më të mirë mes dy vendeve. CHALRESMBRET I MBRETERISE SE BASHKUAR “Gruaja ime dhe unë jemi shumë të kënaqur që turneu im i parë jashtë shtetit si mbret është një ftesë për në Gjermani.Jam i kënaqur që jam në gjendje të flas këtu sot për të riafirmuar angazhimin midis vendeve tona…
E enjte, 30 Mars 2023 – 14:40 albinfo.ch Raportohet se dy helikopterë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën mes vete gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki të mërkurën mbrëma, tha një zëdhënëse e ushtrisë, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, guvernatori i Kentakit tha se pritet të ketë fatalitete dhe kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit. “I kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe pritet të këtë viktima”, tha ai në një postim në Twitter. Por, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur viktima…
Antibiotikët janë një klasë e barnave të përdorura gjerësisht për trajtimin e infeksioneve bakteriale. Ato në mënyrë efektive vrasin ose ndalojnë rritjen e baktereve që shkaktojnë infeksione dhe duhet të merren gjithmonë në konsultim me një mjek. Antibiotikët janë të disponueshëm në forma të ndryshme, si kapsula, tableta, injeksione, kremra dhe pomada. Fatkeqësisht, ndërsa antibiotikët kanë qenë një zbulim i rëndësishëm mjekësor, ata gjithashtu kanë disa efekte anësore. Në këtë artikull, Spitali Dr Suryasnata Das Jaypee do të diskutojë efektet anësore të ilaçeve antibiotike Dëmtimi i mëlçisë dhe veshkave: Përdorimi afatgjatë i antibiotikëve mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë dhe…
Shqiptimi i aktgjykimit vijon pasi biznesmeni në seancën e parë të mbajtur më 20 mars të këtij viti e pranoi fajin dhe procedura për atë u bë ndaras. Atëherë me atë në bankën e të akuzuarve u ul edhe Cvetan Pandelevski dhe Jovanço Taskovski. Pandelevski nuk e pranoi fajin dhe para gjykatës tha se nuk e kupton aktakuzën dhe nuk ndjehet fajtor. Biznesmeni Zoranço Mitrovski në rastin “Perandoria” u dënua me dy vite burg me kusht që nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Aktgjykimin i formës jo të plotfuqishme…
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar. Shkak u bë mungesa e avokatit të Etleva Kondit, si dhe mbrojtësi ligjor i kompanisë “Albtek Energy “. Akuza u përfaqësua nga Klodian Braho, i cili ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake si dhe Arben Kraja, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. Prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve, pasi ata u bënë shkak për shtyrjen e seancës. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri, Lefter Koka, nuk…
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi të enjten Kinën se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Evropës. “Duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim”, tha shefja e BE-së. Ajo shtoi se Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ka përgjegjësi të mbajë rol konstruktiv në tentimet për arritjen e një…
Sigurimi i papunësisë dhe infrastruktura hekurudhore, të prekura nga shkurtimet buxhetore E enjte, 30 Mars 2023 – 12:40 albinfo.ch pixabay Për të “lehtësuar barrën e buxhetit”, qeveria do të bëjë ulje të përkohshme të kontributeve në skemën e sigurimit të papunësisë dhe infrastrukturën hekurudhore, njoftoi të mërkurën Këshilli Federal, përcjell albinfo.ch. Kontributi i qeverisë për sigurimin e papunësisë do të reduktohet me 250 milionë franga në vit për pesë vjet. Megjithatë, një klauzolë mbrojtëse do të garantojë që ky sigurim të mos përjetojë vështirësi financiare në rast të rritjes së ndjeshme të papunësisë. Për infrastrukturën hekurudhore, kontributi vjetor do…
Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjëndrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës. Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët. Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet. Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kurat më të mira natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni këtë problem në kushtet e shtëpisë.…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 169 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 49 për tejkalim të shpejtësisë,9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba për mosdhënien përparësi gjatë tejkalimit. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. “Kontrollet e shtuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftojnë nga MPB-ja.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për hetim tre të akuzuarit për vrasjen e Menduh Kurtdedës. Marjeta Karaj, Besmir Karaj, nënë dhe bir si dhe Gazmir Ngota si bashkëpunëtor i tyre do të gjykohen për vrasjen makabre të ndodhur në vitin 2017. Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj kanë marrë peng të ndjerin dhe dhunuar atë. Më pas e kanë transportuar në Kodër Shupal, ku e kanë lidhur dhe i kanë bërë presion për kthimin e një borxhi që pretendonin se iu detyrohej viktima. Pas dhunës dhe presionit ata kanë djegur dhe groposur…
