Autor: TV News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar këtë të enjte një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj lidhur me procesin e menaxhimit të fondeve për rindërtimin.   Tabaku kërkoi që qeveria të përcaktonte koston e rindërtimit duke e akuzuar për shpërdorim të donacioneve dhe parave publike në emër të këtij procesit.   “Na mungojnë të dhëna totale lidhur me kostot e këtij procesi. Sa është fondi që është shpenzuar? Sa është fatura e rindërtimin në total? Sa është vlera e fondeve të vendosura me VKM? Në 3 vite e gjysëm ne nuk kemi arritur të kuptojmë…

Read More

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022, dhjetëra mijëra gra janë bashkuar vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Nga fundi i vitit të kaluar, ministria ukrainase e mbrojtjes thotë se pothuajse 60,000 gra shërbenin në ushtri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze u takua me dy ish-gazetare që kanë një vit që po luftojnë për Ukrainën.   U takuam për herë të parë me Marharyta Rivchachenko në shtator pranë qytetit të Iziumit. Ajo shoqëroi një ekip televiziv të Zërit të Amerikës që kërkonte krime të dyshuara lufte nga forcat ruse. Me pamje të brishtë, por…

Read More

E enjte, 30 Mars 2023 – 15:50 albinfo.ch @pixabay Mësohet se Spanja po përballet me temperatura të larta, ende pa nisur stina e verës, përcjell albinfo.ch. Në disa qytete, termometri ka shënuar mbi 31 gradë. Në zonat veriore të vendit, që kanë një klimë me të ftohtë, gjatë nisjes së kësaj jave temperatura ka qenë 28 deri në 30 gradë. Kurse në zonën e Mesdheut, termometri shënuar më tepër se 31 gradë. Kjo ka bërë që për shkak të klimës së ngrohtë turistët t’u drejtohen plazheve. Por rritja e temperaturave në këtë periudhë të vitit është e pazakontë. Ekspertët paralajmërojnë…

Read More

Rënia e flokëve tek meshkujt është shpesh një temë më pak e diskutuar në shoqëri. Burrat që vuajnë nga ajo mund të përjetojnë një sërë emocionesh të vështira dhe shumicën e kohës mund të jenë të pakënaqur me situatën e tyre. Flokët luajnë një rol jetësor në përcaktimin e imazhit për veten dhe në formimin e perceptimeve shoqërore. Ndonëse mund të mos jetë një ndryshim fizik i rrezikshëm për jetën, por humbja e flokëve tek të rinjtë mund të çojë në probleme personale, sociale dhe të lidhura me punën. Studimet kanë gjetur se rënia e flokëve është e dëmshme psikologjikisht.…

Read More

Reformat janë prioritet për BE-në, por rruga drejt BE-së do të hapet vetëm me amendamentet kushtetuese, ka deklaruar për TV Telma, zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska – Madiq. Ajo tha se nuk ka më vend për kalkulime dhe menjëherë duhet të formohet grupi punues për ndryshime kushtetuese. “Jemi në konsultim me ministrin, kryeministrin, presidentin dhe tashmë po flasim me ekspertë. Bëhet fjalë për profesorë eminentë të së drejtës kushtetuese, por edhe ekspertë që tashmë kanë marrë pjesë në grupet e punës për ndryshimin e Kushtetutës. Fokusi dhe qëllimi i vetëm është Preambula dhe përfshirja e bullgarëve dhe të tjerëve në…

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se me tatimin mbi profesionet e lira, po largon nga Shqipëria ekspertët. Nga foltorja e parlamenti, Berisha deklaroi votën kundër deputetëve demokratë, duke theksuar se ky ligj godet shtresën e mesme.   “Sot ju po kaloni këtu në Parlament, një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj, i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë”, tha ai.   Por ministrja e financave, Delina Ibrahimaj, ka mbrojtur draftin e qeverisë, që sipas saj do të ofrojë barazi në taksim.   Tatimi i profesioneve të lira do të hyjë në fuqi nga 1 janari…

Read More

Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të vijnë për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (29.03.2023) në kuader të projektligjit të ri të migrimit të fuqisë punëtore. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në vit. Por ministri shtoi se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të…

Read More

E enjte, 30 Mars 2023 – 14:20 albinfo.ch Keystone Njoftimi të mërkurën se Zvicra është gati të rifillojë bisedimet me BE-në dhe të riparojë marrëdhëniet e tensionuara midis Brukselit dhe Bernës u prit me entuziazëm nga shumica e partive politike dhe shoqatave të biznesit, përcjell albinfo.ch. Siç theksoi deputeti Cédric Wermuth, “është thelbësore që besimi i ndërsjellë [midis dy kampeve] të rivendoset”. Dhe për Economiesuisse, një organizatë ombrellë për bizneset e Zvicrës, rifillimi i bisedimeve është një “hap i rëndësishëm për marrëdhëniet politike me Evropën, por edhe për ekonominë zvicerane”. Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur për rinovimin e…

Read More

Një 30-vjeçar nga Hayling Island, Hampshire u përfshi në një aksident me motoçikletë dhe mbeti i paralizuar nga beli e poshtë. Doktorët nuk i dhanë shpresa duke i thënë se nuk do mund të ecte më kurrë. Megjithatë, 30-vjeçari ka sfiduar mjekët, ku përveçse u shërua plotësisht, ai është bërë një trajner personal i licencuar. Pas aksidentit në 2021 Majk i kaloi gjashtë muajt e parë në spital ndërsa priste të shkonte në një qendër rehabilitimi të shtyllës kurrizore, duke u përballur me një sërë problemesh gjatë qëndrimit të tij. Plagët e tij ishin të infektuara dhe shufrat në shpinë…

Read More

Ministria për Punë të Brendshme po vazhdon me hetimet për zbulimin e personave që kanë kërcënuar me bomba, kështu deklaroi sot ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe shtoi se për momentin nuk mund të jep asnjë informacion rreth hetimeve, megjithatë premtoi se opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha. “Hetimet bëhen në institucione, e jo në media dhe opinion. Për momentin nuk mund të jap detaje. Është mirë të ndiqen informacionet që vijnë nga institucionet relevante. Tani ka shumë informata por edhe dezinformata”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm. Spasovski tha se aktualisht është duke u hetuar një…

Read More