Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026

Deputeti i VV-së thotë se Thaçin do ta presë “i njëjti fat” si Naim Murselin

21 Prill, 2026

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

21 Prill, 2026

Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së në një aksident pune

21 Prill, 2026

Vetaksident në autostradën Podujevë – Prishtinë

21 Prill, 2026

“Ishte e lumtur por e rënduar”, Leonardi tregon bisedën me nënën pas vendimit të Gjykatës

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Perandoria”: Mitrovskit iu shqiptua dënim me kusht, duhet të paguajë edhe dëmshpërblim prej 1,5 milionë eurosh në Buxhet

TV NewsBy TV News30 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shqiptimi i aktgjykimit vijon pasi biznesmeni në seancën e parë të mbajtur më 20 mars të këtij viti e pranoi fajin dhe procedura për atë u bë ndaras. Atëherë me atë në bankën e të akuzuarve u ul edhe Cvetan Pandelevski dhe Jovanço Taskovski. Pandelevski nuk e pranoi fajin dhe para gjykatës tha se nuk e kupton aktakuzën dhe nuk ndjehet fajtor.

Biznesmeni Zoranço Mitrovski në rastin “Perandoria” u dënua me dy vite burg me kusht që nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale.

Aktgjykimin i formës jo të plotfuqishme e shqiptoi këshilli gjykues në Gjykatën themelore penale Shkup në krye me gjykatësen Vaska Nikollovska – Masevska. Përkrah dënimit, me aktgjykimin e shkallës së parë gjykata vendosi që ZorançoMitrovski dhe “Ezemit Vino” SHPKNJP në mënyrë solidare të paguajnë edhe dëmshpërblim prej 92,25 milionë denarësh (rreth 1,5 milionë euro) në llogarinë e Buxhetit të RMV-së, ndërsa firma SHA “Beton Shtip” për dëmin e paradeklaruar udhëzohet që paratë t’i kërkojë nëpërmjet kontestit civil.

Mitrovskit iu shqiptua aktgjykim për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe pastrim parash.

“Gjykata për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare i cakton dënim me burg prej një viti e tre muajsh, ndërsa për veprën pastrim parash, dënim me burg prej një viti e një muaji. Sipas ligjit, për të dy veprat penale gjykata i cakton një masë të vetme alternative dënim me kusht prej dy vitesh burg, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale”, tha Gjykatësja Nikollovska – Masevska.

Shqiptimi i aktgjykimit vijoi pasi Mitrovski në seancën e parë të mbajtur më 20 mars të këtij viti e pranoi fajin dhe procedura ndaj tij u zhvillua ndaras.

Atëherë me atë në bankën e të akuzuarve u ul edhe Cvetan Pandelevski dhe JovançoTaskovski. Pandelevski nuk e pranoi fajin dhe para gjykatës tha se nuk e kupton aktakuzën dhe nuk ndjehet fajtor. Nga ana tjetër Taskovski, nëpërmjet të avokatit të tij kërkoi shtyrje që të bëhet shqyrtim i dëmit, ndërsa avokati MerxhanDauti tha edhe se klienti i tij po hamendet që ta pranojë fajin.

Në hetimin për “Perandorinë” ishin të përfshirë 19 persona, por një pjesë e tyre ndërkohë e pranuan fajin dhe arritën marrëveshje me Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për një pjesë procedura u ndërpre për shkak të vjetrimit, ndërsa për një pjesë kishte aktvendime për ndalimin e procedurës.

Marrëveshje arritën shtatë persona, midis të cilëve më të zëshëm janë emrat e drejtorit të mëparshëm të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.

Mijallkovit me marrëveshjen iu shqiptua dënim me tre vite burg dhe konfiskim i pasurisë në vlerë prej 30 milionë eurosh, sipas udhëheqëses së atëhershme të PTHP NKOK –së, VillmaRuskovska. Dënimin me burg në vend të “Idrizovës”, ai e vuan në burgun e Strugës, që është i llojit të hapur, pasi direkt para fillimit të vuajtjes së dënimit e ndryshoi adresën e banimit nga Shkupi në Ohër.

Përveç kësaj, artikulli që së fundmi u publikua nga “360” tregoi se pasuria e patundshme që i është konfiskuar Sasho Mijallkovit në lëndën “Perandoria” vlen 15 milionë euro, dhe jo 30 milionë.

Marrëveshja e Jordan Kamçevit, pasi e pranoi fajin, ishte që të vuajë një vit burg dhe nëpërmjet firmave të tij ta paguajë 5,2 milionë euro te Drejtoria për të ardhurat publike, gjegjësisht në buxhetin e shtetit. Aktgjykimi për “Perandorinë” u bashkua me atë në rastin “Parcelat në Vodno”, me çka atij iu shqiptuan gjithsej 20 muaj burgim, të cilat njëjtë si Mijallkovi edhe ai i vuajti në SHPN “Strugë” prej ku doli në liri më 6 nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe, hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë që atëkohë u vlerësua rreth 32 milionë euro. Kamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në dhjetor, BIRN njoftoi se në qershor të vtit të kaluar, janë miratuar edhe dy aktgjykime të bazuara në marrëveshje. Njëra është për drejtorin e “Beton Shtip”, Vançe Mijallçev, ndërkaq tjetra për Liljana Gajdovskën nga ndërmarrja e Kamçevit “Kara Sh.A.”

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lexuar: 108

Lajme te ngjashme

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së në një aksident pune

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

Lajmet e fundit

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026

Deputeti i VV-së thotë se Thaçin do ta presë “i njëjti fat” si Naim Murselin

21 Prill, 2026

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.