Autor: TV News
Agjencia e Sigurisë në Rusi ka arrestuar një gazetar të “Wall Street Journal”, të cilin e akuzon për spiunazh. Autoritetet deklaruan se Evan Gershkoviç u arrestua, pasi dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar. Gershkoviç është gazetari i parë i një media amerikane që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi, që nga lufta e ftohtë. Shërbimi i Sigurisë pretendon se Gershkoviç po merrte të dhëna për një kompleks industrial ushtarak rus, që përbën sekret shtetëror. 32-vjeçari Evan Gershkoviç, i cili është shtetas amerikan, mund të përballet me 20 vjet burg, nëse shpallet fajtor…
E enjte, 30 Mars 2023 – 15:25 albinfo.ch Ilustrim Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një komunikate shtesë ka plotësuar raportin e seancës së sotme qeveritare, përcjell albinfo.ch. Sipas një vendimi të ri që qëndron në këtë komunikatë është miratuar informacioni për nevojën e arritjes së Protokollit për donacion të helikopterëve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës. “Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Protokollit për donacion të helikopterëve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës”, qëndron mes tjerash në njoftimin…
Një ish-modele dhe fituese konkursesh bukurie është emëruar sot si personi që vdiq papritur në stallat e kuajve në pronësi të ish-sulmuesit të Anglisë, Michael Owen. 25 vjeçarja Jessica Whalley nuk u arrit të shpëtohej nga mjekët që erdhën në skenë pasi humbi ndjenjat në stallat e Manor House, Cheshire, në veri të Anglisë, ku punonte si menaxhere transporti. 43 vjeçari Owen, raportohej se kishte shpërthyer në lot pas vdekjes shokuese, në stallat ku ai është bashkëpronar me të bijën 19 vjeçare Gemma. Shërbimet e emergjencës erdhën mëngjesin e sotëm në vendngjarje ku shpallën të vdekur zonjushën Whalley rreth orës…
Pak orë para protestës së paralajmëruar, sindikatat e pavarur e Qendrës Klinike ka zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në lidhje me aneksin e kontratës kolektive ku kërkohet korrigjimi i koeficientëve të pagesës së pagave. Nga sindikata bënë të ditur se është arritur marrëveshje. Me këtë do të ketë rritje tre mijë denarë bruto për infermierët, dhe dy mijë denarë për pjesën tjetër, domethënë administratën publike, asistencën e stafit teknik dhe mjekëve.
Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë, që i bën të gjithë më të dashur dhe më pozitivë me njëri-tjetrin. “Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha…
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve në kufijtë evropianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Emigrantët kishin pësuar “grushte, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta… nga policia ose rojet kufitare”, thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të publikuar të enjten, më 30 mars. “U përdorën edhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë trupave të njerëzve ndërsa ata ishin të shtrirë në tokë”, thuhet më…
E enjte, 30 Mars 2023 – 15:00 albinfo.ch Presidenti i Austrisë, Aleksandar Van der Belen, ka kërkuar nga autoritetet maqedonase që sa më parë të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme, sipas tij, në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch. Pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovaki, ai tha se Shkupi duhet të vazhdojë të jetë shembull në rajon sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët, por me të gjitha pakicat e tjera. Që procesi integrimit evropian të ecë përpara, duhet të bëhet edhe një hap…
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngarkuar pengon kujdesin e lëkurës dhe flokëve, ne shpesh përfundojmë duke bërë disa hapa të gabuara. Një nga gjërat që kemi bërë të gjithë në një moment apo në tjetrin është larja e flokëve vonë gjatë natës dhe rënia në gjumë me flokë të lagur. Gjëja e rëndësishme që duhet të dimë është se gjumi me flokë të lagur është një hap vërtet i keq për shëndetin e flokëve. Flokët e lagur jo vetëm që mund të ndikojnë në shëndetin e…
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të nënshkruajnë Protokoll për bashkëpunim. Në nënshkrimin e Protokollit është paralajmëruar fjalim i ambasadorit Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, prokurorit publik i Republikës Lubomir Joveski, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve Publikë, Elvin Veli. Protokolli është iniciativë e Shoqatës së Prokurorëve Publikë, që realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në prag të zgjedhjeve lokale po përpiqet të mashtrojë sërish shqiptarët. Një ditë pasi qeveria miratoi një shpërblim prej 5 mije lekësh për çdo pensionit, Meta theksoi se ky bonus nuk e zgjidh problematikën që ka krijuar qeveria në një dekadë me thellimin e varfëriss e rritjen e inflacionit. “Vetëm pak javë përpara zgjedhjeve, pensionistëve u premtohen 5 mijë lekë të reja, që janë shpenzimet minimale të një jave, apo për ta përkthyer më thjeshtë, çmimi i një thesi miell, apo në disa në raste, duke…
