Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026

Naser Selmani dënohet për shpifje për mendimin se media kontrollohet nga partitë dhe qeveria

16 Shkurt, 2026

Putin i zhdukur mbi një javë?

16 Shkurt, 2026

Fetai: Barabarësia mes katër partive është parim themelor i shkrirjes së VLEN-it në parti

16 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ursula von der Leyen: Ukraina, faktor përcaktues për marrëdhëniet Kinë-Evropë

TV NewsBy TV News30 Mars, 2023 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi të enjten Kinën se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Evropës.

 

“Duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim”, tha shefja e BE-së.

 

Ajo shtoi se Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ka përgjegjësi të mbajë rol konstruktiv në tentimet për arritjen e një “paqe të drejtë” të bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e trupave pushtuese të Rusisë.

 

“Çdo plan paqeje që në fakt do të konsolidonte aneksimet ruse thjesht nuk është plan i zbatueshëm”, tha ajo gjatë një fjalimi në Bruksel në prag të një udhëtimi në Pekin.

 

Më 23 mars u bë e ditur se udhëheqësit e BE-së do ta miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për ta ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.

 

Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.

 

Ndërkaq, një ditë më vonë, më 24 mars, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurin, Josep Borrell tha se partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet të mirëpresë të gjitha përpjekjet e Pekinit për t’u distancuar nga lufta e Moskës në Ukrainë.

 

Deklaratat e Borrellit kishin ardhur pas samitit të asaj javë ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping. Të dy udhëheqësit kishin deklaruar një partneritet “të pakufishëm” në shkurt të vitit 2022, vetëm disa ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

 

Borrell kishte thënë se propozimet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës tregojnë se Kina nuk dëshiron të rreshtohet plotësisht me Rusinë dhe se BE-ja duhet ta mirëpresë këtë, madje edhe nëse zyrtarët perëndimorë e kanë bërë të qartë se nuk e shohin iniciativën e Pekinit si një plan paqeje të plotë.

 

Plani 12-pikësh i Kinës është refuzuar në Perëndim, sepse nuk i bën thirrje në mënyrë eksplicite Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe interpretohet si një përpjekje për të ngrirë konfliktin sipas kushteve të Moskës./REL/

Lexuar: 81

Lajme te ngjashme

Putin i zhdukur mbi një javë?

Ella, myslimanja me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë e Izraelit

Brenda 10 vjetëve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë, Bill Gates parajmëron

Dhjetë të vdekur dhe 25 të plagosur nga dy sulme në Kanada

Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Presidenti francez: Trump do shpërbërjen e BE

Lajmet e fundit

VIDEO/Gazetari Lindrit Zogaj pëson paralizë faciale, largohet përkohësisht nga ekrani

16 Shkurt, 2026

Maqedoni, gjendet i vdekur 40 vjeçari

16 Shkurt, 2026

Kuvendi i Gjilanit e shpalli Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

16 Shkurt, 2026

Arrestohet policja e re nga një fshat i Shkupit, ishte pjesë e sherrit natën në një lokal

16 Shkurt, 2026

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale

16 Shkurt, 2026

Kush nuk din të përdorë Intelegjencën Artificiale, do të zëvendësohet nga ata që e dinë edhe në punë shteti edhe privat

16 Shkurt, 2026

Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit

16 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.