Autor: TV News
Ndërhyrja e realizuar në Bonn është unike në botë. Mjeku ka punuar me endoskop dhe nuk i ka hapur vajzës gjoksin, siç ndodhte zakonisht E enjte, 30 Mars 2023 – 20:20 albinfo.ch Vetëm qasja në qafë, përmes së cilës Adea Cerkini merr infuzionin, dëshmon për operacionin e rëndë të zemrës, që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë. 15-vjeçarja nga Kosova buzëqesh ndërsa dy shpëtimtarët e saj i afrohen pranë shtratit në Spitalin Universitar të Bonit (UKB). Adea vuan nga një defekt i lindur në zemër, të cilin tashmë e kanë mënjanuar mjekët kryesorë në Klinikën Kardiokirurgjikale të Spitalit Universitar…
Princi Harry rrezikon të humbasë çdo shans për t’u pajtuar me familjen mbretërore nëse ai anashkalon kurorëzimin e mbretit Charles III në maj, sipas ekspertit mbretëror Alexander Larman. “Nëse ai nuk shkon në kurorëzimin, ai në thelb thotë, ‘Unë nuk do të kem më asnjë marrëdhënie me familjen time’,” tha gazetari për Us Weekly ndërsa promovonte librin e tij The Windsors at War: The King, His Brother and a Family Divided. Larman shtoi se do të çuditej nëse Duka i Sussex-it, 38 vjeç, nuk merr pjesë në këtë ngjarje, pavarësisht marrëdhënieve të vështira të tij dhe gruas Meghan Markle me…
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një sllovaku, nën dyshimet se ka punuar për Rusinë, në përpjekjet e Moskës për të blerë armë dhe municion nga Koreja e Veriut, me qëllim që të mbështesë luftën e saj në Ukrainë. Ashot Mkrtychev, 56 vjeç, nga Bratislava ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjeve për shitje për Korenë e Veriut për të transportuar armë dhe municione në Rusi midis fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023, tha Departamenti amerikan i Thesarit. Në këmbim, Phenjani do të merrte para të gatshme, avionë komercialë, mallra të tjera dhe lëndë…
Kendall Jenner dhe i dashuri i përfolur Bad Bunny u panë gjatë një darke në Los Anxhelos. Prej pak kohësh thuhet se ata janë të lidhur dhe se u panë duke u puthur. Modelja, 27 vjeç, dhe fituesi i Grammy, 29 vjeç, po “putheshin hapur” në LA Sushi Fumi të mërkurën, më 29 mars, tha një dëshmitar okular ekskluzivisht për Us Weekly. Burimi shton se dyshja ishin “shumë të dashur” teksa shijonin darkën e tyre. Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt , kur darkuan në Wally’s në Beverly Hills. Javë më vonë, ata u fotografuan…
Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet vota për kandidatin e Berishës e në disa të tjerë, për emrat e nxjerrë nga Alibeaj. Tiranë, si bashkia më e madhe, edhe një nga “betejat” brenda PD, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi rrezikon të humbet nga opozita. Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin, ai tha se deputetët e Kryesisë kanë kundërshtuar daljen me dy kandidatë, referuar edhe situatës në bazë, por kjo gjë është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë…
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi kete te enjte para komisionit për marrëdhëniet me jashtë në senat prioritetet e punes se tij. “Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. …
Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli E enjte, 30 Mars 2023 – 19:20 albinfo.ch (KEYSTONE/Christian Beutler) Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 për qind. Kështu vendosi më 30 mars Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji. Kryesuesi i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, tha se rritja ka ndodhur për shkak se mundëson furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. “Ne konsiderojmë se nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm me energji, kostoja do të jetë shumëfish më e madhe sesa përqindja e propozuar. Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, tha…
20 vjeçari saudit Abdullah al-Howaiti, ishte 14-vjeç kur u arrestua në lidhje me grabitjen e dhunshme rreth $200 000 të një bizhuterie, ku mbeti vdekur një oficer policie. Howaiti thotë se është dënuar për një krim që nuk ka kryer ai, teksa grupet e të drejtave që e mbështesin thonë se në kohën e krimit kamera të sigurisë e tregonin atë duke luajtur me top. Aktivistët thonë se sulmuesi i parë në pamjet e grabitjes nuk mund të jetë 14-vjeçari i dënuar, por një grabitës profesionist. Grupi i bamirësisë për të drejtat e njeriut ‘Reprieve’, thotë se krimineli i armatosur…
Kreu i Shtetit Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtarëve të Mjekëve ka vlerësuar punën e përditshme dhe sfidat me të cilat bluzat e bardha përballen. Përmes një shkrimi në Facebook, presidenti Begaj risolli në vëmendje periudhën e Covid-19 dhe shtoi se mjekët i qëndruan besnikë betimit të profesionit të tyre. “Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve. Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar…
Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen mbërriti në Nju Jork të mërkurën, duke filluar kështu një ndalesë delikate në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte zotuar gjatë udhëtimit se nuk do të lejonte që presioni i jashtëm ta pengonte këtë vend ishull që të angazhohej me botën. Komenti i saj u bë pasi Kina paralajmëroi për pasoja në rast se presidentja tajvaneze do të takohej me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Kina, e cila pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të saj, ka paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët amerikanë që të mos takohen me zonjën Tsai, e cila po…
