Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet vota për kandidatin e Berishës e në disa të tjerë, për emrat e nxjerrë nga Alibeaj.
Tiranë, si bashkia më e madhe, edhe një nga “betejat” brenda PD, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi rrezikon të humbet nga opozita.
Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin, ai tha se deputetët e Kryesisë kanë kundërshtuar daljen me dy kandidatë, referuar edhe situatës në bazë, por kjo gjë është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë që nuk janë deputetë.
Ndërkohë që largimi i disa prej kandidatëve të nxjerrë nga Alibeaj, Korreshi e lidh me ndarjen që është bërë në Kryesinë e PD.
Intervista e plotë
-Ju u munduat shumë që të dilnit jo të përçarë në zgjedhje, por në fakt sot kemi dy forca në garë: sipas jush, a ishte i drejtë vendimi i Alibeajt për të kandiduar në disa bashki?
Unë kam kërkuar që të dilet me një kandidat. I referohesha më shumë Lushnjes, duke marrë parasysh se kaluam një sporovë në datën 6 mars dhe morëm vendimin që të mos dilnim me dy kandidatë. Nuk ishte e mundur nga pjesa tjetër që të dilej me një listë.
Ne jemi dy palë, sepse asnjëra nuk pretendon të bëhet me palën tjetër. Të dy pretendojnë se janë pjesë e PD.
-Nëse flasim për Alibeajn, fillimisht ishte i paqartë numri, pastaj pati dorëheqje. Çfarë po ndodh?
Pati ndarje në kryesi. Kanë qenë deputetët në Kryesi që do humbim nëse dalim me dy kandidatë. Pjesa tjetër e Kryesisë që nuk është deputet kërkuar të dilej me 61 kandidatë. Por po të dalësh në terren, sheh që njerëzit janë të lodhur
-Tirana është kryebeteja e 14 majit: me dy kandidatë, a ka vulosur opozita humbjen e saj?
Unë mendoj që po. Probabilitetet në të gjitha bashkitë ku ka dy kandidatë do ketë vështirësi.
-Nëse në 6 mars kishim një votim ku ishte shumica në PD, pas 14 majit a duhet ti kalojë partia atij që ka shumicën?
Shumica në PD është 22% e të gjithë shqiptarëve. Opozita duhet të afrojë shtresën gri. Mendoj që shumicën elektorale në PD e ka Berisha por mospërfshirja dhe bërja e proceseve të nxituara të Bashës solli mospërfshirjen e pjesës tjetër. Pas 14 majit ose do bashkohemi me një kuvend, ose do vazhdojmë me gjyqe.