Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 21 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

TV NewsBy TV News22 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Politikani i njohur dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka ndarë detaje nga bashkëpunimi i tij me drejtuesit e Partisë Socialiste ndër vite, duke vlerësuar veçanërisht raportin me ish-kryeministrin Fatos Nano. I ftuar në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, Milo u ndal te përvoja e tij në qeverinë e vitit 1997 dhe marrëdhëniet me drejtuesit politikë të kohës.

Milo sqaroi se ka punuar drejtpërdrejt me Nanon në qeveri, ndërsa me Edi Rama nuk ka pasur një raport të tillë institucional. Ai theksoi se me Fatos Nanon e lidhte një miqësi intelektuale, e cila u forcua pas rikthimit të këtij të fundit në politikë.

Në vlerësimin e tij, ish-ministri i Jashtëm e përshkroi Nanon si një lider liberal, të hapur ndaj debatit dhe reflektues në vendimmarrje.

Megjithatë, Milo nuk nguroi të evidentojë edhe dobësitë e ish-kryeministrit. Ai u shpreh se Nano ishte një politikan shumë inteligjent, por me mungesë vullneti për angazhim intensiv në punë.

Milo vlerësoi gjithashtu rolin e Nanos në krijimin e një klime meritokratike në Partinë Socialiste, duke theksuar se ai përzgjidhte individë me vlera.

Pjesë nga intervista:

Borakaj: Keni punuar me Edi Ramën dhe Fatos Nanon, dy liderët e Partisë Socialiste, kush ishte më komod? Ku ndryshojnë nga njëri-tjetri?

Milo: Me Fatos Nanon kam punuar në qeveri. Me Edi Ramën nuk kam punuar në qeveri. Kemi qenë të dy ministra, pra kemi qenë në pozita të barabarta. Me Fatos Nanon unë kam punuar në raporte ai kryeministër, unë ministër i Jashtëm. Me Nanon më lidhte një miqësi intelektuale, jo politike. Kur u futa në angazhim politik, atëherë nisi një bashkëpunim që u rilind pasi ai u kthye nga burgu dhe më propozoi në takimin e parë, pasi fituam zgjedhjet,  dy mandatet që unë të zgjidhja, atë të kryetarit të vendit dhe ministrit të Jashtëm. Ka qenë qershor i vitit 1997. Unë i kam thënë me sinqeritet se para se të më ofrosh mua këto gjëra, bisedo me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, unë isha nënkryetar. Të zgjedhë ai njëherë, i thashë, dhe ç’të ngelet e marr unë. Kështu u bë, Nano takoi Gjinushin, Gjinushi preferoi kreun e Kuvendit. Nano mund të ketë pasur gabimet e tij, huqet e tij, por ka qenë një njeri që, siç kishte huqe, kishte dhe merita. Ishte njeri liberal që të dëgjonte dhe të përgjigjej në mënyrën e tij, por reflektonte. Ndodhte që në zyrën e tij edhe debatonim, por ai kishte një gjë shumë të mirë. Më merrte në telefon pas 10 minutash dhe më thoshte, bëje siç e ke menduar vetë. Ishte një njeri që bashkëpunonte, reflektonte. Në marrëdhënien me kolegët ishte qytetar.

Borakaj: Ishte Nano një lider që kishte alergji ndaj injorancës?

Milo: Fatos Nano është shquar pikërisht për këtë klimë që krijoi në PS, por edhe në marrëdhënie me ministrat dhe kolegët. Ai përzgjidhte vlera. Fatosi nuk kishte shumë vullnet për të punuar. Ishte i prirur për të shijuar jetën. Ishte shumë i zgjuar, por s’kishte vullnet. Një pjesë të kohës kërkonte ta kalonte gjithmonë me shoqëri. Kjo ishte një dobësi njerëzore e tij. Dhe më mirë që kishte këtë dobësi.

/vizionplus.tv

Lexuar: 13

Lajme te ngjashme

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim

​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?

Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës

Lajmet e fundit

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.