Kryeekzekutivi i Hong-Kongut, John Lee Ka-chiu, dhe shtatë zyrtarët kryesorë të qytetit u përkulën në shenjë ndjese para publikut të enjten për zjarrin vdekjeprurës në Wang Fuk Court, gjatë një konference shtypi mbi raportin e komitetit të pavarur për zjarrin.
Duke mbajtur konferencën për shtypin të enjten, Lee tha se zjarri nëntorin e kaluar, i cili vrau 168 persona, përfshirë një zjarrfikës, dhe preku banorët e 1 984 familjeve, kishte sjellë pikëllim për viktimat dhe keqadhje në shoqëri. Si kryeekzekutivi i qytetit dhe kreu i qeverisë, Lee tha se ishte thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike dhe u kërkoi falje në emër të qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut viktimave dhe publikut.

