Shkencëtarja planetare dhe kozmokimistja nga Vushtrria, Pranvera Hyseni, ka shënuar një tjetër arritje mbresëlënëse në karrierën e saj, duke operuar teleskopë në samitin e Mauna Kea në Hawaii, një prej qendrave më të rëndësishme të astronomisë në botë.
“Ka momente që ende s’më besohet që jam duke e jetuar këtë realitet. Thjesht… ëndërr”, ka shkruar ajo, duke ndarë emocionet e kësaj përvoje.
Hyseni ka pasur gjithashtu mundësinë të testojë teknologjinë më të re të kompanisë ndërkombëtare Celestron, e njohur për pajisjet e saj astronomike.
Nga Vushtrria drejt majave të shkencës botërore, historia e Pranvera Hysenit është një shembull frymëzues i pasionit, përkushtimit dhe ëndrrave që bëhen realitet.

