Autor: TV News

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet ka qenë vazhdimisht në pushim mjekësor, ndërsa ka vazhduar të marrë pagën e plotë, raporton gazeta “Welt”. Prokuroria ka nisur procedurë ndaj saj pasi u zbulua se, ndonëse ishte nëpunëse shtetërore, gjatë kësaj periudhe nuk kishte mbajtur asnjë orë mësimi, por kishte vazhduar të përfitonte pagën e plotë. Për këtë arsye, administrata rajonale ka urdhëruar pensionimin e saj të detyruar. Megjithatë, mësuesja e kundërshton vendimin dhe ka ngritur padi në Gjykatën Administrative në Dyseldorf, duke kërkuar që të vazhdojë të…

Read More

Ish-komandanti i JSO-së shkroi plot 27 libra pas hekurave, ndërsa Sretko Kalinić dhe Zvezdan Jovanović në veprat e tyre paraqitën versionet personale të ngjarjeve.Librat u shkruan pas hekurave. Milorad Ulemek Legija (58), ish-komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), i dënuar me 40 vjet burg për organizimin e atentatit ndaj kryeministrit Zoran Đinđić dhe vrasje të tjera politike, e ka shndërruar qelinë e tij në një zyrë të mirëfilltë shkrimtari.Ka shkruar plot 27 libraLegija ka shkruar dhe botuar plot 27 libra gjatë qëndrimit në burg. Romanet e tij trajtojnë kryesisht temat e Legjionit të Huaj, luftërave të viteve ’90 dhe…

Read More

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës. “Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njofton Policia e Kosovës.Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt. Top Channel

Read More

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vrasjes së një gruaje 49-vjeçare një ditë më parë në Pejë, e cila ishte ankuar vazhdimisht tek organet e drejtësisë për dhunë në familje, si dhe për krijimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, grave dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Rezoluta u miratua me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme e cila u mbizotërua kryesisht nga akuza e kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës se kush mban përgjegjësinë për rastet e vrasjeve…

Read More

Njerëzit më të pasur në botë po përfitojnë edhe nga pasojat e krizës klimatike, pasi më parë kanë investuar në industri që ndotin mjedisin. Sipas një raporti të organizatës Oxfam, disa prej tyre po investojnë gjithnjë e më shumë edhe në biznese që merren me riparimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, duke përfituar në dy mënyra nga kriza.Siç raporton The Guardian, 0,1 për qind e njerëzve më të pasur në botë janë ndër kontribuuesit kryesorë të krizës klimatike, për shkak të investimeve në industri ndotëse, ndërsa njëkohësisht përfitojnë nga pasojat e saj përmes investimeve në rindërtim dhe riparimin e dëmeve.Drejtoresha…

Read More

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë gjatë një komunikimi me ta, duke refuzuar të dorëzohet.Informacionin e ka bërë publik moderatori i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, i cili, duke iu referuar një informacioni që e cilësoi ekskluziv, tha se i dyshuari kishte paralajmëruar policët se do t’i vriste nëse përpiqeshin ta arrestonin.“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem”, ka deklaruar Panduri Nuk dihet se kur ka ndodhur komunikimi…

Read More

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a news conference, following a U.S.-Iran deal, in Jerusalem, June 15, 2026. REUTERS/Ronen Zvulun/Pool Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë prodhuar një rezultat të ngushtë, pa një shumicë të qartë qeverisëse. Tri exit poll-et e publikuara menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, nga televizionet KAN 11, Channel 12 dhe Channel 13, tregojnë se blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk arrin shumicën parlamentare, ndërsa opozita e drejtuar nga Gadi Eisenkot ka një epërsi të lehtë. Të tria projeksionet i japin koalicionit të Netanyahut 50 mandate në parlamentin me 120 vende. KAN 11 dhe Channel 13…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar sot nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK është pyetur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë.Ai është pyetur nga gazetarja se kush me na mbrojt neve? “Së pari më lejoni që edhe një herë t’i shpreh ngushëllime familjes Zekaj për për vdekjen e anëtares së kësaj familje, vrasja e së cilës ka shkaktuar tronditje të jashtëzakonshme tek familja farefisi, por tek të gjithë qytetarët e vendit dhe të cilët bashkë ndjejnë me kërkesën për drejtësi. Natyrisht që jemi në fazat kur reforma e sistemit të drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme por edhe…

Read More

Samiti i NATO-s i parashikuar për vitin 2027 në Tiranë rrezikon të mos zhvillohet, sipas gazetës spanjolle ‘El Mundo’. Diplomatë të cituar nga media thonë se gjasat për mbajtjen e tij janë shumë të vogla, mes shqetësimeve për një përplasje të mundshme mes Donald Trump dhe aleatëve të NATO-s. Një tjetër pengesë lidhet me shpenzimet e Shqipërisë për Mbrojtjen dhe dyshimet nëse ato përmbushin pragun e kërkuar. Sipas burimeve diplomatike, Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin zhvillimin e samitit në Shqipëri nëse vendi nuk i plotëson detyrimet përkatëse. Pas vendimit për rritjen e shpenzimeve të Mbrojtjes në 5% të…

Read More

Tre ditë pas tërmetit me magnitudë shtatë ballë që dëmtoi shtëpinë e tij, Tsewang Khangshi, një 36-vjeçar banor i kontesë Baqen, ishte i zënë me çuarjen e shtretërve të palosshëm dhe batanijeve në shtëpinë e re të përkohshme. Të dielën ai u zhvendos nga një tendë në një shtëpi parafabrikate, të cilën punonjësit e shpëtimit e ndërtuan me shpejtësi pas tërmetit që ra më 22 tetor, i cili shkaktoi 16 të vdekur dhe 76 të plagosur. Sipas autoriteteve lokale, mbi 12 mijë banorë u evakuuan, dhe 339 shtëpi e 20 stalla bagëtish u dëmtuan ose shkatërruan. Konteja Baqen në Rajonin…

Read More