Autor: TV News
Lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e drejtësisë janë çështje thelbësore sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se duhet një rritje e standardeve te institucionet e drejtësisë si dhe avancim në fushën e prokurimit publik. “Në procesin e konsolidimit duhet të rrisin profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve. Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit, jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin midis institucioneve të drejtësisë, por edhe në frontin e modernizimit, të transformimit institucional dhe të realizimit të një kapaciteti të të gjithë shtetit…
Qeveria po mendon për një paketë mbështetëse për shtresat vulnerabël, që do të ndihmojë individët në nevojë të përballojnë rritjen e çmimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. “Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga qeveria, ne jemi në bashkërendim me të gjitha ministritë e linjës për të parë si do të jenë zhvillimet në vijim. Në rast se do të nevojitet që do të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë për të prezantuar paketa ndihmëse për shtresat në nevojë, padiskutim që do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme. Edhe vetë rezultatet na e mundësojnë këtë gjë”,…
Pas masave të ftohta që depërtuan të premten, duke sjellë edhe reshje bore në zona të ulëta, respektivisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës, edhe këtë javë moti do të mbetet nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore dhe atyre të paqëndrueshme. Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike, sot moti është karakterizuar kryesisht i vranët, me riga të izoluara shiu në disa lokalitete. Megjithatë, në këto momente, reshjet kanë filluar të intensifikohen në disa zona, duke sjellë shqetësim për banorët e këtyre rajoneve. Të martën, pritet që një ciklon i ri të formohet në Detin Tiren, i cili do…
Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e sigurisë Ajola Xoxës. Pasi dosja kaloi për gjykim, ku ajo është e pandehur, avokati i saj njoftoi se Xoxa është shtatzënë. Kjo ka shërbyer si arsye që togat e zeza t’i shfuqizojnë masat e sigurimit. Më herët, ajo kishte detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes nga vendi. Ndaj saj, SPAK ka ngritur akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. /vizionplus.tv
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike. Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje. “Projektvendimi “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë tiranë, për periudhën 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin për periudhën 1-28…
Socialistët dhe demokratët kanë arritur kompromisin e parë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke hartuar projekt-ligjin për financimin e partive politike. Deri më tani, Shqipëria nuk ka pasur një ligj specifik për financimin e partive dhe hartimi i tij është kërkesë e veçantë e Bashkimit Evropian si kusht për procesin e negociatave. Drafti rregullon vetëm financat e partive jashtë fushatave elektorale dhe vendos rregulla për transparencën e financimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet institucioni që kontrollon shpenzimet e forcave politike. Ligji detyron partitë të kenë llogari bankare dhe sanksionon se çdo dhurim mbi 50 mijë lekë të bëhet nëpërmjet…
Kryedmokrati Sali Berisha në foltoren e kësaj të hëne, njoftoi ne në foltoren e radhës do të ndryshojë ora. Sipas tij Foltoret nga e hëna e ardhshme do tëzhvillohen në orën 19:00. Ndërkohë ju bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e madhe të 17 prillit. “Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit. Të hënën tjetër, në ora 7 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë, Edi Ramës”,…
Emërimi i Skënder Hitës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, në seancën plenare të kësaj të enjteje. Në fjalën e tij, deputeti Klevis Balliu tha se emërimi i Hitës në krye të policisë së Shtetit dihej prej ditësh. “Tre ditë më parë dihej se Skënder Hita do të emërohej drejtor i Policisë. U zyrtarizua një krim i radhës”, tha Balliu. Ndërkohë, reagimi i menjëhershëm ishte nga ministri Lamallari, i cili vlerësoi figurën e Hitës si një drejtues profesionist dhe oficer karriere. Ai tha se konkurimi…
Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar procesin e negociatave me votën kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Sipas Berishës, raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur me emrin IBAR, është bllokuar nga vendet anëtare pasi mazhoranca rrëzoi SPAK-un. “BE foli. Nuk mbyllet asnjë kapitull pa votimin e IBAR, dhe IBAR nuk votohet pa arritur standardet e kërkuara. Bllokimi i IBAR do të thotë bllokim i mbylljes së çdo kapitulli. Dhe kjo po vjen kryekëput nga bllokimi që i bëri Edi Rama arrestimit të Lubi Ballukut për të…
Vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 mars 2026: Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), përdoret për: a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara; b) kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike; c) mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm. Z. Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i…
