Autor: TV News
Rreth 1700 anëtarë të Partisë Demokratike në degën e Bashkisë Mat do të zgjedhin këtë të dielë kryetarin e ri. Dy emrat që kandidojnë për këtë post politik janë Avni Doçi dhe Julian Klosi. Të dy kontribues të hershëm në Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të mbyllet në orën 17:00. Pjesmarrja në votime ka qenë deri tani afërsisht 50% e anëtarësisë, ndërsa vijon radha për të ushtruar të drejtën e votës. Zgjedhjet në Partinë Demokratike në Mat vijnë pasi ish kryetarja e kësaj force politike Denisa Vata u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare…
Këtë të dielë Dega e Partisë Demokratike në Elbasan po zhvillon zgjedhjen e drejtuesit të ri të saj. Në garë janë 5 kandidatë, Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni si dhe Alis Narazani. Por teksa ky proces shihet si vendimtar për të ardhmen e degës në këtë qytet, anëtarët po përballen me heqjen e emrit të tyre nga listat e anëtarësisë. Doris Madhi, aktualisht drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, thotë se është hequr pa asnjë njoftim nga lista. “Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”,…
Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi nisjen e një cikli takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet e vendit. Ai theksoi se këto takime do të shërbejnë për të diskutuar për punët e nisura gjatë mandatit të katërt, projektet e ardhshme dhe për të dëgjuar shqetësimet e drejtpërdrejta të qytetarëve. Gjatë fjalës në podkastin “Flasim”, Rama shtoi se fokus do të jenë sfidat e përbashkëta të vendit, ku përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë, dhe se organizimi i këtyre takimeve lidhet edhe me përgatitjen për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke u angazhuar për një komunikim më intensiv me qytetarët.…
Krijimi i Komisionit për Reformën Territoriale-Administrative është një hap pozitiv, ndërsa deri tani është vërejtur bashkëpunim mes forcave kryesore politike. Kështu u shpreh Niko Peleshi nga Maliqi, i cili theksoi se synimi është që produkti final i reformës të jetë me dakordësi nga të dyja palët, duke garantuar qëndrueshmëri më të madhe në kohë. “Nëse i referoheni varianteve që besohet se kanë rrjedhur në media nga diskutimet e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë prezantuar disa mendime, propozime dhe variante nga anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, unë nuk mund të nxitoj të jap një vlerësim.…
Si pasojë e konflikti në Lindjen e Mesem, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sërish duke ju bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim drejt ketij rajoni, “Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në…
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, pak ditë më parë u zhvillua “Match Maker Albania 2”, forumi i rëndësishëm ndërkombëtar i biznesit i organizuar nga AIDA, i cili synon të lidhë drejtpërdrejt bizneset shqiptare me investitorë dhe partnerë të huaj përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe prezantimit të projekteve konkrete. Rama tha se ky organizim është shumë i rëndësishëm, teksa theksoi se Shqipëria shihet gjithnjë e më seriozisht si destinacion për investitorët e huaj.Lexo edhe : “Këtë javë u zhvillua edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një aktivitet që mbledh rreth 1200 pjesëmarrës, afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se…
Kryeministri Edi Rama thotë se Bordi i Transparencës, i cili u aktivizua këtë javë me qëllim parandalimin e abuzimit me çmimin e naftës nga kompanitë furnizuese në Shqipëri, “nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve”. Në podkastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë deklaroi se detyra e kësaj strukture është të bëjë “përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit”. Edi Rama:…
Kryetari i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një “grusht shteti” në mbrojtje të vetes dhe Belinda Ballukut. “Terror i narko-qeverisë mbi mediat që në shumicë zhdukën nga fjalori i tyre aferën tmerrshme Rama-Balluku. Mediat në Shqipëri në aktin më të turpshëm e më të papërgjegjshëm u përpoqën të bëjnë kauzë të përbashkët me çdo gjë tjetër, vetëm që të mbulojnë me grumbullin e fjalëve të tyre grushtin e shtetit që Rama bëri në mbrojtje të vetes, Ballukut dhe Lindave të tij”, tha ai./vizionplus.tv
Kryeministri Edi Rama, vijon takimin me mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe anëtarëve të Qeverisë me fokus çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe avancimin e projekteve në fusha të ndryshme dhe prioritare për zhvillimin e vendit. Takimi ka nisur që prej orës 11:00 dhe po mbahet te Pallati i Kongreseve. Fjalën hapëse e kishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa pas tij, kryeministri i vendit Edi Rama. Më pas do të ketë raportime nga eksponentë të lartë zyrtarë, në PS. Pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të…
Java e ardhshme nis me punë në terren për socialistët. Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nisjen e turit “Punët e Shqipërisë”. Ministrat, deputetët, kryebashkiakët do të dalin në terren për takime me qytetarët në të gjithë vendin në bazë të zonave të tyre elektorale, ndërsa do të njihen me problematikat dhe çfarë kërkohet për të ardhmen. Këto takime do të vijojnë deri në 12 qershor, datë kjo që përkon me 35-vjetorin e themelimit të forcës politike. Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të…
