Autor: TV News

Hysni Gucatit i rëndohet gjendja shëndetësore, largohet me ambulancë nga protesta Sot po mbahet protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, në reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashin. Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë paraqet në mënyrë të pasaktë të dhënat historike lidhur me masakrat gjatë luftës në Kosovë, gjë që ka nxitur reagime të ashpra nga veteranët dhe përkrahësit e tyre. Sipas burimeve të Insajderit nga vend ngjarja, bëjnë të ditur se gjatë protestës, gjendja shëndetësore e kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, është përkeqësuar. Ai është detyruar të largohet…

Read More

Një nga vendimet më të rëndësishme të Qeverisë ka qenë dhënia e pagës së 13-të për lehonat, një masë që synon të mbrojë të drejtat e nënave dhe të sigurojë barazi financiare. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se lehonat do të përfitojnë pagën e 13-të në vlerë të plotë, duke u barazuar kështu me punonjësit që kanë qenë aktivë gjatë gjithë vitit. Kjo është një lajm i mirë për shumë gra që ndodhen në pushim lehonie. Ky vendim është një hap i rëndësishëm për të siguruar që nënat të mos ndihen të diskriminuara për shkak të…

Read More

Pas vendimit të Qeverisë për miratimin e pagës së 13-të për sektorin publik, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurat, kategoritë përfituese dhe mënyrën se si do të kalkulohen këto mjete. Ministri Murati sqaroi se paga e 13-të do t’u takojë të gjithë atyre që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por shuma varet nga përvoja e vitit të fundit. “Po e miratojmë pagën e 13-të për të gjithë në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit të Kosovës. Sa i përket pagës së 13-të, kanë qenë raste kur është shikuar se si të…

Read More

Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje specifike mbi mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke sqaruar edhe se kush do të mbetet jashtë kësaj pagese. Ndonëse vendimi mbulon shumicën dërrmuese të shërbyesve publikë, ekziston një kategori specifike që nuk do të përfitojë nga kjo masë mbështetëse. Sipas Ministrit Murati, personat që janë në procese disiplinore apo kanë status të pezulluar nuk do të jenë pjesë e listave të pagesave. “Edhe personat që figurojnë të suspenduar në këtë…

Read More

Në ditën ndërkombëtare të mjekëve kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin për përkushtimin e profesionalizmit të çdo mjeku. Kryeministri ka ndarë disa pamje të “Facebook”, ndërsa shprehet se kontributi i mjekëve është thelbësor për avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane. “Dita Ndërkombëtare e Mjekëve. Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Rama. /vizionplus.tv

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore. Kreu i shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Dimo si Komandant i Forcës Ajrore. Ndërkohë, ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Voci, i cili do të marrë drejtimin e Forcës Ajrore. Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret…

Read More

Kryeministri, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para sfidës përballë Turqisë. Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, Kurti i uroi ‘Dardanët’ për fitoren në Bratisllavë. Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes Kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe. “Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë…

Read More

Ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj në dy degë të Partisë Demokratike, në Elbasan dhe Mat, ku pas numërimit të votave janë shpallur fituesit përkatës. Në degën e Elbasanit, pas mbylljes së votimit dhe procesit të numërimit, Alis Narazani është shpallur fitues me shumicë votash, duke siguruar drejtimin e degës. Në këtë garë morën pjesë pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Procesi u zhvillua normalisht, me pjesëmarrjen e 1208 anëtarëve me të drejtë vote. Ndërkohë, edhe në Bashkinë e Matit është mbyllur i gjithë procesi zgjedhor për kreun e ri…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu i Krujës këtë të diel, duke bërë të ditur se mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar gjatë ditës. Ai e cilësoi këtë si pjesë të “të dielave të muzeve”, ndërsa theksoi interesin në rritje për turizmin kulturor në vend. “E diela e muzeve. Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan muzeun e Krujës në këtë të dielë të fundit të muajit mars”, shkruan Rama. Ndërkohë, qeveria po vijon përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke synuar rritjen e numrit të vizitorëve dhe zhvillimin jo vetëm të turizmit…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mashtrime në lidhje me çmimet e naftës dhe rolin e Bordit të Transparencës. Berisha kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, ndërsa kritikoi edhe deklaratat e Ramës për investimet e huaja, duke theksuar mungesën e investitorëve të rinj në vend. “Mashtrimet në monologun e së dielës të Edin Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje…

Read More