Autor: TV News

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në tregun e derivateve, ku sipas tij Kosova vazhdon të ketë çmime më të lira se vendet fqinje. Në një prononcim për Insajderin, Berjani ka kujtuar se periudha më kritike për çmimet ishte fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa aktualisht situata paraqitet më e stabilizuar për xhepin e qytetarëve tanë. “Qytetarët tanë po shërbehen me çmimet më të lira në rajon,” u shpreh Berjani, duke shtuar se parashikimi për ditët në vijim është i vështirë për shkak të lëvizjeve të paparashikueshme në bursa. Sipas…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka pranuar se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale deputeti thotë se do t’i shkojë deri në fund. “E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Braçe. Ndër të tjera, deputeti, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur pozicione të rëndësishme në kampin rozë, përfshirë dhe postin e zv.kryeministrit, ka hedhur poshtë pretendimet se ky vendim i tij ka ardhur si pasojë e “interesave personale”, duke theksuar kështu se ka ardhur momenti për t’i dhënë Tiranës një tjetër dimension. “Poo e kam…

Read More

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës. Me një histori të shkurtër por të pasur, vendi ynë po përballet me një mundësi të jashtëzakonshme për të shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit. Ndeshja e ardhshme me Turqinë është më shumë se një sfidë sportive; ajo përfaqëson një ëndërr kolektive për të gjithë shqiptarët. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”. Ky titull tregon se si bota po e sheh këtë ndeshje…

Read More

Dhuna dhe tensionet e përjetuara gjatë ditës së zgjedhjeve në dhjetë qeveri lokale në Serbi kanë ngritur shqetësime të mëdha për stabilitetin e qeverisë së Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, këto zgjedhje lokale kanë nxjerrë në pah pesë mesazhe kyçe, që flasin për një rënie të dukshme të mbështetjes për qeverinë e tij, duke sugjeruar se epoka e tij mund të jetë në rrezik. Analisti politik Dejan Bursaq thekson se rënia e mbështetjes për koalicionin qeverisës është evidente, duke e bërë të qartë se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk do të ndodhin së shpejti. Pas shpalljes së fitores nga Vuçiq në të…

Read More

Kombëtarja e Turqisë ka kaluar një natë të vështirë pa gjumë në prag të përballjes me Kosovën, ndërsa atmosfera mes tifozëve vendas ka arritur kulmin para ndeshjes së rëndësishme të play-offit për Kupën e Botës. Entuziazmi i tifozëve dardanë është rritur ndjeshëm me afrimin e sfidës, dhe një pjesë e tyre kanë ndërmarrë veprime për të ushtruar presion psikologjik ndaj kundërshtarit. Gjatë orëve të natës janë ndezur vazhdimisht fishekzjarre në afërsi të hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja e Turqisë, me qëllim që lojtarët kundërshtarë të mos kenë qetësinë e nevojshme për pushim. Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë se…

Read More

Pas masave të ftohta që depërtuan të premten, duke sjellë edhe reshje bore në zona të ulëta, respektivisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës, edhe këtë javë moti do të mbetet nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore dhe atyre të paqëndrueshme. Si rrjedhojë, moti sot u karakterizua kryesisht i vranët dhe me riga […] The post Valë e re me të reshura, prilli fillon me mot të keq! appeared first on InfoKosova.

Read More

Këtë të hënë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë konferenca e radhës ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij bëri një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurtë për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane “Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do…

Read More

Këtë të hënë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë konferenca e radhës ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian shkon përtej miratimit të reformave. Ai u shpreh se negociatat forcojnë kapacitetet e institucioneve dhe u japin atyre fuqi të pazëvendësueshme për të vepruar. Sipas Ramës, ky proces është historik për vendin tonë. Rama: Çfarë flitet në publik është shumë e reduktuar në gjëra ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë dhe realisht është për t’u përgëzuar e gjithë…

Read More

Tirana është e vetmja bashki ku në vitin 2023 u rishikuan çmimet e referencave për pasuritë e paluajtshme, ndërsa 60 bashkitë e tjera ende operojnë me çmimet e vitit 2016. Sot rivlerësimi në 60 bashki po bëhet pa pasur në fuqi referencat e reja për pasuritë e patundshme. Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se një grup pune ka marrë përsipër finalizimin e çmimeve të referencës për pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë brenda muajit prill 2026. Ai sqaroi se vonesa lidhet me dallimet midis çmimeve të regjistruara në zyrat e kadastrës fiskale dhe çmimeve…

Read More

Lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e drejtësisë janë çështje thelbësore sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se duhet një rritje e standardeve te institucionet e drejtësisë si dhe avancim në fushën e prokurimit publik. “Në procesin e konsolidimit duhet të rrisin profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve. Ky proces siguron luftën kundër korrupsionit, jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin midis institucioneve të drejtësisë, por edhe në frontin e modernizimit, të transformimit institucional dhe të realizimit të një kapaciteti të të gjithë shtetit…

Read More