Vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 mars 2026:
Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), përdoret për:
a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara;
b) kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike;
c) mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm.
Z. Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.
/vizionplus.tv

