Autor: TV News

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në lek janë rritur ndjeshëm, ndërsa kanë rënë ato në euro. Depozitat në lek u përshpejtuan në 13.5% vit mbi vit, në reflektim të ndërmjetësimit financiar më të thelluar në monedhën vendase nga ana e bankave, zgjerimit të ofertës monetare në lek, si dhe prirjes së vazhdueshme të agjentëve ekonomikë për t’i mbajtur ose investuar kursimet e tyre përmes sistemit bankar. – YouTube  www.youtube.com Nga ana tjetër, depozitat në valutë u rritën më ngadalë, në një ritëm vjetor prej 10.5%. Zgjerimi vjetor i depozitave në valutë është mbështetur nga kontributi…

Read More

5G është një teknologji për komunikim pa tel midis pajisjeve dhe stacioneve bazë. Që një person të jetë “transmetues”, do të kërkohej një sistem elektronik i përshtatshëm me një antenë dhe një burim energjie. Vaksina nuk ka një sistem të tillë, shkruan Vërtetmatësi. Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin ndahet një video në të cilën personi në video thotë: A e dinit se të gjithë ne që jemi vaksinuar kundër koronavirusit tani jemi transmetues të rrjetit 5G? A e dini këtë? Nuk është e vërtetë që të gjithë ata që janë vaksinuar kundër Covid-19 janë…

Read More

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2-shi, transmeton Klankosova.tv. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Sukses historik për mundjen maqedonase. Dy mundësit shkupianë, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare pas fitoreve të mëdha në gjysmëfinale. Hajdari dhe Vejseli janë dy sportistët e parë nga Maqedonia që kanë arritur të kualifikohen në finalen e Lojërave Mesdhetare, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e mundjes së vendit. Të dy mundësit nesër do të luftojnë për medaljen e artë, me synimin për t’i dhënë Maqedonisë medaljen e 12-të të artë në mundje në historinë e Lojërave Mesdhetare. Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, sakrificës, disiplinës dhe përkushtimit të sportistëve,…

Read More

Një qytetar, nga sheshi “Skënderbej”, deklaroi se në shtator do të ketë përshkallëzim të protestave që vijojnë prej 83 ditësh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai i cilësoi deputetët e Kuvendit si “plehra”, ndërsa shtoi se e kanë çuar vendin në fund për shkak se nuk ka as shëndetësi dhe asgjë. Sipas tij, e vetmja gjë që bëjnë është të vjedhin dhe të bëjnë propagandë. Më tej, ai paralajmëroi se aksioni qytetar do të njohë vetëm përshkallëzim gjatë muajit shtator. Sipas tij, kryeministri do të përballet me popullin e vërtetë sapo të rikthehen rinia, studentët, qytetarët nga pushimet. Ai…

Read More

MARLIN SIDA, mjeti i parë detar pa pilot që ka hyrë në inventarin e Forcave Detare Turke, ka fituar aftësinë për vendosjen e minave. Mjeti detar u zhvillua nën koordinimin e Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës së Republikës së Turqisë, në përputhje me nevojat e Komandës së Forcave Detare dhe u vendos në funksion nëpërmjet një partneriteti midis Kantierit Detar SEFINE dhe ASELSAN. Ajo mund të vendosë në det minën e mençur për thellësi MALAMAN prodhim vendas dhe kombëtar. Ajo mund të kryejë detyra vendosjeje minash në mënyrë autonome dhe të kontrolluar nga distanca. Me këtë aftësi të…

Read More

Është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi mëngjesin e kësaj të diele zonën e Nea Smyrni-t në Athinë. Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për Altin Allmuçën, nga Tirana, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 45-vjeçaren shqiptare Julieta Obzova dhe më pas vrau veten. Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e autorit të dyshuar, e cila tashmë qarkullon në lidhje me ngjarjen e rëndë. Krimi ndodhi në hyrje të një pallati në rrugën “Megalou Alexandrou”, në Nea Smyrni. Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i kishte ngritur pritë 45-vjeçares…

Read More

Pavarësisht nëse po ktheheni në vendin tuaj, po kërkoni aventura të reja diku tjetër apo po dilni në pension jashtë vendit, largimi nga Zvicra do të thotë më shumë burokraci zvicerane dhe ka shumë gjëra që do t’ju duhet të rregulloni para se të largoheni. Këtu është lista për atë që duhet të bëni para se të largoheni përgjithmonë nga Zvicra për t’u siguruar që procesi të shkojë pa probleme: Nëse po merrni me qira një banesë Filloni duke kontrolluar kushtet e marrëveshjes suaj të qirasë – konkretisht, sa është periudha juaj e njoftimit? Nëse duhet të largoheni më herët…

Read More

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident në krye të detyrës, raporton GazetaBlic. Limaj e ka cilësuar vdekjen e tij si humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe gjithë Malishevën, duke vlerësuar përkushtimin e Kryeziut në shërbim të qytetarëve dhe vendit. “U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka shkruar Limaj.

Read More

Kryeministri kanadez Mark Carney ka kritikuar ashpër tarifat e reja amerikane ndaj Kanadasë, duke thënë se ato ishin “hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë”, pasi bisedimet mes Otavës dhe Uashingtonit dështuan të premten, shkruan Euronews. Duke dhënë më shumë detaje mbi arsyet pse Kanadaja u tërhoq nga ajo që ai e quajti një “marrëveshje e keqe”, Carney tha: “Ne nuk mund të pranojmë atë që kanë ofruar dhe nuk do të japim atë që kanë kërkuar.” Tarifat e reja prej 50%, që prekin mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, hynë në fuqi të shtunën…

Read More