Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Beqiri: Puna nuk ndalet, Haraçina po ndryshon!

3 Nëntor, 2026

Rama: Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

3 Nëntor, 2026

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

3 Nëntor, 2026

Haxhi Vasileva: Prokurorët nuk duhet të kenë frikë nga presionet

3 Nëntor, 2026

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

3 Nëntor, 2026

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

3 Nëntor, 2026

90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!

3 Nëntor, 2026

Ofroi garanci mbi 1.1 milion euro, lirohet nga paraburgimi Përparim Bajrami

3 Nëntor, 2026

Mexhiti nga Dibra: Rreth 2 mijë shqiptarë do të marrin vendime të përhershme pune, i japim fund pasigurisë

3 Nëntor, 2026

MPB-ja dënoi 434 shoferë për gjashtë orë, një kallëzim penal për vozitje të pakujdesshme

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 3 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

TV NewsBy TV News3 Nëntor, 2026 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Diamant Hysenaj, Peter Lumaj, Shpëtim (Tim) Qorraj dhe Joe Hoxha synojnë poste në institucionet përfaqësuese amerikane, duke përfaqësuar të dyja partitë kryesore politike në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026.

Katër kandidatë me origjinë shqiptare janë pjesë e garës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit (Midterm Elections), që mbahen më 3 nëntor 2026, transmeton albinfo.ch.

Diamant Hysenaj, Peter Lumaj, Shpëtim (Tim) Qorraj dhe Joe Hoxha synojnë të fitojnë ose të ruajnë pozita në institucionet përfaqësuese amerikane, duke garuar për poste të ndryshme në nivel federal dhe shtetëror.

Kandidatët kanë prejardhje dhe rrugëtime të ndryshme jetësore. Dy prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe dy në Shqipëri, ndërsa në garë përfaqësojnë Partinë Republikane dhe Partinë Demokratike.

Diamant Hysenaj garon për Kongresin amerikan

Nju-Jork– Distrikti i 14-të | Partia Republikane

I lindur në Kosovë, Diamant Hysenaj kandidon për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan në Distriktin e 14-të të New York-ut. Ai synon të sfidojë kongresisten demokrate Alexandria Ocasio-Cortez, e cila përfaqëson këtë distrikt që nga viti 2019.

Hysenaj emigroi në SHBA në moshën nëntëvjeçare dhe u rrit në South Bronx. Ai është sipërmarrës dhe pronar biznesi, ndërsa në fushatën e tij ka vënë në fokus strehimin e përballueshëm, sigurinë publike dhe mbështetjen për bizneset e vogla.

Peter Lumaj synon postin e Sekretarit të Shtetit në Connecticut

Connecticut | Partia Republikane

I lindur në Shqipëri, Peter Lumaj garon për postin e Sekretarit të Shtetit në Connecticut, si kandidat i Partisë Republikane. Ai përballet me demokratën Stephanie Thomas, e cila aktualisht mban këtë funksion.

Lumaj është avokat dhe ka përvojë në politikën amerikane. Në të kaluarën ka kandiduar edhe për Senatin amerikan dhe për guvernator, ndërsa në vitin 2014 kishte garuar për të njëjtin post në Connecticut.

Sekretari i Shtetit ka përgjegjësi të rëndësishme në administrimin e proceseve zgjedhore dhe regjistrimin e bizneseve në këtë shtet.

Shpëtim (Tim) Qorraj garon për Asamblenë e Nju-Jork-ut

Distrikti i 64-t | Partia Demokratike

Shpëtim Qorraj, i njohur në SHBA edhe si Tim Qorraj, është kandidat demokrat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, në Distriktin e 64-të, që përfshin zona të Staten Island-it.

I lindur në Kosovë, Qorraj emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011. Ai jeton në Staten Island, ku është angazhuar në biznes dhe në veprimtari që lidhen me komunitetin shqiptar dhe familjet emigrante.

Në fushatën e tij, ndër çështjet kryesore janë kostoja e jetesës, arsimi publik, siguria, transporti dhe mbështetja për bizneset e vogla. Në garën zgjedhore përballet me republikanin Michael Tannousis, i cili aktualisht mban këtë mandat, transmeton tutje albinfo.ch.

Joe Hoxha kërkon mandatin e tretë në Connecticut

Connecticut – Distrikti i 78-të | Partia Republikane

Joe Hoxha, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, është aktualisht përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it dhe në këto zgjedhje synon të sigurojë mandatin e tretë.

Ai përfaqëson Distriktin e 78-të, që përfshin zonën e Plymouth-it dhe një pjesë të qytetit të Bristol-it. Në garën e 3 nëntorit përballet me kandidatin demokrat Nate Brown.

Para angazhimit të tij në institucionet përfaqësuese të shtetit, Hoxha ka qenë i përfshirë në fushata politike republikane dhe në strukturat e kësaj partie në Connecticut.

Pjesëmarrja e këtyre katër kandidatëve në zgjedhjet amerikane të vitit 2026 përfaqëson një tjetër dëshmi të përfshirjes së shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të Shteteve të Bashkuara.

Garat e tyre zhvillohen në nivele të ndryshme të përfaqësimit politik, nga Kongresi amerikan deri te institucionet legjislative dhe administrative të shteteve. Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë nëse kandidatët me origjinë shqiptare do të marrin ose do të vazhdojnë të mbajnë poste në institucionet amerikane. /Albinfo.ch

Lexuar: 10

Lajme te ngjashme

Tragjedi në Florida: 9 të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat

Tronditet sektori bankar në Serbi, në pranga pronari i “Alta Bankës”!

Pesë të arrestuar për sulmin barbar ndaj një fermeri në Afrikën e Jugut

Shifra tronditëse nga fronti i luftës: Rusia humbi 2.500 ushtarë brenda një dite, një çdo 35 sekonda!

Panik pas sulmit kibernetik ndaj Binance: Përdoruesit tërheqin 3,64 miliardë dollarë, tronditet tregu i kriptovalutave!

Kryetari i Dubrovnikut propozon teste antidrogë për të gjithë politikanët: “Kamionët me kokainë vazhdojnë të mbërrijnë”

Lajmet e fundit

Beqiri: Puna nuk ndalet, Haraçina po ndryshon!

3 Nëntor, 2026

Rama: Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

3 Nëntor, 2026

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

3 Nëntor, 2026

Haxhi Vasileva: Prokurorët nuk duhet të kenë frikë nga presionet

3 Nëntor, 2026

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

3 Nëntor, 2026

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksi me ZNAM-in është në Qeveri dhe po merret me çështje madhore?

3 Nëntor, 2026

90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!

3 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.