Autor: TV News
Në një postim në platformën “X”, Hanke shkruan: “Revolucioni i Flamingove ka këmbë. Është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet.” Hanke ku publikuar edhe një shkrim të Al Jazeera në lidhje me mbërritjen në Shqipëri të tre anijeve që iu bashkuan “Revolucionit të Flamingove”. Në shkrimin thuhet: “Tre anije nga Flotilja Globale Sumud mbërritën në Vlorë të Shqipërisë të premten për të mbështetur “Revolucionin Flamingo”, një lëvizje që kundërshton një vendpushim luksoz të planifikuar të lidhur me Jared Kushner. Organizatorët bënë paralele me shqetësimet për shpronësimin e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit”. Reagimi i ekonomistit amerikan vjen…
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra në mes të gushtit, gjatë kulmit të sezonit të zjarreve. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Cara ka sqaruar se vendimi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, për transferimin e kompetencave të drejtuesit mori vetëm gjashtë minuta. Në reagimin e tij, ai thekson se puna e një drejtuesi nuk matet me metrat e përparimit në terren dhe se nuk mund të urdhëronte ekipet të hynin në situata ku rrezikohej jetësisht mbijetesa…
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, ka deklaruar se konflikti me Iranin pritet të hyjë në një “fazë të re” shumë shpejt, duke pretenduuar se aleatët ndërkombëtarë do të bashkohen me Washingtonin për ta përfunduar operacionin. Në një intervistë për Fox News, Johnson tha se “se do të hyjmë në një fazë të re këtu shumë shpejt. Besoj se kombet aleate do të na ndihmojnë në fazën e ardhshme dhe do ta përfundojmë këtë.” Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë arritur tashmë një objektiv strategjik kyç. Johnson pretendoi se presidenti Donald Trump arriti të parandalonte…
Talenti shqiptar i futbollit, Enis Rexhepi, rrëmbeu zemrat e tifozërisë së Stuttgart U-19, teksa realizoi plot 5 gola në udhëtim ndaj Bayern Munich U-19. 18 vjeçari shqiptar pati një paraqitje fenomenale duke shënuar pesë herë në rrjetën e Bayern Munich, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të përgjithshëm 6-1, raporton albinfo.ch Sulmuesi Rexhepi e kompletoi pesëshen e tij personale brenda vetëm 31 minutash, duke treguar një produktivitet të rrallë për këtë nivel. Ky duel ishte i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit të juniorëve në Bundesliga. Stuttgarti momentalisht mban vendin e parë në tabelë, ndërsa Bayern Munich renditet…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar protestat që vijojnë prej 84 ditësh me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si një nga lëvizjet më masive shoqërore në Shqipëri që prej rënies së regjimit komunist. Në një intervistë për “TheNewsAgents”, Bushati argumentoi se pas kësaj valë protestash qëndron një pakënaqësi e thellë dhe e gjerë sociale, e grumbulluar gjatë dekadave të fundit. “Sepse kjo ka të bëjë edhe me kapitalizmin grabitqar që kemi përjetuar gjatë 30–35 viteve të fundit, ku të mirat publike dhe hapësira publike janë tkurrur gjithnjë e më shumë dhe të mirat…
Vlada Kharebova po përpiqet të heqë dorë nga shtetësia e saj ruse që nga viti 2022, por deri më tani s’ka pasur sukses. Kharebova jeton në Letoni dhe po kërkon shtetësinë e këtij vendi për veten dhe dy fëmijët e saj. Por, ky shtet baltik përgjithësisht nuk lejon shtetësinë e dyfishtë në raste të tilla: Ligji përcakton se shtetësia e dyfishtë letonezo-ruse nuk lejohet. Ajo është përballur me probleme me Konsullatën ruse në Riga, e cila, sipas saj, ofron një listë të dokumenteve të kërkuara, por pak udhëzime se si mund të sigurohen ato. “Kur telefononi ose i shkruani Konsullatës, ata…
Temperaturat mesatare në Kosovë janë rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa fermerët po përballen me periudha më të gjata të thatësisë, valë të të nxehtit dhe reshje të shkurtra, por intensive. Ndryshimet në temperaturë dhe në shpërndarjen e reshjeve po e bëjnë prodhimin bujqësor gjithnjë e më të paparashikueshëm. Ekspertët thonë se fermerët dhe institucionet duhet të përshtaten me këto ndryshime, nga përzgjedhja e kulturave dhe varieteteve deri te mënyra dhe koha e mbjelljes. Për fermerët, ndryshimi i klimës nuk është vetëm çështje statistikash. Pasojat shihen drejtpërdrejt në ara dhe në të ardhurat e tyre. “Puna e tre muajve u…
Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë u hapën të shtunën në Pekin. Kjo veprimtari pesëditore ka mbledhur së bashku 666 ekipe nga 16 vende të gjashtë kontinenteve, me gjithsej 2 056 robotë që do të marrin pjesë në 51 ndeshje. Në ceremoninë e hapjes me temën “Inteligjenca garon drejt së ardhmes”, më shumë se 1 000 robotë humanoidë shfaqën teknologjinë më të fundit, duke ofruar një pamje se si robotët humanoidë po shkojnë përtej laboratorëve dhe po hyjnë në prodhimin e jetën e përditshme, duke krijuar mundësi të reja për bashkekzistencën njeri-robot. Para ceremonisë së hapjes u zhvilluan garat…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra kur u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sveçla ka thënë se vdekja e Kryeziut është një humbje e madhe për familjen e tij, Policinë e Kosovës, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur. “Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Sveçla. Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës Ai…
Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një fluks të lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, teksa qindra mjete po i drejtohen bregdetit shqiptar për ditët e fundit të pushimeve verore. Ngarkesa e automjeteve është e dukshme në pikën kufitare të Morinit, por edhe përgjatë Rrugës së Kombit, në segmentin nga Morini deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm. Në pikën kufitare të Morinit po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion për përballimin e fluksit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve. Masa të ngjashme janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së…
