Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tronditet Maqedonia, digjen dy persona, njëri i ri 21 vjeçar

4 Nëntor, 2026

Shpërthen bombola në një banesë në Kumanovë

4 Nëntor, 2026

Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë

4 Nëntor, 2026

Lidhja Mickoski–Vuçiq: Si hyri në krizë banka serbe në Maqedoni

4 Nëntor, 2026

Deri në fund të nëntorit duhet të bëhet pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e tretë përcjell Zhurnal.mk .

4 Nëntor, 2026

Mungesat e barnave nuk do të tolerohen: Prodhuesit detyrohen të paralajmërojnë me kohë

4 Nëntor, 2026

Skandal në klinikë private në Shkup: 29-vjeçarja denoncon ngacmim seksual

4 Nëntor, 2026

Ndalojnë reshjet e shiut, vjen i ftohti: Në fundjavë temperaturat zbresin nën zero!

4 Nëntor, 2026

Jep dorëheqje drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari

4 Nëntor, 2026

Kërcënime për bomba në disa fluturime në Evropë, alarmohen aeroportet

4 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 4 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë

TV NewsBy TV News4 Nëntor, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë për kontrolle shtesë të sigurisë, mbërriti në kryeqytetin rus të mërkurën në mëngjes.

Në mesin e udhëtarëve të fluturimit fillestar ishte edhe politikani prorus dhe ish-zyrtari i lartë serb, Aleksandar Vulin. Megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai e vazhdoi udhëtimin drejt Moskës.

Kryeredaktori i portalit të aviacionit Tango Six, Petar Vojinoviq, shkroi në rrjetin X se avioni i fluturimit JU134 mbërriti në Moskë pas shtatë orësh vonesë, me ekuipazh të ndërruar për shkak të rregullave për orarin e punës, por me “të njëjtët udhëtarë, që rezultuan të ishin më shumë se interesantë”, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Avioni i kompanisë Air Serbia u kthye në Beograd të martën në mbrëmje, pasi kompania, sipas njoftimit të saj, kishte marrë informacione nga shërbimet e aeroportit që kërkonin kontrolle shtesë të sigurisë për një udhëtar.

Aleksandar Vulin, i cili ndodhet në listën e sanksioneve amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, mohoi raportimet jozyrtare se nuk kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikolla Tesla”, në Beograd.

Pas kthimit të avionit, ai i tha tabloidit Informer se bëhej fjalë për një “përpjekje për hakmarrje politike” ndaj tij.

Vulin tha se po udhëtonte zyrtarisht drejt Moskës për të diskutuar marrëveshjen e furnizimit të Serbisë me gaz.

“Natyrisht, gjithçka është gënjeshtër. Kjo është vetëm një formë abuzimi dhe një përpjekje për t’ua dëshmuar pushtetarëve të rinj se sa shumë janë në mbrojtje të ideologjisë së tyre, madje edhe këtu, në aeroportin tonë”, tha ai.

Drejtori i kompanisë Srbijagas, Dushan Bajatoviq, i cili ndodhej në të njëjtin avion, i tha televizionit N1 se pas kthimit në Beograd, të gjithë udhëtarët dhe bagazhet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme të sigurisë.

Edhe pse në avion ndodheshin Vulin dhe Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë teknike të Serbisë, i njohur për qëndrimet proruse, Bajatoviq tha se nuk i dinte arsyet e udhëtimit të tyre.

Ai shtoi se udhëtimi i tij drejt Rusisë lidhej me problemet në furnizimin me gaz dhe në qarkullimin e pagesave, pas rastit të bankës Alta.

Kjo bankë iu nënshtrua falimentimit më 3 nëntor, një ditë pasi pronari i saj, Davor Macura, u arrestua nën dyshimin se kishte nxjerrë nga kasaforta e bankës qindra miliona euro në para të gatshme./ REL/

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

Vulini deshi të fluturonte drejt Moskës, por e kthyen në Beograd: 7 orë vonesë për shkak të kontrolleve të sigurisë!

SHBA-të ndërpresin financimin për Izraelin

Avioni drejt Moskës u kthye në Beograd, në bord ishin Vulin dhe dy zyrtarë të tjerë

The Times: Trupat britanike në Ukrainë do të kenë të drejtë të hapin zjarr nëse sulmohen nga Rusia

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

Tragjedi në Florida: 9 të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat

Lajmet e fundit

Tronditet Maqedonia, digjen dy persona, njëri i ri 21 vjeçar

4 Nëntor, 2026

Shpërthen bombola në një banesë në Kumanovë

4 Nëntor, 2026

Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë

4 Nëntor, 2026

Lidhja Mickoski–Vuçiq: Si hyri në krizë banka serbe në Maqedoni

4 Nëntor, 2026

Deri në fund të nëntorit duhet të bëhet pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e tretë përcjell Zhurnal.mk .

4 Nëntor, 2026

Mungesat e barnave nuk do të tolerohen: Prodhuesit detyrohen të paralajmërojnë me kohë

4 Nëntor, 2026

Skandal në klinikë private në Shkup: 29-vjeçarja denoncon ngacmim seksual

4 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.