Autor: TV News
Nis ceremonia e varrimit të policit që vdiq në krye të detyrës | Gazeta Lajm Kosovë-Shqipëri Nis ceremonia e varrimit të policit që vdiq në krye të detyrës Policit të Kosovës, Altin Kryeziu, po i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Bubavec. Në ceremoninë mortore po marrin pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë. Në mesin e të pranishmëve janë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,…
Mbretëria e Bashkuar është zotuar për të ndihmuar Ukrainën që të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi. Një zotim të tillë, e ka dhënë kryeministri britanik, Andy Burnham, pas vizitës së tij në Kiev ku është pritur në takim nga presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky. Burnham ka thënë të hënën se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi, duke ndarë informacione teknike të klasifikuara mbi komponentët e prodhuar në Britani. Burnham, i cili ndodhet në Kiev së bashku me liderë të tjerë ndërkombëtarë për Ditën e Pavarësisë së…
Boksierja Donjeta Sadiku ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Donjeta në çerekfinale fitoi ndak turkes Esmanur Lok, të hënën pasdite. Meçi i kategorisë deri 60 kilogramë ishte shumë i fortë. Donjeta dominoi në raundin e parë, por boksierja turke reagoi në të dytin. Në raundin e tretë janë shkëmbyer shumë goditje. Megjithatë goditje më të pastra dha boksierja kosovare që në fund fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, 4:1. Emanur Lok kishte pëparësi në gjatësi, që e shfrytëzoi jo pak. Por në shprehje erdhi përvoja e boksieres kosovare. Me kalim në gjysmëfinale, Donjeta…
Mundësi shqiptar Rexhep Hajdari ka fituar medaljen e argjendtë për Maqedoninë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali. Hajdari garoi në mundje të stilit të lirë, në kategorinë deri në 97 kilogramë. Në finalen për medaljen e artë ai u përball me përfaqësuesin e Greqisë, Dauren Kurugliev, por nuk arriti ta mposhtte kundërshtarin e fuqishëm dhe në fund u stolis me medaljen e argjendtë. Rrugëtimi i Hajdarit drejt finales ishte mbresëlënës. Ai e nisi garën pikërisht kundër Kuruglievit, nga i cili u mund me rezultat 0:10. Megjithatë, Hajdari u rikthye fuqishëm dhe në përballjen vendimtare të fazës…
Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike (EV) arritën një moment historik në Europë muajin e kaluar, me shitjen e tyre që kaluan 15% për herë të parë, treguan të dhënat, pasi kërkesa mbetet e fortë pavarësisht tarifave të importit të BE-së, shkruan “CGTN”. Shitjet e makinave plotësisht elektrike nga markat “BYD” dhe “Chery” u dyfishuan në baza vjetore në prill në 38.281 njësi, sipas faqes analitike të automobilave “Dataforce”. Markat kineze tani përbëjnë gati 10% të tregut total të makinave në Europë dhe pothuajse 29% të shitjeve hibride plug-in të rajonit, duke shënuar zgjerimin e tyre të shpejtë nga vetëm disa…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Dorëzimi i dekretit të shtetësisë është bërë në një ceremoni të veçantë në zyrën e Presidencës. Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai luajti një rol të rendësishëm në ndërkombëtarizimin e krizës në Kosovë, duke sjellë senatorë dhe kongresmenë amerikanë në Prishtinë që në vitet ’90 dhe duke ndikuar…
Një “top zjarri” i lëshuar me parashutë nga Kosova drejt Serbisë është pretendimi i publikuar sot nga mediat serbe, i cili u përdor më pas edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë një vizite në Kraljevë, pjesë e turit të tij në prag të shpalljes së zgjedhjeve. Vuçiç deklaroi se autoritetet serbe kanë gjetur një pajisje me parashutë në zonën e Bërnjakut, duke shtuar se rasti është në hetim. “E gjetëm atë pajisje me parashutë. Qëllimi është i qartë, por hetimet janë ende në vazhdim”, tha presidenti serb. Sipas tij, çështja po hetohet nga policia serbe, Agjencia për Siguri dhe Informim…
Asif Aziz, miliarderi britanik me origjinë nga Malawi, merr dritën jeshile për hapësirën e lutjeve në Trocadero Asif Aziz, miliarder dhe filantrop britanik me origjinë nga Malawi, ka marrë miratimin për shndërrimin e një pjese të ndërtesës ikonike Trocadero, në Londër, në një qendër komunitare dhe hapësirë lutjeje të quajtur “Piccadilly Prayer Space”. Hapësira do të ketë kapacitet për deri në 390 besimtarë dhe synon t’u shërbejë myslimanëve që jetojnë, punojnë ose vizitojnë zonën. Projekti i ri vjen pas një propozimi të mëparshëm të Azizit në vitin 2020, i cili parashikonte ndërtimin e një xhamie me kapacitet deri në 1,000…
Kryeministri Edi Rama u ka premtuar qytetarëve se pas protestave të muajve të fundit ata, dhe qeveria e tyre, do të dalin më të fortë. Në një videomesazh live në Facebook pas përfundimit të takimit të gjatë me ministrat dhe funksionarë të tjerë shtetërorë të zhvilluar në Pogradec, Rama tregoi edhe planet për të ardhmen. “Duke pasur parasysh se tani disponojmë dy baza shumë të rëndësishme, baza teknologjike të marrëdhënies me E-Albania-n dhe Bashkëqeverisjen, të cilave do t’u shtohet edhe Pasqyra Albania, që do të jetë dritarja e vetme unike ku qytetari do të drejtohet për t’u informuar në kohë…
Sipas një analize të institutit Ifo, të publikuar të hënën, shpenzimet për të moshuarit dhe sëmundjet përbënin rreth 70% të totalit të shpenzimeve sociale në Gjermani vitin e kaluar, duke e çuar buxhetin social në një rekord të ri. Shpenzimet për pleqërinë dhe sëmundjet përbënin mbi 80% të rritjes reale të shpenzimeve që nga viti 1992, sipas analizës. Faktori kryesor strukturor që qëndron pas kësaj tendence është ndryshimi demografik, i cili po thellon zhvendosjen e barrës së shtetit social midis brezave. “Buxheti social po rritet më shpejt se PBB-ja, prandaj edhe ekonomia e dobët po kontribuon në rritjen e pjesës…
