Autor: TV News

Departamenti i Kirurgjisë Spinale në soH (Spitalet e Solothurnit që është ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në Kantonin e Solothurnit), duke filluar nga 5 tetori drejtohet nga kryemjeku Edin Nevzati. Qendra e specializuar e Kirurgjisë Spinale e Solothurner Spitäler AG (soH) ofron diagnostikim dhe trajtim gjithëpërfshirës për çrregullime komplekse muskuloskeletale, transmeton albinfo.ch. Ishte nën udhëheqjen e përkohshme të Seiichi Erné, Mjek Kryesor (Chefarzt). Që nga 5 tetori, departamenti i Kirurgjisë Spinale drejtohet nga Kryemjeku i ri, Edin Nevzati. Edin Nevzati ka studiuar mjekësi në Universitetin e Cyrihut. Trajnimi i tij pasuniversitar në neurokirurgji e çoi atë në spitalet…

Read More

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor. Kjo pritet të ndodhë në orën 14:00. Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S. i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan. Vrasja e saj ka nxitur protesta të përditshme në kryeqytet.

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës për luftën në vazhdim pritet të nisë të martën e ardhshme në Abu Dabi. Gjatë një takimi me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Putin ka thënë se ka ftuar përfaqësuesit e delegacionit rus që pritet të udhëtojnë drejt Abu Dabit, kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për bisedimet. Në takimin e Këshillit të Sigurimit kanë marrë pjesë Vladimir Medinsky, Igor Kostyukov, Yuri Ushakov, Mikhail Galuzin dhe Sergei Ryabkov, raportoi Tass. “Duke qenë se negociatat pritet të zhvillohen të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka veçuar dy pjesëtarë të kësaj gjenerate, Sokol Zymberin dhe Jetlum Bunjakun, djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku. Kurti tha se ata, duke ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, do të vazhdojnë kontributin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit. “Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymberi dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, sepse vetëm kësisoj e fuqizojmë Republikën e…

Read More

Screenshot Për vetëm shtatë ditë, blerja e energjisë elektrike i kushtoi Kosovës 14.9 milionë euro, ndërsa nga janari deri në tetor importi i energjisë ka arritur mbi 205 milionë euro. Kosova ka shpenzuar miliona euro për blerjen e energjisë elektrike, me shifra që arrijnë në nivele të larta brenda një dite, një jave dhe përgjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026. Vetëm për periudhën 28 tetor – 3 nëntor, shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike kanë arritur në 14 milionë e 915 mijë e 923 euro e 88 centë. Kjo nënkupton se për shtatë ditë, mesatarisht janë shpenzuar mbi…

Read More

Mbi 10 ton kokainë janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare. Sipas mediave spanjolle, droga ishte magazinuar në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës. Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga. Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot një tjetër dritare dialogu online, për të gjithë qytetarët që kanë shqetësime konkrete. Në një konferencë të përbashkët për shtyp dje me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se studentët janë përballur me presion dhe bullizim, si në hapësirën online, ashtu edhe jashtë saj. Për këtë arsye 3 grupe studentësh janë tërhequr nga takimet me të, sipas Ramës. Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se dorëheqja nuk imponohet nga rruga. “Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që u ofrohet atyre që duan të…

Read More

Hetimi për Alta Bankën në Serbi po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, pas arrestimit të pronarit të saj, Davor Macura, nën dyshimin për përvetësimin e rreth 45.5 miliardë dinarëve, apo afërsisht 380 milionë eurove. Hulumtimet e mediave investigative serbe kanë zbuluar edhe lidhje afariste mes Macurës dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe kryeterroristit që mori pjesë në sulmin terroristë në Banjskë Autoritetet serbe kanë nisur një hetim të gjerë ndaj pronarit të Alta Bankës, Davor Macura, dhe dy punonjësve të këtij institucioni financiar, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim të mjeteve në vlerë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lidershipi të ri në PD. I ftuar në Euronews, Berisha deklaroi se largimi i tij nga drejtimi i PD-së do të ndodhë vetëm nëse do të ndiejë se nuk ka më mundësi fizike ose mendore për të përmbushur detyrat. “Momentin që unë të ndjej pamundësinë më të vogël në detyrimet e mia, fizike ose mendore, absolutisht, me lehtësi dhe pa vështirësi do të them ‘Goodbye’. E kam ligj unë këtë, por në kohën kur unë ndiej të njëjtën performancë dhe me një eksperiencë shumë të çmuar, unë…

Read More

Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, sipas të cilave Lista Studentore ka fituar 140 nga gjithsej 250 mandatet në Kuvend, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit, „Serbia e Bashkuar“, ka siguruar 103 mandate.Vendimi u miratua më 5 nëntor, pas përfundimit të votimit të përsëritur në 53 vendvotime më 1 nëntor. Lista Studentore ka marrë 2.354.417 vota, ndërsa lista e Vuçiqit 1.731.323 vota.Sa i përket përfaqësimit të pakicave, Koalicioni Shqiptar ka fituar dy mandate, po aq sa edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës. Tre mandatet e tjera u takojnë listave të pakicave nga Sanxhaku. Me këto…

Read More