Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Begaj ndjek “Urbi Et Orbi” dhe uron Pashkën nga Shëngjini: Reflektim dhe besim për të ardhmen

TV NewsBy TV News5 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi këtë të diel besimtarët katolikë dhe ungjillorë me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar mesazhin e shpresës dhe ringjalljes që simbolizon kjo ditë.

Nga Lezha, Kreu i Shtetit nënvizoi se Pashka përfaqëson besimin se e mira fiton mbi të keqen, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Ai zhvilloi një vizitë në kishën e Shëngjinit, ku u prit nga Dom Angjelin Krygja, besimtarë dhe personalitete vendase, duke vlerësuar rolin e komunitetit katolik në forcimin e vlerave shoqërore dhe kombëtare.

“Nga Kisha e Shëngjinit në Lezhë, në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, dua t’u përcjell të gjithë shqiptarëve që festojnë sot urimet e mia më të përzemërta për paqe, shpresë dhe bekim!”, u shpreh Presidenti.

Vizita përkoi edhe me ndjekjen live të mesazhit tradicional “Urbi Et Orbi” nga Vatikani, të dhënë nga Papa Leoni, i cili u shfaq në ballkonin e Sheshit Shën Pjetër së bashku me Kardinalin shqiptar Dom Ernest Troshani, një figurë e rëndësishme e katolicizmit shqiptar.

Në vijim të mesazhit të tij, Presidenti Begaj theksoi se kjo festë është një moment reflektimi të thellë shpirtëror dhe një kujtesë se sakrifica dhe dashuria do të mbizotërojnë në jetën e njerëzve.

“Gëzuar Pashkën! Uroj për të gjithë besimtarët që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, shpresë dhe bekime për çdonjërin dhe për familjet e tyre! Kjo ditë na fton të reflektojmë thellë dhe të kujtojmë se e mira mbizotëron mbi të keqen”, u shpreh ai.

Në përfundim, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbetet një shembull i harmonisë fetare, ku respekti dhe bashkëjetesa janë themel i shoqërisë.

“Qoftë kjo festë një burim force dhe besimi për çdo familje shqiptare!”, përfundoi urimin e tij Presidenti i Republikës.

Lexuar: 116

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.