Autor: TV News
Presidentja Vjosa Osmani tha se me ndihmën e Amerikës janë parandaluar plane ogurzeza të Serbisë edhe pas sulmit në Banjska. Ajo tregoi se kur kishte ndodhur sulmi kishte telefonuar zhvilluar telefonata në 3 të mëngjesit. “Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika. Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës dhe të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën. Është dëshmuar edhe kur është sulmuar Ibër Lepenci dhe të gjitha institucionet e dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë ne në 3 të mëngjesit në telefon, kush na ka dalë në…
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke kaluar mbi 117 dollarë për fuçi në tregun amerikan, si pasojë e tensioneve të reja rreth Ngushticës së Hormuzit. Rritja vjen pas paralajmërimeve të Donald Trump për veprime ndaj Iranit nëse nuk rihapet kjo rrugë kyçe për transportin global të naftës. Bllokimi i ngushticës dhe përshkallëzimi i konfliktit kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare dhe presionin mbi ekonominë globale.
NASA ka publikuar një sërë fotografish mahnitëse nga anët e largëta të Hënës, duke ofruar një pamje të re dhe të thelluar të këtij trupi qiellor misterioz. Këto imazhe, të kapura gjatë fluturimit historik të ekuipazhit të Artemis II, zbulojnë detaje të panjohura deri më tani për shkencëtarët dhe adhuruesit e astronomisë. Një nga fotografitë më të spikatura tregon Kraterin Vavilov, një krater goditjeje që ndodhet në buzën e basenit Hertzsprung, më të vjetër dhe më të madh të goditjes në Hënë. Ky krater, i cili nuk është i dukshëm nga Toka, ofron një pamje të jashtëzakonshme të formacioneve hënore…
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për një pandemi të ardhshme që mund të godasë botën sërish. Ky paralajmërim erdhi gjatë një aktiviteti në Prishtinë, organizuar për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit, ku Humolli theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidat e ardhshme shëndetësore. Me një ton serioz, ajo nënvizoi se bota është duke u përgatitur për pandeminë e ardhshme, e cila mund të ndodhë në çdo moment, duke lënë të kuptohet se nuk ka një afat të caktuar për këtë ngjarje. “Bota veç është duke u përgatitur…
KEDS ka njoftuar për “punime të domosdoshme” ditën e nesërme për siguri të sistemit në disa pjesë të ndryshme të vendit. Në një njoftim, KEDS ka treguar se në cilat zona do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve. Në TS 35/20 Prishtina I Nga dalja 10 kV Dalja F.K nr.10 do të ketë shkyçje në degëzim dhe pa tension mbesin Ts-at: TS 10/04kV Tregtia A26-H06 & A19-2B (kodi: 10012182213) prej orës 08:30 deri 12:00 TS 10/04kV Tregtia (kodi: 10012182160) prej orës 08:30 deri 12:00 TS 10/04kV Bujar Statovci BSA Construction SH.P.K (kodi: 10012182249) prej orës 08:30 deri…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën sot në një takim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një përfaqësi prej 15 fermerësh, pjesë e protestës së organizuar ditën e sotme, për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër shqetësimet, sfidat konkrete në terren dhe çështjet që lidhen me sektorin. Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë parashtruan një sërë çështjesh që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve, ndërsa nga ana e institucioneve u riafirmua angazhimi për ndjekjen dhe trajtimin e tyre në mënyrë të koordinuar.…
Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë sot në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, duke theksuar përparimet në reformën e administratës dhe çlirimin e saj nga ndikimi politik. Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje se para ardhjes së qeverisë së tij, shumë punonjës të shtetit, përfshirë policinë, drejtorët e qarqeve, mësuesit dhe infermierët, ishin nën kontroll politik. “Të gjithë vendimet për karrierën e tyre shpesh vendoseshin nga partitë apo deputetët,” tha ai. Kryeministri theksoi se për herë të parë administrata filloi të funksionojë sipas një ligji të shërbimit civil, duke mundësuar që…
Kryetari i PD, Sali Berisha, kërkoi sot në emër të opozitës përgjysmimin e taksave mbi karburantin. Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi se ulja e akcizës që ka ndërmarrë qeveria nuk zgjidh asnjë prej problemeve me të cilat përballen sot qytetarët. “Është e domosdoshme së pari dhe njëherë përgjysmimi i ngarkesës fiskale, ose ulja e ngarkesës fiskale për litrin e naftës në nivelin e vendeve përreth, në nivelin që e ka sot Maqedonia dhe Kosova, nivel që është pothuajse 50 për qind më i ulët se sa në Shqipëri.” Berisha kërkoi masa edhe në mbrojtje të fermerëve, të cilët…
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 20 ditë Flamur Nokën dhe me 10 ditë Elda Hotin nga punimet e Kuvendit pas tensioneve në seancën plenare të 2 prillit. Ndërsa deputetja Albana Vokshi nuk mori asnjë masë ndëshkuese. Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e të tre deputeteve të PD-së. Ndërkohë Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës. Seanca e 2 prillit u shoqërua me tensione mes kreut të Grupit Parlamentar të Ps-së, Taulant Balla i cili bëri thirrje për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35 vjetorin e masakrës së…
Debate të forta janë zhvilluar sot në Konferencën e Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur me përfaqësues të mazhorancës, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë diskutimeve, Bardhi akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës, duke theksuar se Parlamenti nuk mund të funksionojë si “tekë” e mazhorancës. “Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë…
