Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë natës në vilat qeveritare në qytetin bregdetar.
Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut ku ndodhet edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mësohet se rreth orës 11:00 pritet një takim mes tyre në vilat qeveritare në Dhërmi, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.

