Autor: TV News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka kritikuar ashpër qeverinë për politikat e çmimeve të karburantit dhe mbështetjen sociale. Berisha u shpreh se qeveria mban një qëndrim “cinik” ndaj rritjes së çmimit të naftës, duke theksuar se shqiptarët paguajnë sipas tij rreth 1.1 euro për litër për shkak të taksave të larta fiskale. Në deklaratën e tij, Berisha kritikoi edhe politikat sociale ndaj pensionistëve, duke thënë se mbështetja aktuale është e pamjaftueshme dhe simbolike. “Qeveria mban qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit më të lartë në botë për naftën. Nafta shënoi çmim…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu vlerësimin e tij për Eliot Engel, një ndër personalitetet amerikane më të përkushtuara ndaj çështjes shqiptare dhe shqiptarëve. “Sot u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta.Lexo edhe :Related Posts Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë. Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një i ri ka plagosur me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar veten. Bëhet fjalë për Valon Krasniqin, rreth 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë ndaj L. U., rreth 24-vjeçare në një barnatore në rrugën “Driton Islami”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur viktima kishte hyrë në barnatore dhe kishte kërkuar ndihmë nga stafi, duke njoftuar se personi që ishte me të kishte armë. Pak më pas, i dyshuari kishte hyrë brenda dhe kishte tentuar ta marrë me forcë viktimën, por pasi…

Read More

Humbja e një prindi është një nga ngjarjet më të dhimbshme që mund të përjetojë një individ. Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar me dhimbje për vdekjen e babait të saj, një figurë e rëndësishme në jetën e saj personale dhe profesionale. Në një postim prekës në Facebook, Haxhiu ndau ndjenjat e saj të thella për humbjen e mbështetësit të saj më të madh. Ajo e përshkroi babanë si një njeri të jashtëzakonshëm, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e saj si individ dhe lider. “Me zemër të thyer e dhimbje të…

Read More

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit ka komunikuar vendimet e mara pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Ministrja theksoi se situata ndërkombëtare, e ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë, duke reflektuar luhatje të vazhdueshme të çmimeve edhe në vend. Sipas saj, qeveria ka mbajtur një vëmendje të shtuar ndaj kësaj situate, duke analizuar në mënyrë të vazhdueshme tregun dhe duke ndërhyrë sa herë është parë e nevojshme. Ibrahimaj: Që prej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe prej bllokimit të Ngushticës…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar katër akte që lidhen me këtë dikaster, ku dy prej tyre kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Forcat e Armatosura dhe angazhimin e tyre në misione ushtarake ndërkombëtare. Ai theksoi se pjesëmarrja e trupave shqiptare në këto misione dëshmon jo vetëm nivelin e përgatitjes së efektivëve, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë civil, por edhe rolin aktiv të Shqipërisë në operacionet e përbashkëta ndërkombëtare. Ministri u ndal edhe te dy vendime të tjera të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen me autorizimin e shoqërisë…

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar projektin e ri zhvillimor “Porta e Alpeve” për qarkun Shkodër, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjen e turizmit në këtë zonë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti parashikon një fond total prej 100 milionë eurosh, të ndara mes një marrëveshjeje financimi prej 50 milionë eurosh me Bankën Europiane dhe 50 milionë eurosh nga buxheti i shtetit. Sipas tij, investimet do të fokusohen në një sërë projektesh infrastrukturore, përfshirë rehabilitimin e hapësirave urbane dhe rikonstruksionin e bulevardeve, si dhe përmirësimin e akseve rrugore që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin…

Read More

Përfaqëusesit ligjorë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë depozituar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata kërkojnë shfyqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, në seancë paraprake, që dërgoi cështjen për gjykim. Po ashtu mbrojtja kërkon pavlefshmërinë  e të gjitha provave që burojnë prej tij. Procesi Ndaj veliajt sipas avokatëve është zhvilluar në shkelje të të drejtave themelore, duke përfshirë mungesën e kohës së mjaftueshme për shqyrtimin e dosjes, cënimin e parimit të barazisë së palëve dhe kushtet e papranueshme të gjykimit. Mbrojtja thekson se çështja nuk është vetëm individuale por lidhet me standartet e funksionimit të drejtësisë. Deklarata e…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se objektivi kryesor i qeverisë mbetet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se ky është “zemreku i punës” së institucioneve shtetërore. Gjatë një takimi me gazetarët, Hoxha u shpreh se Shqipëria po kalon një proces transformimi përmes reformave të lidhura me integrimin europian, ndërsa theksoi se rezultatet e këtij procesi maten pikërisht me përparimin drejt BE-së. “Jemi mësuar të flasim gjithmonë për integrimin europian, por termi i saktë është anëtarësimi në BE. Kjo është rruga për të cilën jemi angazhuar. Kjo ministri, ministritë e tjera, qeveria dhe i…

Read More

Në kuadër të bashkëbisedimeve për Punët e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka zhilluar një takim me pensionistë të Njësisë nr. 2 ku foli  për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për tu 5-fishuar deri me 2030-ën. Rama: Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet. E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por indeksimi nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ajo që unë kam thënë dhe përsëritur…

Read More