Autor: TV News
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj. Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Austri. Ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, ka vdekur një 19-vjeçar nga Kosova pasi vetura e tij u përplas me një kamion. Viktima, është Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e komunës së Rahovecit.
Pas Lushnjës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Fier. Gjatë Asamblesë së PS në Fier, kreu i qeverisë është dnalur sërish te opozita dhe akuzat e saj. Sipas tij qeveria vijon të punojë, ekonomia vijon të rritet, ndëkrohë që opozita vijon fushatën e saj të shpifjeve dhe baltës. “Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca karakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh, se më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri kur i dëgjoj. Por shumë njerëz shqetësohen kur dëgjojnë nga mëngjesi deri në…
Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut
Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i kryeparlamentares dhe njëherësh ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Në ceremoninë e varrimit pjesëmarrës ishin kryeministri Albin Kurti, së bashku me disa nga deputetët e Vetëvendosjes, ish-presidentja Vjosa Osmani, si dhe dy deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën gjatë ditës së sotme. Gjatë mbledhjes në Asamblenë e Lushnjës Rama ironizoi opozitën pas deklaratave se ëhstë bllokuar procesi i integrimit të Shqipërisë. Rama tha se deklarata e opozitës se është bllokuar procesi i integrimit janë gënjeshtër me 7 bishta. “Ditën e natën ligjin e bën gënjeshtra, thashethemi dhe sajesa, përveç atyre që ne na kanë dhënë votën dhe mbështetjen në 11 maj, askush tjetër nuk na e fal dhe nuk do t’ia dijë fare për atë fitore që ne morëm në kuptimin e respektit. Do vetëm sherr shamata, thashetheme, baltë, llum e…
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Asamblenë e PS në Lushnjë, ka akuzuar opozitën se po baltos Shqipërinë në gjuhë të huaj. Sipas tij kjo që bën opozita shqiptare nuk ka ndodhur as me opozitat e Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi. Për të, opozita dhe PD do zhyten thellë e më thellë në zgjedhjet e tjera. “Maqedonia ka qenë në luftë të madhe politike dhe në prag konfliktit civil, por nuk ka bërë vaki të vijë opozita maqedonase në Bruksel duke u lutur ndalojeni Maqedoninë. Mali i Zi ka probleme të harmonisë etnike nuk ka bërë vaki të…
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Lushnjë, kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke mohuar kategorikisht se ato janë bllokuar. “Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe…
“Mos u mërzisni për heqjen e naftës nga skema e subvencioneve, por gëzohuni për rimbursimin me 10%, sepse përfitimi është shumë herë më i lartë.” Me këtë mesazh, kryeministri Edi Rama shpjegoi me një shembull praktik mënyrën se si do të funksionojë skema e re e mbështetjes për fermerët. Ai ishte në Lushnjë i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, si dhe nga ministrat e kabinetit. “Jemi kritikuar për këtë skemë dhe është normale që të ketë debat. Por ne nuk do të japim më një mbështetje që është vetëm rreth 300 mijë lekë të vjetra. Përfitimi…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët në Lushnjë, ku është ndalur sërish te çështja e heqjes së naftës pa taksa për bujqësinë. Rama tha se jo të gjithë përfituesit e kësaj skeme kanë qenë realisht fermerë që e përdornin naftën për punë bujqësore, duke shtuar se skema e mëparshme kishte problematika në zbatim. “E neveritshme se si për hir të një luftë të verbër as politike, por tribale fare, angazhohet një lukuni e tërë tenxheresh për të nxjerrë nga konteksti atë që themi dhe për të vazhduar t’i bjerë një fylli në të njëjtën vrimë, jepni naftë.…
Shkollat në të gjithë vendin po transformohen nga dita në ditë falë investimeve të rëndësishme që po bëhen në arsim, duke krijuar kushte bashkëkohore dhe një mjedis më cilësor për nxënësit dhe mësuesit. Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër është një ndër to, një shembull konkret i këtij transformimi, ku përveç infrastrukturës moderne dhe kushteve dinjitoze për mësimdhënie dhe mësimnxënie, po zhvillohen edhe programe që nxisin kreativitetin dhe aftësitë praktike të nxënësve, si programi “Art dhe Zeje”. Sot në këtë shkollë ishte Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci…
