Autor: TV News

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, arritën në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga presidenti në largim, Joe Biden, dhe gruaja e tij, Jill.Është hera e parë që dyshja takohen sot. Pak momente më parë ne pamë anëtarët e familjes së Trump të hyjnë në ndërtesën e Kapitolit, ku presidenti i zgjedhur do të shkojë prej sot, raporton BBC. “Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit. Ata do të ulen për çaj, përpara se të nisen drejt ndërtesës së Kongresit. Takimi i çajit do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa lejuar mediat…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Malishevë, ku ka vizituar familjen e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Bibaj, i njohur si mixha Ramë.Krasniqi ka thënë se kjo familje, ashtu si qindra të tjera anekënd Kosovës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë tonë. “Përherë mirënjohës dhe të përkushtuar për të nderuar sakrificën e tyre. Në qeverisjen e PDK-së me Bedri Hamzën në krye, veteranët do ta kenë respektin dhe dinjitetin që meritojnë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Read More

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Dragashit. Hamza ka thënë se Dragashi si një destinacion i mrekullueshëm turistik do të bëhet edhe më atraktiv me investimet e qeverisë së tij. “Në Dragashin e bukur. Në Dragashin e njerëzve punëtorë. Një destinacion i mrekullueshëm turistik, të cilin do ta bëjmë edhe më atraktiv me investimet e qeverisë sime. E ardhmja është në duart tona! Fitorja është në duart tona! Ne do të vendosim vetë për fatin tonë! 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Read More

Ishte një natë magjepsëse në Paris dhe Vesa bëri që gjithçka të ndjehej edhe më speciale me postimin e saj të fundit në Instagram. Nën dritat e ndritshme të Kullës Eiffel, ajo shfaqet elegante dhe me stil, duke theksuar linjat e saj të bukura. Dita e sotme është një kujtesë se si të jetosh dhe të shijosh çdo moment, një qëllim ky që Vesa ka shprehur në përshkrimin e saj: “N’oublie pas de vivre! Bisou”. Duke marrë parasysh se Vesa është një nga artistet më të njohura në Kosovë, kjo foto ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit e…

Read More

Tre kandidatë për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me profesion mjekë,  zotohen se nëse partia e tyre e merr drejtimin e Qeverisë, do të realizohet shërbimi paliativ 24 orë, do të zvogëlohet lista e pritjes së pacientëve, do të themelohet një platformë online për të diagnostikuarit me sëmundje kronike, do të ketë rritje të pagave si dhe do të bëhet ndryshimi i organogrameve të shërbimit parësor. Zarife Asllani, kandidate për deputete, duke ndarë përvojën personale si e diagnostikuar me kancer të gjirit që nëntë vite, mëton që nëse AAK me partnerët e koalicionit i fitojnë zgjedhjet e…

Read More

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, drejt Kongresit, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Trumpit. Biden shërbeu në këtë post një mandat katërvjeçar.CNN ka raportuar se Biden i la një letër Trumpit në Zyrën Ovale. Dy liderët u takuan paraprakisht në Shtëpinë e Bardhë dhe pinë çaj. Presidenti i ri do të betohet në orën 17:47, sipas kohës në Kosovë. Kjo orë është zgjedhur pasi që Trump do të bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Për shkak të…

Read More

Mentor Zhdrella është larguar edhe zyrtarisht nga pozita e drejtorit sportiv të Llapit. Zhdrella pas 1 viti e gjysmë ka vendosur të largohet nga Llapi, ku thotë se ka mësuar shumë dhe këtë periudhë do ta mbajë gjithmonë në zemër e do ta kujtojë me krenari. GazetaBlic Sport raportoi sot për largimin e tij nga kjo pozitë. Më poshtë keni njoftimin e Zhdrellës: “Të dashur familjarë dhe miq,Dua t’ju njoftoj se sot, më 20 janar 2025, kam vendosur të largohem nga posti i Drejtorit Sportiv të KF Llapi për arsye personale.Gjatë këtij një viti e gjysmë, kam dhënë maksimumin për…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Osmani ka theksuar se fitorja e tij historike është një pasqyrim i besimit të thellë që populli amerikan ka në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për të mbrojtur dhe avancuar vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlera që lidhin ngushtë dy vendet. Ajo përmendi edhe përkushtimin e Trumpit për të avancuar rrugën që çon në njohjen mes Kosovës dhe Serbisë. “Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes…

Read More

Janë pamje të një karroce e cila personit po i nevojitet për të bartur familjarin e shtrirë në Klinikën Interne. Një rrotë po i mungon e nuk është aspak stabile, pa përmendur faktin se rrallëherë e gjenin për përdorim në Klinikën e Gastroenterologjisë. DEK: Familjar i një pacienti në Klinikën Interne vijoi se “karrocat kanë qenë tmerr, në gjendje tepër të keqe të cilat nëse jam i sinqertë është turp edhe të barten pacientat, është mundësi edhe me i lëndu ngase janë në gjendje të keqe. Një ka qenë e mirë dhe atë, dy herë më rastisti këtë javë me…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Hidrocentarlin e Orqushës. Nga malet e Sharrit, Hamza ka treguar se do të investojë në ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme.Hamza ka thënë se energjinë pozitive që po e merr anekënd vendit do ta përdor për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nis punën me qeverinë e re për një Kosovë ma të mirë.“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën…

Read More