Autor: TV News

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Y.J. dhe B.B., lidhur me rastin e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Ngjarja ka rezultuar me lëndimin e rëndë të një qytetareje dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas Prokurorisë, Y.J., në cilësinë e menaxherit të kontratës për “Rikonstruimin e kulmit të objektit të Komunës së Re”, me vlerë prej 386,096.20 eurosh, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Y.J. dyshohet se ka përpiluar raport ku pretendonte se punimet ishin kryer sipas kontratës, edhe pse këto punime nuk ishin realizuar në pozicionet përkatëse të kontratës. “Prokuroria Themelore në…

Read More

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, njëherësh edhe kandidat për deputet, gjatë një konference për media, ka theksuar se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, duke kritikuar qeverisjen katër vjeçare Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Sipas Mustafës, pas katër vitesh të përçarjeve politike dhe ngecjes ekonomike, është bërë e qartë se VV-ja ka dështuar të përmbushë nevojat e qytetarëve. “Kosova nuk mund të përballoj edhe katër vjet të qeverisjes të LVV-së. LDK ofron vizionin e guximshëm dhe vendimtar që i duhet dëshpërimisht vendit tonë për të krijuar vende pune, për të mbajtur…

Read More

Një nga këngëtaret më të njohura të momentit, Linda, ka bërë sërish bujë në rrjetin social Instagram me postimin e saj më të fundit. Në këtë foto, ajo shfaq një pamje mahnitëse, duke treguar se bukuria dhe inteligjenca mund të shkojnë dorë për dore. Linda ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj të papërsëritshëm dhe vetëbesimin që transmeton në çdo imazh. Fotografia është e mbushur me ngjyra të ndritshme, dhe Linda është veshur me një fustan të ndezur që thekson format e saj atraktive. Ajo duket me një shkëlqim të veçantë, duke sfiduar rregullat e traditës dhe duke afirmuar që…

Read More

Presidentja, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke e vlerësuar atë si një partner kyç në procesin e shtetndërtimit. Në qendër të diskutimeve ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mbështetja britanike për reformat institucionale dhe promovimin e sundimit të ligjit. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë…

Read More

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se po e shqyrton nëse ka elemente të veprës penale, zgjedhja e kryetarit të ri Besnik Berisha në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se për zhvillimet e 17 janarit në KPM, është angazhuar një prokuror. “Po, jemi në fazën e shqyrtimit, është angazhuar një prokuror, poashtu jemi duke e vlerësuar aspektin e kompetencës, nëse është kompetencë e Prokurorisë sonë apo e Prokurorisë Speciale”, ka konfirmuar Gashi. Në mbledhjen e fundit të KPM-së, tri ditë para se t’i përfundojë mandati kryetarit…

Read More

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i uruar ata për rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Gjatë vizitës, Hamza ka përgëzuar kryetarin e rizgjedhur të organizatës, Hysni Gucati, dhe ka theksuar angazhimin e tij për të mbështetur kategoritë e dala nga lufta. “Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme. Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time…

Read More

Sot përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit që të paraqesin vëzhguesit e tyre.  Lajmi për RTKLive është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.  “Po, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë sot, më 20 janar 2025, ndërkaq afatet për akreditimin e mediave, OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, janë duke vazhduar”, ka thënë Elezi.  Sipas tij, këto janë afatet tjera që janë duke vazhduar:  – Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25…

Read More

Rezart Veleshnja është rikthyer së fundmi në Big Brother VIP Kosova 3, duke qëndruar 24 orë brenda shtëpisë. Ndërsa ishte në këtë aventurë, ai ka ndarë disa mendime interesante për Gjestin, një tjetër banor të njohur që gjithashtu ka qenë pjesë e reality show-t. Aktori nuk ka hezituar të bëjë një batutë që ka shkaktuar të qeshura mes banorëve. “Gjesti është lidhur me shokun e burrit të motrës time,” shprehet ai, duke referuar një lidhje personale që ka ngritur shumë pyetje dhe spekulime. Komenti i tij ka shkaktuar të qeshura nga të pranishmit, duke treguar se atmosfera në shtëpi është…

Read More

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 në udhëtim ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez. Për të hapur serinë e golave u përkujdes Phil Foden i cili në minutën e 26-të realizoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruynes. Vetëm pak minuta më vonë, gol shënoi edhe Mateo Kovacic (30’) që realizoi për 2-0 në cepin e majtë të portierit vendas. City nuk u ndal më kaq dhe gjeti edhe golin e tretë me Foden, i cili në minutën e 42-të realizoi për 3-0 në portën e boshatisur.…

Read More

Në seancën e sotme të mbajtur në Hagë, dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Hansjoerg Strohmeyer, nisi dëshminë e tij lidhur me rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Strohmeyer ka qenë këshilltar ligjor i Përfaqësuesit Special për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë periudhës nga qershori deri në shtator të vitit 1999. Strohmeyer është dëshmitari i 114-të që paraqitet për të dhënë dëshmi në këtë proces gjyqësor.

Read More