Autor: TV News
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për marrje ryshfeti nga pronarë biznesesh. Tre të dyshuarit, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar…
Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën. Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët. “Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech,…
Policia e Kosovës ka raportuar për një incident që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut. Siç njofton Policia, një mjet i dyshimtë shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, është hedhur në oborrin e shtëpisë së një burri kosovar. “Mitrovicë Jugu / 19.01.2025 – 23:00. Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.
Hyrja e Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’ ka ngjallë dinamika të shumta. Dhe shumë banorë nuk kanë mirëpritur ardhjen e tij, e madje disa edhe duke u sjellë ashpër me të. Në një episod të fundit, një moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pamjet që tregojnë se Jozi godet Gjestin me shuplakë në kokë janë bërë virale në rrjetet sociale. Kjo ngjarje ka përfshirë dy protagoniste të njohur, të cilët po përballen me tensione të mëdha brenda shtëpisë. Ngacmimet dhe tensionet mes banorëve janë bërë gjithnjë e më të zakonshme që nga hyrja e Gjestit, i cili është…
Java e ardhshme në Kosovë parashikohet të karakterizohet nga kushte atmosferike të ftohta. Të hënën pritet mot i ftohtë me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa në viset e larta parashikohen më shumë rreze dielli. Në mëngjes dhe mbrëmje mund të ketë mjegull dhe ngrica. Ditën e martë moti mbetet i ftohtë dhe kryesisht i vranët, me mundësi për riga të dobëta shiu. E mërkura parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në ultësira mund të ketë mjegull. E HËNË: Prishtinë: Nga 0°C deri në 9°C. Mitrovicë: Nga 2°C deri në 9°C. Pejë: Nga 4°C deri në…
Kristian Prenga nuk e ka ndërmend të ndalet. Boksieri shqiptar ka “korrur” fitoren e radhës, duke mposhtur Juan Torres, në sfidën e peshave të rënda të zhvilluar në Filadelfia, Pensilvani. Boksieri me origjinë nga Mirdita i dha fund duelit në raundin e dytë, duke e hedhur “Knock-Out”, kundërshtarin. Kjo fitore ishte e 13-ta radhazi për Prengën, që vazhdon ecurinë pozitive. Pas këtij triumfi spektakolar, boksieri ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku falenderon Zotin, por edhe të gjitha ata që e kanë mbështetur. Prenga paralajmëron se shumë shpejt do ta shohim përsiëri në ring. Reagimi i Kristian Prengës: FALEMINDERIT ZOTIT…
Aldo dhe Livia, dy banorë të njohur të programit, kanë treguar mbrëmjen e djeshme se çfarë ndjenjash kanë për njëri-tjetrin, duke lënë të hapur mundësinë për një histori dashurie. Kjo situatë ka ngjallur interes të madh te publiku, i cili tani po spekulon nëse një romancë e tillë mund të lindë brenda mureve të shtëpisë së Big Brother. Livia, e cila deri tani e ka parë Aldon thjesht si një banor, pranoi se vëmendja që ai i kushton asaj, ka filluar ta bëjë atë të ndihet e veçantë. “Ai është një banor për mua”, tha ajo me qetësi, duke hedhur…
Skuadra e Interit ka kaluar në avantazh ndaj Empolit. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Lautaro Martinez, përcjell GazetaBlic Sport. Martinez shënoi super gol nga distanca pas 54 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli ⚽️ GOAL: Lautaro Martínez 🇮🇹 Inter 1-0 Empolipic.twitter.com/RLX1KMYrsD — Goals Xtra (@GoalsXtra) January 19, 2025
Sot në familjen e Ledion Licos, ka festë. Ledioni sot feston ditëlindjen e bashkëshortes së tij Sarës, dhe atmosfera në shtëpinë e tyre është plot lumturi dhe gëzim. Çifti ka organizuar një festë të paharrueshme, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tyre njëri për tjetrin përmes këtij aktiviteti special. Me rastin e ditëlindjes, ata kanë ftuar miq dhe të afërm, duke transformuar shtëpinë e tyre në një hapësirë festive. Atmosfera ka qenë e mbushur me muzikë, ushqim të shijshëm dhe argëtim, duke ofruar të gjithëve një mundësi për të festuar në mënyrë të paharrueshme. Ledioni dhe Sara dukeshin më të…
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke theksuar se fushata e tij zgjedhore është e ndërtuar mbi premisa realiste dhe pa maska. Në Debat Plus, Haradinaj ka deklaruar se është koha që të hiqen maskat nga qeveria dhe të tregohet e vërteta e situatës në Kosovë. Ai ka potencuar se qeveria e tanishme ka menaxhuar për katër vjet me falsifikime dhe mashtrime, duke shpërndarë “sadaka” dhe duke përdorur kategoritë sociale për të fituar vota. Haradinaj e krahasoi fushatën e sotme me atë të vitit 2021, duke shprehur se,…
