Autor: TV News
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka postuar fotografitë e tubimit të tij masiv me qytetarët e Mitrovicës. Hamza ka thënë se është i nderuar që ka shërbyer si kryetar i komunës për kaq vite, duke frymuar e punuar në çdo ditë të jetës së tij, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Hamza ka thënë se ky nuk ishte thjesht një tubim, por ishte një betim. “Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!”, ka thënë Hamza. Ky është statusi i tij i plotë: Faleminderit Mitrovicë Jam i nderuar që jam…
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj komentit të Albin Kurtit për dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke theksuar se dorëheqja e Vuçeviqit është e lidhur me ndikimin e Kurtit. Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Therandë, u shpreh se “dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”. Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje Dorëheqja e Vuçeviq erdhi pas protestave masive kundër qeverisë serbe, që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona në nëntor të vitit të kaluar. “Vazhdimisht regjimi atje, Vuçiq dhe partia e udhëhequr nga Vuçeviq, kryeministri që…
Twente dhe Besiktas përballen sonte në Europa League. Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport. Milot Rashica dhe Ernest Muçi do të luajnë si titullar nga minuta e parë tek skuadra turke. 📋✅ İlk 11’imiz! 🆚 @fctwente @HondaTR pic.twitter.com/ufhvaO4gfP — Beşiktaş JK (@Besiktas) January 30, 2025
Kandidati për deputet nga Lista Për Familjen, Selim Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për industrinë vendore si një shtyllë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë. Në një postim të tij në rrjetet sociale, 2-shi i Listës për Familjen shprehu angazhimin e tij për të punuar për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ku mbështetje do t’u ofrohet bizneset lokale dhe do të krijohen mundësi më të mira për qytetarët e Kosovës. “Kompanitë si M-Technologie janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin. Për Familjen,…
Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington. Deri më tani është bërë e ditur se 18 persona janë nxjerrë prej lumit Potomak, ku ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuar për të kërkuar njerëzit e tjerë. Ende nuk dihet sa persona kanë vdekur. Temperaturat është raportuar të jenë tejet të ulëta. Autoritetet amerikane janë duke hetuar rastin ndërsa Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan i ka ndalur të gjitha fluturimet. Çfarë ndodhi? Rreth orës 21:00 të së mërkurës, sipas kohës lokale, një aeroplan i…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim masiv në Mitrovicë, në qytetin e tij. “Sot nuk jemi këtu thjesht për një tubim. Sot jemi bashkë këtu për një betim. Një betim për familjet tona, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Ju shoh në sy dhe shoh vendosmërinë tuaj. Shoh krenarinë tuaj. Ju njoh të gjithëve. Ju kam si familje të madhe, sepse ishit ju që gjatë gjithë karrierës time, më keni mbështetur dhe më keni besuar me votën tuaj.Prandaj, me dalë para jush sot është një emocion i veçantë, meqë ne shihemi këtu çdo…
Ish-udhëheqësi i Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, Slobodan Dimitrijeviq, ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të cilët po akuzohen për sulm terrorist. Por, ai tha se nuk ishte pjesë e KQZ-së atë kohë. “E di nga mediat, që kanë ndodhur disa ngjarje në vendin e zyrës, ku unë dikur kam punuar.. Nuk kam punuar më nuk kam qenë në marrëdhënie pune sepse kam parashtruar dorëheqje të parevokueshme”, ka thënë dëshmitari Slobodan Dimitrijeviq. Por, ai kishte kontakt më parë e raport me njërin të akuzuar. Në një rast…
Dy ditë para përfundimit të mandatit, emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian është duke e përgatitur një propozim të cilin do t’ia dorëzojë Kosovës dhe Serbisë. Për ekzistencën e këtij plani, TV Dukagjini e ke pyetur Zëdhënësen e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk ka kthyer asnjë koment. Deklarimet e sllovakut Lajçak vëzhguesit e procesit të dialogut bëjnë thirrje që të merren me rezerva, sepse konsiderojnë se ishte kontradiktor në deklarime. “Në pjesën e fundit të intervistës tha se Brukseli duhet të komunikojë me Uashingtonin për këtë…
Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në bord është përplasur me një helikopter ushtarak mbi Uashington, duke u rrëzuar më pas në lumin Potomac. Sipas një burimi ligjzbatues për CBS News, ekipet e shpëtimit kanë gjetur të paktën 19 trupa deri më tani. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte të vështira, mes temperaturave të ulëta dhe ndriçimit të kufizuar. Kryetarja e bashkisë së Uashington DC, Muriel Bowser, ka dekalruar se nuk ka ende një numër zyrtar të viktimave, por konfirmoi se në bordin e avionit ndodheshin 64 persona, raporton BBC. Momentet para përplasjes: Pilotët nuk reaguan ndaj paralajmërimeve Sipas…
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, gjatë një interviste në emisionin “FIVE” të Dukagjinit, theksoi përkushtimin e partisë për të adresuar sfidat ekonomike dhe sociale në vend. Sipas tij, PDK-ja është alternativa e vetme që ofron një program të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe rritje të dinjitetit të qytetarëve. “Dhe kemi arritur të komunikojmë me secilin qytetarë të vendit, që PDK-ja është zgjidhja e vetme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për një mirëqenie sociale më të mirë, për arsim më cilësor, për kushte më të mira të jetës, për shëndetësi…
